LEGJENDAT E FUTBOLLIT NË “TIME CENTER”… :)

#TimeCenter #Ëndrramëebukur #ShtëpiaKuqeZi #ShtëpiaKastriotase#InstitucioniiPersonaliteteve #InstitucioniiVizioneveHistorike #InstitucioniiLEGJENDAVE

Ditën e Premte, dt. 14 Prill 2017 në orën 19:00, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” prezanton zyrtarisht risinë në Kurrikulën e takimeve traditë të njohjes me vlerat kombëtare të Kombit tonë.

LEGJENDAT NË “TIME CENTER”… 🙂
PAS LIBRIT, LETËRSISË, HISTORISË, DIPLOMACISË, LIDERSHIPIT, BOTËS AKADEMIKE, SHKENCËS, INOVACIONIT, MUZIKËS, ARTIT, SËRISH NË RRADHË KËTË HERË ËSHTË SPORTI… 😉

Pas promovimit të yjeve dhe Heronjve të Kombëtares Shqiptare, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” hedh një tjetër hap shumë të madh në promovimin e vlerave të sportit vendas. Një super projekt historik i ekipeve Legjendë të futbollit shqiptar e treguar nga vetë LEGJENDAT është risia e rradhës që do të promovohet në Ëndrrën më të bukur… 🙂

LEGJENDA TË FUTBOLLIT SHQIPTAR, HERONJ TË HESHTUR QË KANË NGRITUR PESHË ZEMRAT E TIFOZERIVE PËRKATËSE DO TË JENË TË FTUARIT DHE MODERATORËT QË DO TË PROMOVOJNË HISTORIKUN E KLUBIT PËRKATËS KU KANË BËRË HISTORINË… 🙂

SERIA 1: HISTORIA E FUTBOLL KLUB PARTIZANIT E TREGUAR NGA VETË LEGJENDAT QË E SHKRUAN ATË… 🙂 🙂 🙂

SIPARI HAPËS I KËSAJ KURRIKULE TAKIMESH NIS MBRËMJEN E DITËS SË PREMTE DT. 14 PRILL NË ORËN 19:00 NË SALLËN E KONFERENCAVE DHE BIBLIOTEKËN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PROFESIONAL “TIME CENTER” ME LEGJENDAT E EKIPIT KRYEQYTETAS TË PARTIZANIT… 🙂 🙂 🙂

PËRFAQËSUES NGA DISA BREZA LEGJENDASH, TË VJETËR DHE AKTUALË MIDIS TYRE NXËNËS DHE BASHKËPUNËTORË TË INSTITUCIONIT, DO TË JENË TË PRANISHËM NË “TIME CENTER” PËR TË PROMOVUAR EKIPIN E TYRE TË ZEMRËS, PARTIZANIN, EKIPIN E DEMAVE TË KUQ QË KËTË VIT PRITET TË JETË KAMPIONI I SEZONIT.

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” fton të gjithë nxënësit dhe studentët që dëshirojnë të njihen me historikun e një prej ekipeve LEGJENDË të Historisë së Futbollit Shqiptar të jenë të pranishëm në një bashkëbisedim interesant me përfaqësues historik të Klubit të Futbollit të Partizanit… 🙂

Të mësosh kurrë nuk është vonë… 🙂
Menjëherë pas këtij takimi seria e dytë pasohet me historinë e një tjetër superklubi legjendë Kryeqytetas… 🙂

Në “Time Center” JETA AKADEMIKE dhe vetë VLERA si koncept marrin absolutisht një tjetër VLERË… 😉