Legjenda e Futbollit Shqiptar Ylli Shehu në “Time Center”…:)

#TimeCenter #Ëndrramëebukur #ShtëpiaKuqeZi #ShtëpiaKastriotase#InstitucioniiPersonaliteteve #InstitucioniiVizioneveHistorike#InstitucioniiLEGJENDAVE

Realizohet me sukses “Town Hall Meeting” – “Të njohim vlerat Kuq e Zi…
Legjendat e Sportit ne “Time Center”…”

Seria 1: Historia e Klubit të Futbollit të Partizanit.
I ftuar: Legjenda e Futbollit Shqiptar Ylli Shehu.

Pas promovimit të yjeve dhe Heronjve të Kombëtares Shqiptare, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” hedh një tjetër hap shumë të madh në promovimin e vlerave të sportit vendas. Një super projekt historik i ekipeve Legjendë të futbollit shqiptar e treguar nga vetë LEGJENDAT është risia e rradhës që u promovua të Premten në mbrëmje, dt. 14 Prill 2017, në Ëndrrën më të bukur…

Ylli Shehu, Legjenda e Futbollit Shqiptar ish sulmues i ekipit të Partizanit dhe ish futbollist i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, ishte i ftuari special i cili prezantoi historinë e ekipit të Partizanit dhe të karrierës së tij personale.

Të pranishëm në event ishin nxënës, futbollistë të klubeve rinore, dashamirës të sportit dhe tifoz të klubit sportiv Partizani.

Takimi përfshiu pyetje nga fusha të ndryshme të problemeve dhe historisë së sportit.

Në fund pasi i ftuari special la shënimin traditë në “Librin e Përshtypjeve”, i gjithë eventi përfundoi me grupfoton traditë të rastit.

Eventi u transmetua live në kohë reale në “Time Media” nga Zyra e Shërbimeve Profesionale “Time Center” dhe u fotografua e filmua nga Armejsa Kullolli.

Ky takim është Seria e Parë e një serie takimesh mbi historinë e Klubeve Sportive të vendit tonë që janë parashikuar në Kurrikulën e Institucionit për të promovuar vlerat sportive të Kombit tonë…


© Legjenda e Futbollit Shqiptar Ylli Shehu në “Time Center”. Kjo foto është kortezi e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”. Realizoi Armejsa Kullolli.