Prof. Dr. Adem Tamo në “Time Center”… Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” lançon me sukses Zyrën e Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar…

#TimeCenter #Ëndrramëebukur #InstitucioniiVizioneveHistorike#InstitucioniiPersonaliteteve #InstitucioniiIdeve #ShtëpiaKuqeZi#ShtëpiaKastriotase #Nxënësitmëtëmrekullueshëmnëbotë#PublicSpeaking #TownHallMeeting #RoleSpeaking #TalkShow

NEW!!!

MOS I MBAJ ËNDRRAT TË FSHEHURA!!! GUXO DHE BËJI ATO REALITET!!!

INSTITUCIONI ARSIMOR PROFESIONAL “TIME CENTER” I SHTON NJË TJETËR SEKTOR ORGANIGRAMËS SË TIJ INSTITUCIONALE AKADEMIKE…

KRIJOHET DHE PROMOVOHET ZYRA E KËSHILLIMIT DHE PROMOVIMIT VULLNETAR…
PROF. DR. ADEM TAMO VIZITON INSTITUCIONIN ARSIMOR PROFESIONAL “TIME CENTER”…

Të mësosh kurrë nuk është vonë…

“Si ndikojnë Media dhe Kultura në të menduarin tonë?” – Kjo ishte tema e “Town Hall Meeting” të rradhës ku referues dhe i ftuar special ishte Prof. Dr. Adem Tamo nga Universiteti i Tiranës dhe Moderator Vullnetar i takimit ishte Mario Kokonozi, student i Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” dhe vullnetar i Zyrës së Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar pranë këtij Institucioni.

Media dhe Kultura ishin dy termat bazë që përfshinë diskutimin në takimin e parë i cili përkoi dhe me promovimin zyrtarisht përpara publikut të Zyrës së Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar pranë Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Eventi u organizua mbrëmjen e sotme, e Premte, dt. 21 Prill në orën 18:00 në Bibliotekën dhe Sallën e Konferencave të Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Në event ishin të pranishëm studentë të Universitetit të Tiranës dhe nxënës e studentë që ndjekin studimet e tyre në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”. Pas përgjigjes së pyetjeve të Moderatorit, Profesor Doktor Adem Tamo iu përgjigj pyetjeve të bëra nga publiku. Në fund z. Tamo i shprehu drejtuesve e Themeluesve të Institucionit komplimentet më të mira për nismën e ndërmarrë e cila duke u frymëzuar dhe ecur paralel me Institucionet Akademike më profesionale në botë synon ta sjellë Institucionin Akademik sa më pranë Komunitetit duke e bërë atë të hapur për këdo.

Gjithashtu z. Tamo shprehu konsideratën e tij për pyetjet sfiduese të hartuara nga Moderatori i takimit Mario Kokonozi i cili duke realizuar edhe pasionin e tij arrin të premtojë shumë duke iu shtuar listës së studentëve që promovojnë ëndrrën e tyre në Ëndrrën më të bukur “Time Center”…:)

I gjithë eventi u transmetua live në kohë reale në “Time Media” nga Arsi Muça. Në fund pasi i ftuari special la një shënim në “Librin e Përshtypjeve” i gjithë eventi përfundoi me grupfoton traditë të rastit.

Po çfarë është Zyra e Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar dhe çfarë risie synon të sjellë ajo për komunitetin e “Time Center”?

Zyra e Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar është një ide e drejtuesve dhe Themeluesve të Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” për t’i dhënë hapësirë mendimit të lirë, edukimit dhe diskutimit mbi tema e fusha të ndryshme të jetës sociale, filozofike, ekonomike, profesionale dhe jo vetëm. Nëpërmjet temave të ndryshme të diskutimit kjo Zyrë do të tentojë të nxisë më tej debatin për promovimin e ideve të reja dhe problemeve që një shoqëri mund të ketë.

E organizuar vetëm me nxënës dhe studentë vullnetar, qëllimi kryesor i kësaj Zyre do të jetë promovimi i pasionit të të gjithë nxënësve dhe studentëve që kërkojnë të promovojnë talentin, idetë, dijet, njohuritë dhe pasionin e tyre në fusha të ndryshme.

Një informacion më të detajuar mbi ketë sektor dhe për format e aplikimit do të keni mundësinë ta gjeni të publikuar në ditët në vazhdim në websiten zyrtar të Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” fton të gjithë nxënësit dhe studentët që kanë një ide apo një ëndërr të fshehur në projektet e tyre dhe që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti të aplikojnë pranë Zyrës së Informacionit dhe në formularin e aplikimit që do të publikohet në ditët në vazhdim në “Time Media”.

Në “Time Center” ëndrra juaj bëhet realitet… sepse Ëndrra më e bukur tashmë është e të gjithëve…:)
Faleminderit që na mbështesni!!! 🙂