KRIJOHET DHE PROMOVOHET ZYRA E KËSHILLIMIT DHE PROMOVIMIT VULLNETAR NË “TIME CENTER”…:)

#TimeCenter #Ëndrramëebukur #InstitucioniiVizioneveHistorike#InstitucioniiPersonaliteteve #InstitucioniiIdeve #ShtëpiaKuqeZi#ShtëpiaKastriotase #Nxënësitmëtëmrekullueshëmnëbotë #PublicSpeaking#TownHallMeeting #RoleSpeaking #TalkShow

NEW!!!

MOS I MBAJ ËNDRRAT TË FSHEHURA!!! GUXO DHE BËJI ATO REALITET!!!

INSTITUCIONI ARSIMOR PROFESIONAL “TIME CENTER” I SHTON NJË TJETËR SEKTOR ORGANIGRAMËS SË TIJ INSTITUCIONALE AKADEMIKE…

KRIJOHET DHE PROMOVOHET ZYRA E KËSHILLIMIT DHE PROMOVIMIT VULLNETAR…

Të mësosh kurrë nuk është vonë…

“TOWN HALL MEETING” – 21 PRILL 2017:
“Si ndikojnë Media dhe Kultura në të menduarin tonë?” – Referues dhe i ftuar special: Prof. Dr. Adem Tamo (UNIVERSITETI I TIRANËS). Moderator Vullnetar i takimit: Mario Kokonozi, student i Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” dhe vullnetar i Zyrës së Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar pranë këtij Institucioni.

Media dhe Kultura do të jenë dy termat bazë që do të përfshijnë diskutimin në takimin e parë që do të promovojë zyrtarisht dhe Zyrën e Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar pranë Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Eventi do të organizohet ditën e sotme, e Premte, dt. 21 Prill në orën 18:00 në Bibliotekën dhe Sallën e Konferencave të Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Po çfarë është Zyra e Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar dhe çfarë risie synon të sjellë ajo për komunitetin e “Time Center”?

Zyra e Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar është një ide e drejtuesve dhe Themeluesve të Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” për t’i dhënë hapësirë mendimit të lirë, edukimit dhe diskutimit mbi tema e fusha të ndryshme të jetës sociale, filozofike, ekonomike, profesionale dhe jo vetëm. Nëpërmjet temave të ndryshme të diskutimit kjo Zyrë do të tentojë të nxisë më tej debatin për promovimin e ideve të reja dhe problemeve që një shoqëri mund të ketë.

E organizuar vetëm me nxënës dhe studentë vullnetar, qëllimi kryesor i kësaj Zyre do të jetë promovimi i pasionit të të gjithë nxënësve dhe studentëve që kërkojnë të promovojnë talentin, idetë, dijet, njohuritë dhe pasionin e tyre në fusha të ndryshme.

Një informacion më të detajuar mbi ketë sektor dhe për format e aplikimit do të keni mundësinë ta gjeni të publikuar në ditët në vazhdim në websiten zyrtar të Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” fton të gjithë nxënësit dhe studentët që kanë një ide apo një ëndërr të fshehur në projektet e tyre dhe që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti të aplikojnë pranë Zyrës së Informacionit dhe në formularin e aplikimit që do të publikohet në ditët në vazhdim në “Time Media”.

Gjithashtu ftojmë të gjithë studentët që dëshirojnë të jenë pjesë e takimit të sotshëm të paraqiten pranë Bibliotekës dhe Sallës së Konferencave të Ëndrrës më të bukur në orën 18:00, ku Profesor Doktor Adem Tamo, lektor pranë Universitetit të Tiranës dhe autor i një serie botimesh në fushën e psikologjisë dhe shkencave shoqërore do të jetë i ftuari special i cili do të jetë i gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve nga moderatori i takimit dhe të pranishmit.

Për më shumë informacion jeni të lutur të kontaktoni pranë Zyrës së Informacionit:
Adresa: Rr. “Frosina Plaku”, P.28, Shk.2, Kt.1
(Pranë Shkollës “Naim Frashëri”)
Cel: 069 86 85 731
Tel: 42270091
e-mail: info@timecenter.al
web: www.timecenter.al
instagram: instatimecenter
twitter: @Endrrameebukur
Ju mirëpresim!!!
Faleminderit!!! 🙂