Daut Gumeni viziton Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”…

#TimeCenter #Ëndrramëebukur #InstitucioniiVizioneveHistorike#InstitucioniiPersonaliteteve #InstitucioniiIdeve #ShtëpiaKuqeZi#ShtëpiaKastriotase #Nxënësitmëtëmrekullueshëmnëbotë#PublicSpeaking #TownHallMeeting #RoleSpeaking #TalkShow

ZHVILLOHET ME SUKSES “TOWN HALL MEETING” – DAUT GUMENI NË “TIME CENTER”…

Shkrimtari, Diplomati dhe një nga intelektualët më në zë të jetës publike shqiptare z. Daut Gumeni ishte personaliteti i rradhës që vizitoi ditën e Premte, dt. 28 Prill 2017 në orën 18:00 Institucionin Arsimor Profesional “Time Center” dhe zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit dhe studentët e Ëndrrës më të bukur…

Takimi ku të pranishëm ishin nxënës, studentë, prindër e ndjekës të komunitetit “Time Center”, u zhvillua në Sallën e Konferencave dhe Bibliotekën e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Takimi u moderua nga Menaxheri i Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” i cili hapi bisedën me pyetjet paraprake që përfshinin një sërë fushash dhe më pas vazhdoi me pyetje nga publiku i pranishëm.

Takimi përfshiu pyetje nga fusha të ndryshme të problemeve të gjuhësisë dhe tematikës së librit dhe të të lexuarit.

Në fund pasi i ftuari special la shënimin traditë në “Librin e Përshtypjeve”, i gjithë eventi përfundoi me grupfoton traditë të rastit.

Eventi u filmua dhe u fotografua nga Armejsa Kullolli.

© Kjo foto është kortezi e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”. Realizoi Profesionalisht: Armejsa Kullolli.