Fituesi i Çmimit Europian të Letërsisë Rudi Erebara të Premten ora 17:00 viziton Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”…

NEW!!!
 
#TimeCenter #Ëndrramëebukur #InstitucioniiVizioneveHistorike #InstitucioniiPersonaliteteve #InstitucioniiIdeve #ShtëpiaKuqeZi #ShtëpiaKastriotase #Nxënësitmëtëmrekullueshëmnëbotë #PublicSpeaking #TownHallMeeting #RoleSpeaking #TalkShow
 
“TOWN HALL MEETING” – 12 MAJ 2017 ORA 17:00!
RUDI EREBARA NË “TIME CENTER”!
 
FITUESI I ÇMIMIT EUROPIAN PËR LETËRSINË NË NJË RRËFIM PËR EPIKËN E YJEVE TË MËNGJESIT DHE JO VETËM, NË ËNDRRËN MË TË BUKUR…:)
 
Shkrimtari, Artisti dhe një nga intelektualët më në zë të jetës publike shqiptare z. Rudi Erebara, fituesi i Çmimit Europian për Letërsinë, autor i një serie botimesh dhe veprash artistike është personaliteti i rradhës që do të vizitojë ditën e Premte, dt. 12 Maj 2017 në orën 17:00 Institucionin Arsimor Profesional “Time Center” dhe do të zhvillojë një bashkëbisedim me nxënësit dhe studentët e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”… 🙂
 
Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” fton të gjithë nxënësit dhe studentët dhe të gjithë ndjekësit e Komunitetit “Time Center” në “Time Media” që dëshirojnë të njihen më nga afër me veprën dhe eksperiencën profesionale të z. Erebara të paraqiten pranë Bibliotekës dhe Sallës së Konferencave të Ëndrrës më të bukur ditën e Premte në orën 17:00.
 
Kush është Rudi Erebara?
 
Rudi Erebara ka lindur në Tiranë më 1971. Ka ndjekur Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve në pikturë. Ka botuar për herë të parë në vitin 1990 në gazetën “Zëri i rinisë” një cikël poetik.
Vëllimin e parë e ka botuar në 1994, “Fillon pamja”, poezi. Romanin e parë, më 2010, “Vezët e thëllëzave”. Ai është autor i vëllimit poetik “Lëng argjendi” me të cilin ka konkuruar për disa çmime.
 
Është vlerësuar me disa çmime për krijimtari dhe përkthime.
 
Gjithashtu Rudi Erebara është autor i romanit “Epika e Yjeve të Mëngjesit” me të cilin ai renditet si autori i dytë në historinë e letërsisë shqipe që fiton Çmimin Europian të Letërsisë. Ai është fituesi në fuqi i këtij Çmimi për vitin 2017.
 
Rudi Erebara është gjithashtu personaliteti i rradhës që i shtohet listës së gjatë të personaliteve që kanë vizituar Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”.
 
Për më shumë informacion jeni të lutur të kontaktoni pranë Zyrës së Informacionit:
Adresa: Rr. “Frosina Plaku”, P.28, Shk.2, Kt.1
(Pranë Shkollës “Naim Frashëri”)
Cel: 069 86 85 731
Tel: 42270091
e-mail: info@timecenter.al
web: www.timecenter.al
instagram: instatimecenter
twitter: @Endrrameebukur
Ju mirëpresim!!!
Faleminderit!!! 🙂