Fituesi i Çmimit Europian të Letërsisë Rudi Erebara në “Time Center”… :)

NEW!!!

#TimeCenter #Ëndrramëebukur #InstitucioniiVizioneveHistorike#InstitucioniiPersonaliteteve #InstitucioniiIdeve #ShtëpiaKuqeZi#ShtëpiaKastriotase #Nxënësitmëtëmrekullueshëmnëbotë#PublicSpeaking #TownHallMeeting #RoleSpeaking #TalkShow

“TOWN HALL MEETING” – 12 MAJ 2017 ORA 17:00!
RUDI EREBARA NË “TIME CENTER”!

FITUESI I ÇMIMIT EUROPIAN PËR LETËRSINË NË NJË RRËFIM PËR EPIKËN E YJEVE TË MËNGJESIT DHE JO VETËM, NË ËNDRRËN MË TË BUKUR…:)

Shkrimtari, Përkthyesi, Artisti dhe një nga intelektualët më në zë të jetës publike shqiptare z. Rudi Erebara, fituesi i Çmimit Europian për Letërsinë 2017, autor i një serie botimesh dhe veprash artistike ishte personaliteti i rradhës si i ftuar special në kuadër të takimeve traditë tashmë “Town Hall Meeting” që Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” zhvillon për të promovuar artin, kulturën, sportin dhe jo vetëm.

Takimi ku të pranishëm ishin nxënës, studentë, prindër e ndjekës të komunitetit “Time Center”, u zhvillua në Sallën e Konferencave dhe Bibliotekën e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Takimi u moderua nga Menaxheri i Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” i cili hapi bisedën me pyetjet paraprake ku në qendër të bisedës ishte liria si koncept dhe “Epika e Yjeve të Mëngjesit” kryevepra e piktorit Edison Gjergo prej së cilës është marrë titulli dhe për romanin që i dhuroi Erebarës vlerësimin ndërkombëtar.

Më pas bashkëbisedimi vazhdoi me pyetje nga publiku i pranishëm.

Në fund pasi i ftuari special la shënimin traditë në “Librin e Përshtypjeve”, i gjithë eventi përfundoi me grupfoton traditë të rastit.

Eventi u filmua dhe u fotografua nga Armejsa Kullolli dhe Arsi Muça.

Po kush është Rudi Erebara?

Rudi Erebara ka lindur në Tiranë më 1971. Ka ndjekur Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve në pikturë. Ka botuar për herë të parë në vitin 1990 në gazetën “Zëri i rinisë” një cikël poetik.
Vëllimin e parë e ka botuar në 1994, “Fillon pamja”, poezi. Romanin e parë, më 2010, “Vezët e thëllëzave”. Ai është autor i vëllimit poetik “Lëng argjendi” me të cilin ka konkuruar për disa çmime.

Është vlerësuar me disa çmime për krijimtari dhe përkthime.

Gjithashtu Rudi Erebara është autor i romanit “Epika e Yjeve të Mëngjesit” me të cilin ai renditet si autori i dytë në historinë e letërsisë shqipe që fiton Çmimin Europian të Letërsisë. Ai është fituesi në fuqi i këtij Çmimi për vitin 2017.

Rudi Erebara është gjithashtu personaliteti i rradhës që i shtohet listës së gjatë të personaliteve që kanë vizituar Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”.

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” shpreh mirënjohjen dhe falenderimet më të përzemërta për stafin akademik, të ftuarin special, prindërit, studentët, nxënësit e miqtë që ishin të pranishëm në këtë aktivitet.

Në “Time Center” jeta akademike merr absolutisht një tjetër vlerë…


© Kjo foto është kortezi e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”. Realizoi Profesionalisht: Armejsa Kullolli.

© Kjo foto është kortezi e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”. Realizoi Profesionalisht: Armejsa Kullolli.