“Një ditë mësimi ndryshe!” – Ferit Lamaj në “Time Center”…

NEW!!!

#TimeCenter #Ëndrramëebukur #InstitucioniiVizioneveHistorike #InstitucioniiPersonaliteteve #InstitucioniiIdeve #ShtëpiaKuqeZi #ShtëpiaKastriotase #Nxënësitmëtëmrekullueshëmnëbotë #PublicSpeaking #TownHallMeeting #RoleSpeaking #TalkShow

“TOWN HALL MEETING” – 19 MAJ 2017 ORA 10:00!
“Një ditë mësimi ndryshe” – Ferit Lamaj në “Time Center”…

“Një ditë mësimi ndryshe!” është projekti më i ri që i bashkëngjitet aktiviteteve të organizuara në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”.

Në kuadër të takimeve traditë për të motivuar dhe edukuar të rinjtë me dëshirën për librin, leximin dhe jo vetëm, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center”, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar patën kënaqësinë e veçantë të mirëprisnin ditën e sotme një grup nxënësish të ardhur nga shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli” në Tiranë, të cilët pasi u njohën me idenë dhe vizionin e Institucionit u ftuan të ishin pjesë e bashkëbisedimit me të ftuarin special, mikun e Institucionit dhe fabulistin e njohur me famë kombëtare e ndërkombëtare z. Ferit Lamaj.

Takimi u moderua nga Mario Kokonozi, student dhe anëtar i Zyrës së Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar pranë Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.

Në qendër të takimit ishte “Fabula” dhe mesazhi që ajo përcjell tek lexuesi. Fabulisti Ferit Lamaj u foli të pranishmëve për aktivitetin e tij letrar, historinë e fabulës dhe pasi iu përgjigj pyetjeve nga moderatori, ai interpretoi disa prej krijimeve, bashkëbisedoi dhe iu përgjigj pyetjeve të zhvilluara nga nxënësit të cilat përfshinin një larmishmëri të gjerë fushash.

Për të vazhduar më tej me qëllimin e nxitjes drejt leximit, nxënës të ndryshëm u ftuan të interpretonin një pjesë të fabulave të autorit dhe gjithashtu në takim nëpërmjet materialeve audio vizual u përfshinë edhe interpretime nga figura të shquara të artit dhe letërsisë.

Një homazh i veçantë në këtë takim shkoi për artistin Roland Trebicka dhe Korifeun e Letrave Shqipe Dritëro Agolli.

Në fund pasi i ftuari special la shënimin traditë në “Librin e Përshtypjeve” i gjithë takimi përfundoi me grupfoton traditë të rastit.

Ky event është takimi i dytë në këto tre vjet që nga Themelimi i Institucionit që fabulisti i shquar Ferit Lamaj organizon me nxënësit dhe studentët e Ëndrrës më të bukur…

Nisma të tilla nxitëse drejt promovimit të librit të kthyera traditë në Institucion do të pasohen me të tjera ftesa për nxënësit e Institucionit dhe jo vetëm.

Të mësosh kurrë nuk është vonë…

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” shpreh falenderimet më të sinqerta për stafin organizativ, Fabulistin z. Ferit Lamaj, mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9 – vjeçare “Hasan Vogli” për organizimin e këtij takimi.