Rekordet e Kampusit Veror për këtë Sezon, Pjesa e Parë 01 Qershor – 12 Korrik…:)

#TimeCenter #Ëndrramëebukur #KampiVeror #KampusiVeror

SHIJO DITËT MAGJIKE TË PUSHIMEVE TEK ËNDRRA MË E BUKUR…:)
Të mësosh kurrë nuk është vonë…:)

Edhe përse temperaturat këtë Sezon ishin në kulmet e veta, kur jemi akoma në mes të Sezonit të Programit të Kampit Veror aktivitetet dhe rekordet deri tani nuk kanë munguar.

Më poshtë mund të shikoni të renditura jo sipas rradhës së zhvilluar por sipas kategorisë ndarëse, sipas grupmoshave dhe sipas kritereve përkatëse disa nga aktivitetet dhe momentet kulminante që kemi shënuar në Programin e Kampit Veror nga 01 Qershori deri sot në 12 Korrik 2017:

A. Parqe & Guida Natyrore, Vizita Institucionale, “Të njohim qytetin tonë”.

  1. Guidë Shëtitëse & Aktivitet fizik Miniparqet Kompleksi “Home Plan” & “Magnet”.
  2. Guidë Shëtitëse & Aktivitet fizik Miniparku “Libeskind”.
  3. Guidë Shëtitëse & Aktivitet fizik ish “Parku i Autobuzëve”.
  4. Guidë Shëtitëse e ambienteve dhe kopshteve në Parkun e Liqenit, Parkun e Lodrave, Instalacionin Artistik dhe njohjen me Institucionet kryesore në Sheshin “Nënë Tereza”. Guidë Shëtitëse dhe njohjen me Institucionet kryesore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Parqet pranë këtij Bulevardi dhe Parkun “Rinia”.
  5. Guidë Shëtitëse dhe njohje me Institucionet kryesore në Sheshin “Skënderbej”, parqet pranë këtij sheshi. Njohje me monumentet historikë, instalacionet artistike, etj.
  6. Vizitë dhe Guidë Mësimore në Institucionin e Repartit të Zjarrfikseve në Kryeqytet. (Fëmijët njihen me “Heronjtë e Heshtur” dhe asistojnë drejtpërdrejtë në një rast emergjence dhe në një leksion trajnues me specialistët e ndihmës së shpejtë).
  7. Vizitë dhe Guidë Mësimore në Mozaikun e Tiranës.
  8. Vizitë dhe Guidë Mësimore me Drejtuesit e Policisë së Shtetit në Komisariatin Nr. 2 në Kryeqytet. (Fëmijët njihen me mënyrat e funksionimit të Policisë).
  9. Guidë Shëtitëse dhe Vizitë në Instalacionin më të ri në Kryeqytet pranë rezidencave diplomatike, në kujtim të ngjarjeve të vitit 1990.
  10. Vizitë dhe Guidë Mësimore në Institucionin e Postës në Kryeqytet.

B. Eskursione:

  1. Eskursion i Madh: Fshati Pezë e Madhe.

C. Aktivitet Studimor Interaktiv, Leksione Trajnuese, Aktivitete me bazë krijuese, argëtuese dhe aktivitet i lirë në Institucion:

  1. Hapja Zyrtare e Programit Kamp dhe Festa e 01 Qershorit. (Aktivitet Festiv në Institucion).
  2. “Water Game 1” – Lojëra me ujë. Aktivitet në Ambient të Hapur.
  3. “Water Game 2” – Lojëra me ujë. Aktivitet në Ambient të Mbyllur (Palestra).
  4. Fiskulturë (4-5 x javë 30-45 min).
  5. Palestër & aktivitet sportiv e fizik. Aktivitet muzikor. (3-4 x javë 120 – 180 min).
  6. Mësim i disiplinës higjenike, disiplinës ushqimore & edukatës morale të të jetuarit në komunitet.
  7. Kinema (5 x javë 60-120 min).
  8. Punë Krijuese (5 x javë 60 – 90 min).
  9. Kompjuter, aktivitet i lirë (3-4 x javë 60-90 min sipas grupmoshës).
  10. Leksion Studim Interaktiv në terma bazë i Gjuhës Angleze. (1-2 seanca 60-90 min x 2 javë).
  11. Leksion Studim Interaktiv në terma bazë i Gjuhës Gjermane. (1-2 seanca 60-90 min x 2 javë).
  12. Leksion Studim Interaktiv në terma bazë Kompjuteri si Koncept. (1-2 seanca 60-90 min x 2 javë).
  13. Testim VetëVlerësues i Njohurive të Përgjithshme të Ciklit Shkollor sipas grupmoshave.
  14. Leksion trajnues dhe guidë praktike mbi nevojën dhe emergjencën e ndihmës së shpejtë të zhvilluar nga përfaqësues të “Albanian Resuscitation Council”. (60-90 min).
  15. Njohuri Enciklopedike, Letërsi (2-3 x javë – 45-60 min).

… etj., etj., etj….

Për t’u njohur me Rregullat dhe Kurrikulën e Programit të Kampit në “Time Center” mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.timecenter.al/nga-data-01-qershor-fillon-zyrtarisht-programi-i-kampusit-veror-ne-time-center/

Faleminderit që na mbështesni!!! 🙂

* Foto: Shijoni Ditët magjike të pushimeve tek Ëndrra më e bukur… Një kolazh fotografik të renditura jo sipas rradhës së zhvilluar i momenteve të disa prej aktiviteteve të Kampit Veror 01 Qershor – 12 Korrik 2017.