Çertifikimi Ndërkombëtar Trinity College London

Karakteristikat që na DIFERENCOJNË!!!
Jepi vetes një mundësi në “Time Center”…
QË NESËR TË KRENOHEN TË GJITHË ME TY!

A. Kush është Trinity College London?

Aktivitetin e tij Trinity e filloi që në vitin 1877. Trinity College London është një Bord Ndërkombëtar Ekzaminimi me qendër në Londër të Anglisë.
Si një Bord provimesh Ndërkombëtare që operon në më shumë se 60 shtete, Trinity ka më shumë se 70 vjet eksperiencë duke dhënë vlerësime rreth aftësive në gjuhën Angleze. Sot, Trinity renditet si një ndër Kolegjet më prestigjoze në botën e arsimit.
Kualifikimet e Trinity janë të njohura gjerësisht nga punëdhënës, Universitete, Arsimi i Lartë dhe Institucionet Qeveritare në mbarë botën.

Ndër personalitetet më të rëndësishme që kanë studiuar në Trinity mund të përmendim Isak Njuton, fizikantin që ndryshoi konceptin e të menduarit të shoqërisë njerëzore.

Trinity është anëtar i ALTE, (Shoqata e Testeve të Gjuhës në Europë) dhe përshtatet nga Ofqual, (Zyra e Rregullores së Provimeve dhe Kualifikimeve).

B. Kush është Educational Centre Albania?

Educational Centre ofron koleksionin më të madh të metodave të gjuhëve të huaja në Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Frengjisht dhe Greqisht.
Ky Institucion ofron një llojshmëri të librave akademikë për qëllime specifike. Gjithashtu Educational Centre është distributor ekskluziv i Cambridge University Press, Richmond Publishing, Garnet Education, Heinle Cengage Learning, Scholastic, Delta Publishing, McGraw-Hill ELT, Brookemead ELT, Helbling Languages, Max Hueber Verlag, Edizioni Edilingua, Alma Edizioni, Santillana, Penguin, DK, Ladybird, Elsevier, Oxford (Academik), McGraw-Hill, Taylor & Francis, BookPoint, etj.

Educational Centre Albania është përfaqësuesi ekskluziv i Trinity College London në Shqipëri, me anë të të cilit ju mund të përfitoni një kualifikim të gjuhës Angleze për të provuar aftësitë tuaja në të folur, të dëgjuar, të lexuar dhe të shkruar.
Nga 06 Marsi i vitit 2014, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” renditet në listën e partnerëve kryesor të Educational Centre Albania, në organizimin dhe zhvillimin e këtyre provimeve.

C. Çfarë janë provimet e Trinity?

Provimet me nivele që testojnë Anglishten e folur, janë vlerësime të aftësive komunikuese dhe dëgjuese. Konkretisht në këtë grup provimesh përfshihen:

1. GESE – Graded Examinations in Spoken English. Grade 1- Grade 12.
2. SEW – Spoken English for Work. SEW B1, SEW B2, SEW B2+, SEW C1.
3. ISE – Integrated Skills in English. ISE 0, ISE I, ISE II, ISE III, ISE IV.

D. Çfarë është GESE?

Provimet GESE (GRADED EXAMINATIONS IN SPOKEN ENGLISH), të ofruara nga Trinity College i përgatisin studentët për botën reale të shekullit 21.
Ato janë të ndërtuara të vlerësojnë një sërë aftësish komunikuese dhe të testojnë atë çfarë një individ mund të bëjë më shumë se sa çfarë ato ai di.
KY PROVIM BAZOHET VETËM NË TË FOLUR DHE TË DËGJUAR.

Mësuesit dhe kandidatët e konsiderojnë marrjen e provimit të Trinity si përfshirës dhe motivues që i vë theksin zhvillimit të aftësive komunikuese dhe krijimit të vetëbesimit midis kandidatëve. Pas çdo niveli kandidatët vlerësohen me një Çertifikatë njohjeje të gjuhës që i motivon ata të përparojnë në nivele të tjera.

Provimet e GESE janë të përshtatshme për të gjithë studentët pavarësisht nga niveli, që nga ai elementar deri te ai i avancuar. Kandidatët variojnë që nga gjimnazet ose universitetet deri tek fëmijët, që nga ata që duan të përmirësojnë Anglishten e tyre për qëllime studimi deri tek ata që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre për arsye profesionale. Provimet GESE janë të vlefshme për 12 nivele, të ndara në 4 nivele secila shkallë, që kalojnë nga:

1. Fillestar – Niveli 1-3.  (5-7 mins. Conversation). 
– Grade 1: Pre-A1.
– Grade 2: A1.
– Grade 3: A2.1.

2. Elementar – Niveli 4-6. (10 mins. Topic discussion. Conversation).
– Grade 4: A2.2.
– Grade 5: B1.1.
– Grade 6: B1.2.

3. Mesatar – Niveli 7-9. (15 mins. Interactive task. Topic discussion. Conversation).
– Grade 7: B2.1.
– Grade 8: B2.2.
– Grade 9: B2.3.

4. Të avancuar – Niveli 10-12. (25 mins. Listening task. Topic presentation. Interactive task. Topic discussion. Conversation).
– Grade 10: C1.1.
– Grade 11: C1.2.
– Grade 12: C2.

– Si zhvillohet GESE?
Në secilën etapë, nxënësit kryejnë një sërë aktivitetesh në të dëgjuar dhe në të folur të cilat tregojnë rrjedhshmëri, saktësi dhe aftësinë për të komunikuar në Anglishten e folur.

– Komponentët e provimit:
1. Tema – Përpara provimit, kandidati përgatit një temë që e zgjedh vetë kjo përdoret si një bazë për diskutimin dhe baza për prezantimin në fazën e avancuar.
2. Detyra interaktive – Është një shtysë nga ku testuesi nis ndërveprimin e të folurit dhe të dëgjuarit të udhëhequr nga kandidati, duke kërkuar një shkëmbim autentik të informacionit dhe mendimeve.
3. Bashkëbisedimi – Është një mundësi për të demostruar një shkëmbim realist informacioni, të ideve dhe opinioneve në një nivel të duhur për gradën e tij.
4. Dëgjimi – Pjesë të shkurtra të të folurit e shtyjnë kandidatin që të shprehë parashikim, aftësi të ndërhyrjes dhe të marrjes në kontrroll të bisedës, (vetëm në nivelin e avancuar).

– Veçoritë kryesore:
1. Motivues – Testi vlerëson çfarë mund të bëjnë kandidatët në vend që të testojnë se çfarë dinë duke i shtyrë ata drejt një niveli tjetër.
2. Përfshirës – Ka një nivel për çdo nxënës pavarësisht nivelit të tyre të përshtatshëm për të gjitha kombësitë dhe në të gjitha kontekstet kulturore.
3. Individual – Kandidatët janë të aftë të diskutojnë një temë sipas zgjedhjes së tyre.
4. Mbështetës – Provimet janë të hartuar në një mënyrë të tillë që të mbështesin punën në klasë, hartuar sipas kurrikulës së studimit të gjuhës Angleze.
5. Rezultatet e hershme – Rezultatet paraprake jepen menjëherë pas provimit, shumë më herët sesa jepen çertifikatat.

E. Çfarë është SEW?

Anglishtja e folur në kontektstin e punës SEW (Spoken English for Work), është një provim unik i Trinity College London që vlerëson me saktësi aftësitë komunikuese dhe zhvillimin e aftësive në gjuhën Angleze në kontekstin e punës. 
Duke folur direkt me një testues, kandidatëve ju jepet mundësia të shprehin aftësitë e tyre në komunikim nëpërmjet detyrave të ndryshme, që reflektojnë skena reale të punës, duke përfshirë dhe komunikimin nëpërmjet telefonit.
KY PROVIM BAZOHET VETËM NË TË FOLUR DHE TË DËGJUAR.

Provimi i SEW teston përdorimin e një Anglishteje kontekstuale nëpërmjet një sërë detyrash ndërvepruese. Në çdo nivel, provimi përmban 3 tipe detyrash:

1. Komunikimin në telefon.
2. Një temë prezantimi.
3. Një diskutim.

Në vazhdim provimi i lejon kandidatët të demostrojnë gjuhën lidhur me fushën që atyre ju intereson më shumë.

– Përse ju rekomandojmë SEW?
Punëdhënësit dhe kurset e biznesit kanë nevojë për njerëz që demostrojnë aftësi efektive komunikimi në gjuhën Angleze.
SEW, është i vetmi provim që teston aftësitë komunikuese në kontekstin e punës në situata të ndryshme. Si të gjithë provimet e Trinity, provimi fokusohet më shumë në atë çfarë njerëzit “mund të bëjnë” se sa thjeshtë në atë “çfarë dinë”.

– Përse SEW është unike?
Kualifikimet në SEW janë për çdo individ nga mosha 16 vjeç e më shumë, të cilët ose janë duke u përgatitur për punë ose janë aktualisht në marrdhënie pune. Provimet SEW janë të përshtatshme për të gjithë ata që duan të tregojnë aftësitë e tyre komunikuese në kontektstin e punës por nuk lidhen me eksperiencën profesionale. Kualifikimi në SEW është një element i domosdoshëm në aftësitë e çdo kandidati, duke dhënë një informacion të qartë se si të zgjidhin situata reale të punës duke përdorur gjuhën Angleze.

Ky provim është unik sepse:
1. Është i përshtatshëm – Përgatitja për këtë test ndihmon kandidatët të zhvillojnë dhe praktikojnë aftësitë e tyre për punësim.
2. Është individual – Studentët prezantojnë një temë që lidhet me atë pjesë të punës që iu intereson, e cila shprehet në arritje të larta në Çertifikatat e tyre.
3. Zhvillon gjuhën – Kandidatët motivohen të zhvillojnë aftësitë e vërteta komunikuese më shumë se sa të mësuarit rutinë, duke rritur besimin dhe duke i përgatitur ata për situata reale që ndodhin gjatë punës.

– Sa nivele ka SEW?
SEW përmban 4 nivele provimesh, (B1, B2, B2+, C1), duke u dhënë mundësi kandidatëve të zhvillojnë aftësitë në nivelin e duhur në lidhje me aftësitë dhe nevojat e tyre. Rritja e niveleve nënkupton rritjen e kërkesës në aftësitë gjuhësore dhe komunikative si dhe një nivel të lartë lirshmërie.
Këto nivele janë si më poshtë:

1. SEW B1:
– Telephone task 1 (3 mins).
– Interactive topic presentation (5 mins).
– Discussion-work-based topic (4 mins).

2. SEW B2:
– Telephone task 1 (3 mins).
– Telephone task 2 (4 mins).
– Topic presentation (3 mins)
– Topic discussion-examiner led (4 mins).
– Discussion-work-based topic (5 mins)

3. SEW B2+:
– Telephone task 1 (3 mins).
– Telephone task 2 (4 mins).
– Topic presentation (5 mins)
– Topic discussion-examiner led (5 mins).
– Discussion-work-based topic (5 mins)

4. SEW C1:
– Telephone task 1 (4 mins).
– Telephone task 2 (4 mins).
– Formal topic presentation (8 mins).
– Topic discussion-candidate led (5 mins).
– Discussion-work-based topic (5 mins).

F. Çfarë është ISE?

ISE, Integrated Skills in English, është testimi i aftësive integruese në gjuhën Angleze i cili është i bazuar në aftësinë e të folurit, të dëgjuarit dhe të të shkruarit.

– Nivelet përkatëse të këtij testimi janë:
1. ISE 0 – Niveli A2. (Portofolio: 3 tasks.Controlled Written exam: 2 Tasks – 45 mins. Interview: 2 Tasks – 8 mins)
2. ISE I –  Niveli B1. (Portofolio: 3 tasks. Controlled Written exam: 2 Tasks – 1.5 hours. Interview: 2 Tasks – 8 mins)
3. ISE II – Niveli B2. (Portofolio: 3 tasks. Controlled Written exam: 2 Tasks – 2 hours. Interview: 3 Tasks – 12 mins)
4. ISE III – Niveli C1. (Portofolio: 3 tasks. Controlled Written exam: 3 Tasks – 2.5 hours mins. Interview: 5 Tasks – 20 mins)
5. ISE IV – Niveli C2. (Portofolio: 3 tasks. Controlled Written exam: 3 Tasks – 3 hours. Interview: 5 Tasks – 25 mins)

G. Si zhvillohet kjo paketë në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”?

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” ju ofron mundësinë e Çertifikimit Ndërkombëtar të aftësive të të folurit, nëpërmjet provimeve “GESE” dhe “SEW”, me Çertifikim të përhershëm, të njohur nga 60 vende të botës, ofruar nga “Trinity College” London, & Educational Centre Albania (përfaqësues për Shqipërinë).

Si e tillë kjo paketë në Institucionin tonë ofrohet e ndarë në 3 nivele përsa i përket aplikantëve:

1. Niveli trajnues mësimor i plotë për studentët e Institucionit – Ky nivel përfshin studentët që kryejnë mësimin e gjuhës Angleze në një nga nivelet përkatëse të kursit, por edhe ato të programeve të tjera të cilët kanë njohuri të gjuhës Angleze dhe ato të cilët kanë zgjedhur që mbrojtjen e Çertifikatës dhe Diplomës në përfundim të kursit, ta bëjnë me një nga format e prezantimit në publik që Institucioni ofron:

– 
PUBLIC SPEAKING – Bazat e prezantimit në publik, gjuha e folur, gjuha e trupit, shenjat dalluese.
– TOWN HALL MEETING – Bazat e moderimit në publik, komunikimi është art, rregullat e ndërveprimit, moderator, prezantues, publik.
– ROLE SPEAKING – Bazat e interpretimit në publik, komunikimi në role.

Në përfundim të nivelit të kursit, përveç Çertifikimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, studentit i rekomandohet dhe i ofrohet mundësia të provojë veten në testimet e Trinity, duke u Çertifikuar Ndërkombëtarisht me Çertifikatë e cila mban logon e dy Institucioneve, Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” dhe “Trinity College London”. KËTU STUDENTI PËRVEÇ 20 SEANCAVE TRAJNIM PËR MBROJTJEN E ÇERTIFIKATËS OSE DIPLOMËS, PËRFITON 10 SEANCA TRAJNUESE FALAS PËR TESTIMIN E TRINITY TË CILIT AI DO T’I REFEROHET. 
(STUDENTI PAGUAN PAKETËN E KURSIT SIPAS KOHËZGJATJES SË NIVELIT + DETYRIMET E PROVIMIT PA SEANCAT TRAJNUESE).

2. Niveli trajnues për provimet e Trinity – Ky nivel ofrohet për të gjithë aplikantët që dëshirojnë të provojnë veten në një prej këtyre testimeve.
Paketa trajnuese përmban 10 seanca (1 seancë = 90 min), ku përfshihen shpjegimet gramatikore, teorike, teste dhe ushtrime përgatitore për provimin përkatës të cilit do t’i nënshtroheni.
(STUDENTI PAGUAN PAKETËN E KURSIT+ DETYRIMET E PROVIMIT).

3Mundësia e dhënies së provimeve Trinity –  Ky nivel ofrohet për të gjithë aplikantët të cilët dëshirojnë t’i nënshtrohen direkt provimit pa kryer seanca përgatitore. Institucioni ju ofron mundësinë e konsultave, caktimit të datës dhe orareve sipas provimit përkatës dhe vë në dispozicion të aplikantëve përvojën dhe seriozitetin e Institucionit tonë.
(STUDENTI PAGUAN VETËM DETYRIMET E PROVIMIT)

Nëpërmjet një stafi me një përvojë disavjeçare në këtë fushë ne ju ofrojmë mundësinë e përgatitjes për Testet Ndërkombëtare:

– TOEFL,
– TOEIC,
– IELTS,
– GESE,
– SEW,
– ISE,
– SAT,
– CELI,
– CaMLA/Michigan Test,
– EIPASS.

Ju mirëpresim!!!
Faleminderit!!! 🙂