Çertifikimi Ndërkombëtar Universiteti i Michigan/CaMLA

Karakteristikat që na DIFERENCOJNË!!!
Jepi vetes një mundësi në “Time Center”…
QË NESËR TË KRENOHEN TË GJITHË ME TY!

A. Kush është Universiteti i Michigan?

Universiteti i Michigan me një histori 200 vjeçare në fushën e arsimit, është një model i Arsimit të Lartë Amerikan dhe një nga Universitetet lider që prej Luftës Civile në SHBA. Ai numëron më shumë se 41000 studentë në Kampusin An Arbor.

B. Kush është Universiteti i Cambridge?

Universiteti i Cambridge, është një nga institucionet arsimore më prestigjioze në botë, i cili u themelua nga një organizatë e dijetarëve të qytetit të Cambridge që u formua në vitin 1209 nga studiues të Universitetit të Oxfordit, që u larguan nga aty pas një mosmarrëveshje me banorët vendas të qytetit. Të dy këto Universitete kanë shumë karakteristika të përbashkëta dhe shpesh referohen bashkërisht si “Oxbridge”.

Universiteti i Cambridge është renditur gjithmonë si një nga universitetet më të mira në botë, si Universiteti më i mirë në Evropë, dhe konkuron me Oxfordin për vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar. Nga dyert e këtij Universiteti kanë dalë 87 Laureatë të çmimit Nobel.

C. Çfarë është CaMLA?

CaMLA ose Cambridge Michigan Language Assessment është një bashkëpunim jofitimprurës midis Universitetit të Michigan dhe Universitetit të Cambridge, dy institucione me histori të gjata në fushat e përfitimit gjuhësor të mësimdhënies dhe kërkimit.

D. Çfarë janë provimet e Michigan – CaMLA?

Universiteti i Michigan ofron tashmë në Shqipëri testime dhe çertifikime të gjuhës Angleze në nivele të ndryshme.
Michigan tests janë të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas udhëzimit nr.14 për gjuhën Angleze datuar 28.03.2011, si çertifikime të Gjuhës Angleze për Master të nivelit I, II dhe PHD.
Këto testime ofrohen nga niveli A2-C2, duke ju përgjigjur të gjithë kërkesave dhe objektivave që kërkojnë mbrojtje dhe Çertifikim Ndërkombëtar të Gjuhës Angleze.
Provimet e CaMLA janë të njohura nga MAS (Ministria e Arsimit dhe Sportit) për të gjithë ata që janë duke ndjekur studimet Master dhe PHD, ku gjuha Angleze është një kriter.

E. Kush janë provimet Michigan – CaMLA?

1. YLTE – Young Learners Test of English.
Ky provim është një mënyrë shumë e mirë për të argëtuar dhe motivuar njëkohësisht edhe për të testuar ecurinë në Anglisht të nxënësve të moshave të vogla në klasat fillore. Ky testim ndahet në tre nivele kryesore duke filluar me nivelin fillestar deri në atë paramesatar.
BRONZE, SILVER GOLD.

2. MET (A2-C1) – Michigan English test.
Çertifikim të njohurive elementare deri në ato të avancuara të gjuhës angleze referuar Kuadrit Europian të Gjuhëve. Këto çertifikime janë të vlefshme për një periudhë 2 vjeçare.

3. MELAB (B1-C1) – The Michigan English Language Assessment Battery.
Ky provim vlerëson aftësitë e një niveli të avancuar në gjuhën Angleze. Është një provim i njohur nga shumë institucione arsimore në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe shumë vende të tjera.

4. ECCE (B2) – Examination for the Certificate of Competency in English.
Është Çertifikatë e njohurive mbi mesatare të gjuhës Angleze referuar Kuadrit Europian të Gjuhëve.
Qëllimi: Studime brenda vendit miratuar nga MASH, studime jashtë Shqipërie, punësim, etj.
Vlefshmëria: Ky provim është i përjetshëm dhe nuk ka nevojë rinovimi.

5. ECPE (C2) – Examination for the Certificate of Proficiency in English.
Çertifikatë e njohurive dhe aftësive gjuhësore të avancuara të Anglishtes.
Qëllimi: Studime Master dhe PHD, brenda dhe jashtë vendit.
Vlefshmëria: Ky çertifikim është i përjetshëm dhe nuk ka nevojë rinovimi.

6. BCCE (B1) – Basic Communication Certificate in English.
Ky provim është i përjetshëm dhe nuk ka nevojë rinovimi.

7. EPT – Testi Institucional.
Ky test është një mundësi e matjes së nivelit të nxënësve duke filluar nga niveli A1 deri në C1. Testi ofrohet në një paketë prej dy testesh gjatë vitit shkollor.

Korrigjimi dhe vlerësimi i testeve bëhet nga Universiteti i Michigan.

F.  Si zhvillohet kjo paketë në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”?

Si një Institucion i Autorizuar për provimet e CaMLA të ofruara nga Universiteti i Michigan, kjo paketë në Institucionin tonë ofrohet e ndarë në dy nivele kryesore:

1. Niveli trajnues mësimor i plotë – Përfshihen seanca trajnuese për të gjithë studentët që zotërojnë njohuritë mbi mesatare të gjuhës Angleze dhe që kërkojnë t’i nënshtrohen Provimeve Ndërkombëtare. Kjo paketë në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center” zhvillohet në 25 seanca, (1 seancë = 90 min), ku përfshihen shpjegimet gramatikore, teorike, teste dhe ushtrime përgatitore për provimin përkatës të cilit do t’i nënshtroheni.

(STUDENTI PAGUAN PAKETËN E KURSIT).

2. Mundësia e dhënies së provimeve CaMLA – Ky nivel ofrohet për të gjithë aplikantët të cilët dëshirojnë t’i nënshtrohen direkt provimit pa kryer seanca përgatitore. Institucioni ju ofron mundësinë e konsultave, caktimit të datës dhe orareve sipas provimit përkatës dhe vë në dispozicion të aplikantëve përvojën dhe seriozitetin e Institucionit tonë.
(STUDENTI PAGUAN VETËM DETYRIMET E PROVIMIT)

GJITHASHTU STUDENTËT MUND T’I KRYEJNË TË DYJA NIVELET DUKE PAGUAR TË NDARA PAKETËN E KURSIT 25 SEANCA +  DETYRIMET E PROVIMIT TË CILIT DO T’I NËNSHTROHEN DUKE PËRFITUAR NGA OFERTAT SEZONALE QË INSTITUCIONI MUND TË OFROJË.

Nëpërmjet një stafi me një përvojë disavjeçare në këtë fushë ne ju ofrojmë mundësinë e përgatitjes për Testet Ndërkombëtare:

– TOEFL,
– TOEIC,
– IELTS,
– GESE,
– SEW,
– ISE,
– SAT,
– CELI,
– CaMLA/Michigan Test,
– EIPASS.

G. Referenca:

– www.umich.edu
– www.timecenter.al
– www.michigantests.al
– http://www.cam.ac.uk
– www.cambridgemichigan.org
– https://www.facebook.com/camlaglobal
– https://www.facebook.com/pages/Time-Center/232367833611952

Ju mirëpresim!!!
Faleminderit!!! 🙂