Cikli ParaShkollor (05-07 vjeç)

HIDH HAPAT E PARË TË DIJES TEK ËNDRRA MË E BUKUR…:)
Të mësosh kurrë nuk është vonë…:)

Procesi mësimor i Ciklit të Programit ParaShkollor në “Time Center” zhvillohet nga dita e Hënë deri ditën e Premte nga ora 08:00 – 17:00. (Festat Zyrtare janë pushim dhe llogariten në pagesë).

Programi ParaShkollor ofrohet në Ciklin Kohor me Drekë (ku nuk përfshihet fjetja por vetëm vakti i drekës). Vakti i mëngjesit dhe transporti nuk janë të përfshirë në Çmimin e Paketës.

Pagesa duhet të kryhet sipas kushteve të përcaktuara më lartë. (Shiko listën e Çmimeve në kategorinë përkatëse në websiten zyrtar ose pranë Zyrës së Informacionit).

Pagesa nuk kthehet në rast mungese ose mosparaqitje në orar të nxënësit për çdo lloj arsyeje.

Nëqoftëse prindi nuk kryen pagesën sipas kushteve të përcaktuara në këtë kontratë ai do të ndalohet për të ndjekur frekuentimin e mësimit.

Në rast të shkeljes së disiplinës etike të rregullave të frekuentimit e të studimit, nxënësi qortohet sipas udhëzimeve disiplinore të hartuara nga Institucionet përkatëse në fuqi ku ai këshillohet i veçuar në këndin përkatës pa cënuar nderin, personalitetin dhe të drejtat e tij përkatëse. Për çdo qortim dhe shkelje të rregullave të etikës, Institucioni ka përgjegjësinë të vërë në dijeni Prindin.

Në rastin kur nxënësi përjashtohet për shkelje të disiplinës nga ana e tij ose e prindit, pagesa nuk kthehet.

Në rast mungese ose shkëputjeje për arsye të ndryshme dhe i mbaron afati i kontratës aktuale, Prindi duhet të rinovojë kontratën për rezervimin e vendit dhe ndjekjen në vazhdimësi të Procesit mësimor 10 ditë përpara mbarimit të kontratës aktuale, në rast të kundërt Institucioni nuk mban asnjë përgjegjësi për zënien e vendit vakant.

Në rast problemi shëndetësor të fëmijës Institucioni duhet të vërë në dijeni prindin dhe ta shkëpusë nxënësin nga procesi mësimor. Në rast shkëputjeje për arsye shëndetësore ripranimi i fëmijës në Institucion bëhet sipas kushteve dhe udhëzimeve të Institucioneve përkatëse.

Ushqimi është i përcaktuar në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe është i detyrueshëm me përjashtim të rasteve kur prindi nuk pranon të bëhet palë bashkëpunuese në këtë proces të edukimit të aktivitetit ditor të fëmijës.

Në rastin e eskursioneve të mëdha nxënësi duhet të paraqitet brenda orarit të caktuar nga Institucioni.
Gjatë eskursioneve të mëdha i gjithë ushqimi merret nga shtëpia.

Nxënësi është i detyruar të pajiset me literaturën përkatëse të kërkuar nga Kurrikula e Institucionit. Jo domosdoshmërisht Institucioni është i detyruar të ofrojë këtë literaturë në ambientet e tij. Në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik nxënësi pajiset me Çertifikimin Vërtetues të licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

Nqse nxënësi nuk i ka kryer të gjitha detyrimet e kritereve të përcaktuara nga Institucioni, (pagesat sipas kontratës së zgjedhur dhe frekuentimin e mbi 70% të Ciklit Akademik), nuk përfiton Çertifikimin Vërtetues i cili është i përfshirë sëbashku me literaturën vetëm në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik.

Në rast të frekuentimit me pjesë nxënësi nuk përfiton Çertifikimin Vërtetues.

Kriteret e plotësimit të dokumentacionit për t’u rregjistruar në këtë Program janë si mëposhtë:

– Certifikata e Lindjes me Fotografi.
– Mjet Identifikimi i Prindit dhe personave që do ta shoqërojnë fëmijën.
– Dokumentat e Vaksinimit.
– Vizita e okulistit.

***

Lëndët dhe Kurrikula mësimore e zhvillimit të Procesit të Studimit për Programin ParaShkollor në “Time Center” janë si mëposhtë:

Implementimi:  Kolegjet Profesionale Europiane, Britanike dhe Amerikane. (Përshtatur në sistemin Shqiptar).

Referenca:
 Kurrikulat dhe Udhëzimet Didaktike të MAS, Kurrikulat Akademike të Institucioneve homologe Europiane dhe Amerikane me një përvojë dhe eksperiencë prej disa dekadash në këtë fushë.

Shpërndarja në kohë ditore:

A. 70 % Aktivitet Mësimor:
– Mësim i disiplinës higjenike & edukatës morale të të jetuarit në komunitet.
– Lëndët Bazë:
* Abetare (5xjavë) – (ora e mësimit 45 min)
* Matematikë (5xjavë) – (ora e mësimit 45 min)
* Fiskulturë (5xjavë) – (ora e mësimit 15 min)
* Njohuri Enciklopedike (3xjavë)  – (ora e mësimit 45 min)
* Anglisht (1xjavë) – (ora e mësimit 45 min)
* Kompjuter (1xjavë) – (ora e mësimit 45 min)
* Aktivitet i Lirë nxitës (5xjavë) – (periudha kohore 60 min)

B. 30 % Aktivitet Edukativo Argëtues:
– Programe për fëmijë interaktiv audio-vizual.
– Nxitje të imagjinatës dhe zbulim i talentit dhe prirjeve të fëmijës.
– Takim me personalitete dhe personazhe të fushës së leximit, artit dhe sportit.
– Aktivitet i lirë, Lojëra, argëtime dhe konkurse nxitëse.

* Çdo disiplinë është e hartuar konform Dispozitave dhe Kurrikulave të hartuar nga Profesionistë të Çertifikuar të fushës ku përfshihen Psikologë, Profesionistë koopetentë të fushës Pedagogjike, etj.
Çdo disiplinë kërkon bashkëpunimin dhe 
mbështetjen unanime të Prindit.

14034846_589943911187674_7482121019264944815_n* Foto: Laborator studimi pritës në “Time Center” – Gusht 2016.13932955_589944314520967_8587658891558776551_n* Foto: Fasada Ballore e Ciklit Parashkollor në “Time Center” – Gusht 2016.