Gjuhët e Huaja dhe Kompjuter (Çertifikimi nga MAS)

GJUHËT E HUAJA

Në “Time Center”, gjuhët e huaja BËHEN GJUHA JOTE…

Me një staf të kualifikuar dhe me përvojë prej disa dekadash në shpjegimin dhe mësimin e programeve të Studimit të Gjuhëve, ne ju ofrojmë përgatitje maksimale në të shkruar, të shprehur dhe të lexuar, duke përfshirë studimin didaktik dhe gramatikor me metodat dhe kurrikulat akademike më të fundit të ofruara nga Universitetet dhe Kolegjet më prestigjoze të dijes.

Gjatë seancave të studimit stafi ynë ju ofron përgatitje maksimale në kategoritë:

1. TË SHPREHUR:
Nëpërmjet bashkëbisedimeve, diskutimeve dhe orëve të lira, studentit i ofrohet mundësia që të mësojë të artikulojë qartë dhe pastër fjalë, fjali dhe mendimin e tij në gjuhën në të cilën po studion.
Komunikim dhe përballje me publikun (Formatet “Public Speaking”, “Town Hall Meeting”, “Role Speaking”, etj).
Tek ne e shprehura dhe komunikimi juaj veçanërisht në gjuhën Angleze Çertifikohet Ndërkombëtarisht nga “Trinity College London”, “University of Cambridge”, “Michigan University”, etj.
Metodat bazë të nxitjes së komunikimit janë “Metoda Sokratike” dhe “Metoda Reagiren”.

2. TË SHKRUAR:
Përgatitje didaktike dhe gjuhësore maksimale me gramatika ekstra planit mësimor. Shpjegimi gramatikor zhvillohet me metodën e skemave përmbledhëse të cilat i mundësojnë studentit një përthithje praktike të mësimit gramatikor. Gjithashtu gjatë seancave studimore studenti mëson të formulojë dhe hartojë shkrim formal, jo formal, shkrim akademik, ese, etj.

3. TË LEXUAR:
Ndërthurje e metodave më të fundit të botuara nga Universitetet dhe Institucionet Arsimore të vendit dhe botës:“Cambridge University”, “Oxford University”, “Trinity College London”, “Max Hueber Verlag”, “Edizioni Edilingua”, “National Geographic”, “Harvard University Press”, “Princeton University”, etj. Programi i studimit është i përbërë nga një metodë përkatëse bazë, por brenda sëcilës mësuesi përpiqet të ndërthurë disa metoda koherente. Gjithashtu studentit i rekomandohet literatura jashtëstudimore e cila do ta ndihmojë atë në përvetësimin e gjuhës në të cilën ai po studion.

4. TË DËGJUAR:
Seancat laboratorike shoqërohen me dëgjim ku janë të ndërthurura materiale interaktive audio & video që do t’iu ndihmojnë në kuptimin dhe kapjen e theksit në gjuhën përkatëse. Pas shpjegimit shqip komunikimi vazhdon vetëm në gjuhën në të cilën do të studioni.

Gjuhët e Huaja të cilat ju ofrohen për të studiuar në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center” janë si më poshtë:

– Anglisht,
– Frengjisht,
– Gjermanisht,
– Italisht,
– Shqip,
– Turqisht,
– Rusisht,
– Greqisht,
– Bullgarisht,
– Spanjisht,
– Suedisht,
– Kineze,
– Izraelite.

Gjuhët ofrohen për të gjitha grupmoshat, duke filluar nga niveli fillestar deri në nivelin më të avancuar. Ato mund të studiohen në grupe sipas nivelit, grupmoshës, homogjene sipas ecurisë së individit dhe individuale. Përgjithësisht në rastin e grupeve ecuria varion sipas mesatares së përgjithshme të grupit. Në mësimin e gjuhëve nuk PUNOHET ME NORMË FIKSE, pavarësisht se e parashikuar në planin dhe kurrikulën mësimore kohëzgjatja mesatare e një niveli është 48 seanca (1 seancë – 90 min), pa përfshirë seancat e testimit.

Gjithashtu Programet e Studimit në mësimin e gjuhëve janë të ndara në modulet:

1. Programe Studimi të mësimit të gjuhës Akademike të plota.
(Përfshihet mësimi bazë i gjuhës me nivelet përkatëse).
Studenti pajiset me Çertifikim & Diplomim.

2. Programe Studimi të mësimit të gjuhës sipas Nevojave të Kërkesës së Tregut, Profesionit dhe Zanatit.
(Përfshihet mësimi përgatitor i referuar vetëm në një fushë të caktuar, si psh. gjuha e biznesit, profesioneve të zanatit, etj).
Studenti pajiset vetëm me Vërtetim për përgatitjen e kryer.

3. Programe Studimi të mësimit të gjuhës për Testimet Ndërkombëtare ose Intervistat e ndryshme.
(Përfshihet mësimi përgatitor referuar vetëm Testit Ndërkombëtar të cilit do t’i referoheni, ose një Interviste pune apo për aplikim dokumentash, etj).
Studenti pajiset vetëm me Vërtetim për përgatitjen e kryer.

4. Test Ndërkombëtar Institucional për përcaktimin e nivelit.
(Përfshihet vetëm dhënia e provimin të gjuhës në varësi të Institucionit të Aplikuar).

***

SHKENCAT KOMPJUTERIKE & INFORMATIKE

Të akredituar si Qendër Europiane e Informatikës, “Ei-Center”, sipas standarteve të një Institucioni Arsimor Europian, duke bashkëpunuar me partnerë dhe Brandet më prestigjoze brenda dhe jashtë vendit, si IMB (Instituti i Modelimeve në Biznes), CERTIPASS dhe EIPASS (European Informatics Passport, Pashaporta Europiane e Informatikës) në botën elektronike dixhitale, së bashku me një staf të kualifikuar dhe me një eksperiencë disa-vjeçare në trajnimin e studentëve në programet e kompjuterit dhe shkencave informatike me metodat dhe versionet më koherente të teknologjisë, me ambiente dhe laboratorë modernë, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” ju ofron aftësim dhe përgatitje profesionale në Programet Profesionale në Kompjuter dhe Fushat e Shkencave Informatike si më poshtë:

I. Programet Profesionale Bazë:
(Çertifikim Ndërkombëtar Moduli EIPASS Basic)
Paketa e Plotë: 30 Seanca – 15L + 10P + 5K + Studim Online.

Në paketë përfshihen:

– Studimi i:
– Koncepteve Teorike Formim Bazë,
– Microsoft Windows dhe Sistemet e Operimit,
– Microsoft Office (2003, 2007),
– Microsoft Word,
– Microsoft Excel,
– Microsoft Power Point,
– Typing Master,
– Internet & Rrjetet Sociale,

– Modulet sipas kategorive EIPASS:
– Bazat e Teknologjisë së Informacionit,
– Menaxhimi i funksioneve bazë të sistemit operativ,
– Videoshkrimi,
– Fleta elektronike,
– Menaxhimi i të dhënave të strukturuara,
– Prezantimet Multimediale,
– Internet & Networking.

– Literatura Elektronike Online në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Karta dhe Aksesi Elektronik për Studimin Online nga Shtëpia.
– Çmimi i Testimeve Online në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Kreditet në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Çertifikimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
– Çertifikimi me Pasaportën Europiane të Informatikës në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Libreza e notave, etj.

***

II. Programet Profesionale Bazë:
(Çertifikim Ndërkombëtar Moduli EIPASS Junior: Cikli 09 vjeçar; Cikli i Mesëm)
Paketa e Plotë: 30 Seanca – 15L + 10P + 5K + Studim Online.

Në paketë përfshihen:

– Studimi i:
– Koncepteve Teorike Formim Bazë,
– Microsoft Windows dhe Sistemet e Operimit,
– Microsoft Office (2003, 2007),
– Microsoft Word,
– Microsoft Excel,
– Microsoft Power Point,
– Typing Master,
– Internet & Rrjetet Sociale.

– Modulet sipas kategorive EIPASS:
– Moduli 1: Projektimi i algoritmeve dhe diagrameve, parimet e programimit në ambient LOGO.
– Moduli 2: Krijimi dhe menaxhimi i dokumentave tekst.
– Moduli 3: Krijimi dhe menaxhimi i fletëve llogaritëse.
– Moduli 4: Realizimi i prezantimeve të thjeshta multimediale.
– Moduli 5: Parimet e komunikimit në rrjet.

– Literatura Elektronike Online në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Karta dhe Aksesi Elektronik për Studimin Online nga Shtëpia.
– Çmimi i Testimeve Online në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Kreditet në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Çertifikimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
– Çertifikimi me Pasaportën Europiane të Informatikës në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Libreza e notave, etj.

***

III. Programet Profesionale Bazë:
(Çertifikim Ndërkombëtar Moduli EIPASS 07 Moduli: Niveli Intermediate Kompjuter – 14 Kredite)
Paketa e Plotë: 30 Seanca – 15L + 15P + Studim Online.
Në paketë përfshihen:

– Modulet sipas kategorive EIPASS:
– Bazat e IT-së,
– Menaxhimi dhe funksionet bazë të sistemit operativ,
– Videoshkrimi,
– Fleta elektronike,
– Menaxhimi i të dhënave të strukturuara,
– Prezantimet multimediale,
– Internet & Networking.

– Literatura Elektronike Online në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Karta dhe Aksesi Elektronik për Studimin Online nga Shtëpia.
– Çmimi i Testimeve Online në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Kreditet në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Çertifikimi me Pasaportën Europiane të Informatikës në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Libreza e notave, etj.

***

IV. Programet Profesionale Bazë:
(Çertifikim Ndërkombëtar Moduli EIPASS Progressive: Niveli Advanced Kompjuter)
Paketa e Plotë: 30 Seanca – 15L + 15P + Studim Online.

Në paketë përfshihen:

– Modulet sipas kategorive EIPASS:
– Përpunimi i të dhënave dhe siguria informatike,
– Menaxhimi i strukturuar i sistemit operativ,
– Dokumentat në formatin portabël dhe ei-books,
– Publishing & Editing imazh,
– Web 2.0, Web semantik dhe Rrjetet sociale.

– Literatura Elektronike Online në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Karta dhe Aksesi Elektronik për Studimin Online nga Shtëpia.
– Çmimi i Testimeve Online në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Kreditet në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Çertifikimi me Pasaportën Europiane të Informatikës në varësi të Modulit EIPASS të zgjedhur.
– Libreza e notave, etj.

***

V. Programet Profesionale të Aftësimit Profesional në Fushën e Njohurive Informatike sipas Moduleve:

– EIPASS TEACHER:
Paketa e Plotë: 15 Seanca + Studim Online.
– Modulet sipas kategorive EIPASS:
– Burimet hardware në kontekstin e të mësuarit,
– Burimet software në kontekstin e të mësuarit,
– Burimet hardware dhe software si mjete plotësuese dhe burimi edukativ,
– Përdorimi i aplikimeve si burim profesional,
– Shërbimet e rrjetit në kontekst profesional dhe veprues.

– EIPASS LAB:
Paketa e Plotë: 15 Seanca + Studim Online.

– EIPASS LIM:
Paketa e Plotë: 15 Seanca + Studim Online.

– EIPASS WEB:
Paketa e Plotë: 15 Seanca + Studim Online.

– EIPASS SANITA DIGITALE:
Paketa e Plotë: 24 Seanca + Studim Online + 24 Kredite në Fushën e Mjekësisë dhe Shëndetësisë.

– EIPASS PUBBLICA AMMINISTRAZIONE:
Paketa e Plotë: 15 Seanca + Studim Online.

ÇERTIFIKIMET EIPASS JANË TË NJOHURA KOMBËTARISHT E NDËRKOMBËTARISHT DHE JANË TË VLEFSHME PËR TË GJITHË NXËNËSIT, STUDENTËT, PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS, ETJ. GJITHASHTU KËTO ÇERTIFIKIME ZËVENDËSOJNË TESTIMET E INFORMATIKËS PËR TË GJITHË STUDENTËT QË DËSHIROJNË TË NDJEKIN STUDIMET NË ITALI.

GJITHASHTU NËPËRMJET ZYRËS SË SHËRBIMEVE PROFESIONALE “TIME CENTER” DHE ZYRËS SË SHËRBIMEVE STRATEGJIKE, NË PËRFUNDIM TË KURSIT PËR STUDENTËT QË MBAROJNË ME REZULTATE TË LARTA DHE BINDËSE OFROHET MUNDËSI PUNËSIMI. GJATË SEANCAVE TRAJNUESE STUDENTI MËSON TË PËRGATISË VETË DOSJEN E TIJ TË APLIKIMIT.

***

VI. Programet Profesionale Grafikë-Design:
Paketa e Plotë: 30 Seanca – 15L + 15P.

Në paketë përfshihen:

– Studimi i:
– Formim i përgjithshëm,
– Adobe Photoshop,
– Adobe Ilustrator,
– Corel Draw,
– Principet e Dizenjimit.

Seancat mësimore janë të ndërtuara në mënyrë të tillë ku studenti merr skemat llogjike teoriko praktike, konspektet ditore për çdo leksion dhe aftësimin në përdorimin praktik për çdo mësim të shpjeguar. Gjithashtu këto seanca përmbajnë dhe orët laboratorike ku nëpërmjet materialeve audio-vizive studenti njihet me historitë, ngjarjet dhe përplasjet që kanë shënuar artin e krijimit. Ai mëson të ndërthurë artin, krijimin, me publicistikën, duke i ndërlidhur të gjitha me pasionin e tij.

Në përfundim të këtij niveli studenti, pasi i është nënshtruar disa formave të ndryshme testimi, i nënshtrohet testimit teoriko-praktik dhe nqse rezultati del pozitiv kalues, Çertifikohet me Çertifikatë të lëshuar nën siglën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkuar më atë të Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”.
Kështu studenti është i aftë të punojë me Programet Bazë Grafike duke përfshirë ngritjen e një sistemi pune, arshive personale me File dhe Foldera, të ideojë, hartojë dhe përpunojë një Brand identifikues dhe fushatë promocionale, si edhe shumë përpunime të ndryshme grafike.

Vlerësimi i nxënësit përfshin frekuentimin e rregullt, përgatitjen e detyrës së dhënë, përgatitjen teorike dhe praktike që ai ka përvetësuar. Në bazë të këtyre kritereve plotësohet dhe Çertifikata e lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

GJITHASHTU NËPËRMJET ZYRËS SË SHËRBIMEVE PROFESIONALE “TIME CENTER” DHE ZYRËS SË SHËRBIMEVE STRATEGJIKE, NË PËRFUNDIM TË KURSIT PËR STUDENTËT QË MBAROJNË ME REZULTATE TË LARTA DHE BINDËSE OFROHET MUNDËSI PUNËSIMI. GJATË SEANCAVE TRAJNUESE STUDENTI MËSON TË PËRGATISË VETË DOSJEN E TIJ TË APLIKIMIT.

***

VII. Programet Inxhinierike:
(Çertifikim Ndërkombëtar Moduli EIPASS CAD)
Paketa e Plotë: 30 Seanca – 15L + 10P + 5K + Studim Online.

Në paketë përfshihen:

– Studimi i:
– Formim i Përgjithshëm,
– AutoCAD 2D,
– AutoCAD 3D,
– Konceptet Bazë Solide.

Seancat mësimore janë të ndërtuara në mënyrë të tillë ku studenti merr skemat llogjike teoriko praktike, konspektet ditore për çdo leksion dhe aftësimin në përdorimin praktik për çdo mësim të shpjeguar. Në fund të kursit studenti do të jetë i aftë të punojë me programet Inxhinierike dhe të projektojë forma të ndryshme objektesh 2D dhe 3D.

GJITHASHTU NËPËRMJET ZYRËS SË SHËRBIMEVE PROFESIONALE “TIME CENTER” DHE ZYRËS SË SHËRBIMEVE STRATEGJIKE, NË PËRFUNDIM TË KURSIT PËR STUDENTËT QË MBAROJNË ME REZULTATE TË LARTA DHE BINDËSE OFROHET MUNDËSI PUNËSIMI. GJATË SEANCAVE TRAJNUESE STUDENTI MËSON TË PËRGATISË VETË DOSJEN E TIJ TË APLIKIMIT.

***

VIII. Programet Ekonomike (Moduli A):
(Çertifikim Kombëtar Instituti i Modelimeve në Biznes, Moduli AlphaWEB).
Paketa e Plotë: 15 Seanca – 10L + 5P + Studim Online.

Në paketë përfshihen:

– Studimi i:
– Formim i përgjithshëm,
– Programi AlphaWEB.

Vlerësimi i nxënësit përfshin frekuentimin e rregullt, përgatitjen e detyrës së dhënë, përgatitjen teorike dhe praktike që ai ka përvetësuar. Në përfundim të trajnimit studenti i nënshtrohet testimit online të hartuar nga Instituti i Modelimeve në Biznes, IMB.

GJITHASHTU NËPËRMJET ZYRËS SË SHËRBIMEVE PROFESIONALE “TIME CENTER” DHE ZYRËS SË SHËRBIMEVE STRATEGJIKE, NË PËRFUNDIM TË KURSIT PËR STUDENTËT QË MBAROJNË ME REZULTATE TË LARTA DHE BINDËSE OFROHET MUNDËSI PUNËSIMI. GJATË SEANCAVE TRAJNUESE STUDENTI MËSON TË PËRGATISË VETË DOSJEN E TIJ TË APLIKIMIT.

IX. Programet Ekonomike (Moduli B):
Paketa e Plotë: 15 Seanca – 10L + 5P.

– Studimi i:
– Formim i përgjithshëm,
– Programi Financa 5.

Vlerësimi i nxënësit përfshin frekuentimin e rregullt, përgatitjen e detyrës së dhënë, përgatitjen teorike dhe praktike që ai ka përvetësuar. Në bazë të këtyre kritereve plotësohet dhe Çertifikata e lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.
GJITHASHTU NËPËRMJET ZYRËS SË SHËRBIMEVE PROFESIONALE “TIME CENTER” DHE ZYRËS SË SHËRBIMEVE STRATEGJIKE, NË PËRFUNDIM TË KURSIT PËR STUDENTËT QË MBAROJNË ME REZULTATE TË LARTA DHE BINDËSE OFROHET MUNDËSI PUNËSIMI. GJATË SEANCAVE TRAJNUESE STUDENTI MËSON TË PËRGATISË VETË DOSJEN E TIJ TË APLIKIMIT.

X. Testime dhe Kualifikime Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Shkencat Kompjuterike dhe Informatike:
(Nxënësi paguan vetëm çmimin e Testimit në varësi të Modulit të zgjedhur).

12391768_493840584131341_383656743318439240_n