Institucioni Arsimor Profesional

Ajo që ne sot e quajmë “Ëndrra më e bukur”…, filloi të ngjizej një mëngjes Janari, kur na u desh të fillonim gjithçka nga zero. “Time Center” lindi nga energjia dhe pasioni për t’u ringritur, i një stafi me një eksperiencë me dekada në Arsim dhe në Themelimin e Menaxhimin e më shumë se një Institucioni dhe Qendre Arsimore.

Të mësosh kurrë nuk është vonë…

Të besojmë në fuqinë e ndryshimit, të edukojmë qytetarin e nesërm dhe të investojmë sot për të.

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” në të gjithë tërësinë e tij është konceptuar si një unitet i bashkuar njerëzish dhe kompaktësie që besojnë tek vizioni Europian i edukimit, shkollimit dhe kulturës vetjake.

Edhe pse orët e para të mësimit dhe rregjistrimet nga “Zyra e Informacionit” filluan të funksionojnë që me datën 10 Shkurt, zyrtarisht Sezoni i Parë Akademik dhe inaugurimi publik i Institucionit filloi më 15 Shkurt 2014. Ditë që hyri në historinë e Institucionit edhe si ditëlindja zyrtare e tij.

Kualifikimet dhe Standartet që kanë shenjuar udhëtimin tonë:

1. Çertifikim & Diplomim të lëshuar nën siglën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë:
– Kategoria: Arsim Parauniversitar. Nënkategoria: Institucion Arsimor Plotësues.
– Kategoria: Arsim Parauniversitar. Nënkategoria: Arsim Parauniversitar. (Cikli ParaShkollor/Kopsht). 

2. Mundësi Çertifikimi Ndërkombëtar në të folurin e gjuhës Angleze të lëshuar nën siglën e “Trinity College London” dhe “Time Center”.

3. Mundësi Çertifikimi Ndërkombëtar me “Pasaportën Europiane të Informatikës”, (“EIPASS”), në Programet e Kompjuterit dhe të Njohurive Informatike.

4. Çertifikim me Kredite në Programet e Kompjuterit të vlefshme për të gjithë punonjësit e administratës dhe studentët që dëshirojnë të kryejnë studimet jashtë vendit.

5. Mundësi Çertifikimi të lëshuar nga “Instituti i Modelimeve në Biznes”, (“IMB”), për Paketën e Programeve Ekonomike në Kompjuter. (Moduli A).

6. Mundësi Çertifikimi Ndërkombëtar në njohuritë e gjuhës Angleze të lëshuar nga “Universiteti i Michigan/CaMLA”, (“Cambridge Michigan Language Assessments”). 

7. Mundësi Çertifikimi Ndërkombëtar në Gjuhën Angleze nga “University of Cambridge” nëpërmjet “CELAAC”, (“Cambridge English Language Assessment Authorised Centre”) e pakufizuar në kohë.

8. Mundësi punësimi nëpërmjet “Zyrës së Shërbimeve Profesionale” dhe “Zyrës së Shërbimeve Strategjike”.

9. Shkëmbim kulturash me Kolegje, Universitete, Institucione dhe Organizata të Studentëve ndër më prestigjozet nga vendi dhe bota.

10. Promovim talentesh, takime dhe aktivitete me Personalitete të fushave të ndryshme të letërsisë, artit sportit dhe kulturës.

11. Vlerësim tërësisht real sipas standarteve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kurrikulave të Arsimit, Kualifikimit dhe Vlerësimit. Motivim, promovim dhe testim i njohurive të fituara përpara publikut me një nga katër formatet e prezantimit në publik: “Public Speaking”, “Town Hall Meeting”,  “Role Speaking” dhe “Talk Show”.

12. Mundësi Konsultimi dhe Këshillimi në bashkëpunim me “EducationUSA”, (“Advising Center in Albania”), për të përfituar Bursa dhe për të ndjekur studimet në Institucionet Arsimore më me emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

13. Mundësi Konsultimi dhe Këshillimi në bashkëpunim me “CATS College”, (“Zyra për Konsulencë Edukimi & Punësimi”, Partneri i Akredituar i “CATS Colleges” në Shqipëri), për të përfituar Bursa dhe për të ndjekur studimet në Institucionet Arsimore më me emër në Mbretërinë e Bashkuar, Amsterdam dhe Boston.

14. Mundësi Anëtarësimi dhe të pajisjes me “Kartën Rinore Europiane”, (“European Youth Card”), të ofruar në bashkëpunim me “YouthAct” dhe që u mundëson përfitime të gjithë anëtarëve në mbarë botën.

15. Sistem Anketimi dhe të shprehuri lirshëm me të drejtën e votës, mendimet, sygjerimet dhe ankesat e anëtarëve të Komunitetit Nxënës/Student-Prindër-Institucion.

16. Mundësi Çertifikimi me Kredite të njohur Kombëtarisht dhe Ndërkombëtarisht për të gjithë Mjekët, Infermierët dhe studentët e Fakulteteve të Mjekësisë e Infiermerisë nëpërmjet “EIPASS Shëndetësia Digitale”.

17. Ambiente komode ku përfshihet siguria e nxënësit dhe studentit me Partnerë prestigjozë Kombëtarë dhe Ndërkombëtarë. (Kontratë bashkëpunimi e sigurie me “Klaron Security” dhe një seri Institucionesh Profesionale Koopetente sipas fushave të përcaktuara). Ambientet tona janë të ndërtuara në përputhshmëri me kriteret e Legjislacionit normativ të përcaktuar në Republikën e Shqipërisë, ku midis të cilave mund të përmendim: Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, DAR, Institutit të Shëndetit Publik, Drejtorisë së Higjenës dhe Inspektoriateve përkatëse të Sigurisë Fizike në Ambientet Publik, etj.

18. Laboratorë Dixhitalë dhe Interaktiv Audio-Vizivual studimi.

19. Studim, vlerësim dhe konsulencë me Pedagogë të Huaj dhe Staf Pedagogjik e Profesional që ka kryer studimet në Kolegjet dhe Institucionet Arsimore më Prestigjoze në fushën e arsimit në vend dhe botë.

20. Implementim i kurrikulave dhe metodologjisë më të suksesshme botërore si:
– Sistemi Skocez i përzgjedhjes.
– Sistemi Finlandez i përshtatjes.
– Sistemi Suedez i kategorizimit arsimor.
– Metoda “Sokratike” e të mësuarit dhe të përthithjes.
– Metoda “Reagiren” në nxitjen e komunikimit.
– Doktrina “Humboltiane” në strukturën klasifikuese shkencë/dituri.

21. Çertifikim me “Çertifikatën e Lidershipit” për të gjithë nxënësit që promovojnë talentin dhe arsimimin e tyre përpara publikut.

22. Program Bursash studimi 50% dhe 100% për të gjithë nxënësit me kritere të veçanta dhe për të gjithë ata që plotësojnë kushtet e Testimit paraprak.

23. Program i “Kampusit Veror” sipas standarteve ndërkombëtare me çmimet më të favorshme në treg.

24. Program i “Kopshtit” për të gjithë fëmijët 3-5 vjeç i hartuar në përputhshmëri me metodat dhe kurrikulat më prestigjoze kombëtare e ndërkombëtare.

25. Program i “Ciklit Parashkollor” i ndërtuar tërësisht sipas kurrikulave të “Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë”, (“MAS”), dhe “Axhendës Europiane të Edukimit”, ku përfshihet studimi i Programeve të Kompjuterit dhe i Gjuhëve të Huaja.

26. Program plotësues, konsulence i “Studimit PasShkollor”, “Kurseve, Arsimit Profesional & Gjuhëve të Huaja”, etj.

27. Eskursione dhe udhëtime grup në pika dhe vende turistike të bashkuara në Programet e Studimit që Institucioni ofron.

28. Pjesëmarrës dhe kontributor në projekte bashkëpunimi me Organizata dhe Institucione Kombëtare në fushën e Arsimit, Kulturës, Medias, Shkencës, Sportit dhe Tregut të punës.

29. Marrëveshje bashkëpunimi me Institucione Ndërkombëtare dhe Përfaqësi Diplomatike të akredituara në vendin tonë.

30. Marrëveshje bashkëpunimi Ekskluzive Unike si Institucion pritës me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë për përhapjen e Kulturës dhe Gjuhës Bullgare dhe për mësimin e Gjuhës Bullgare për të gjithë shtetasit që dëshirojnë të ndjekin studimet dhe aplikojnë për nënshtetësi në Republikën e Bullgarisë.

31. Bashkëpunim dypalësh me Institucionin e Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, për përhapjen e kulturës dhe vlerave historike të Kombit tonë.

32. Bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Programit “Speaker Bureau Program” për të zhvilluar orë mësimi vullnetare “Speaking” në Gjuhën Angleze me folës dhe lektorë të ardhur nga ky Institucion.

33. Bashkëpunim me nismën sensibilizuese “#fundjavëndryshe” për të ndihmuar dhe integruar familjet në nevojë.

34. Pjesëmarrje në Panaire, Aktivitete dhe Nisma Masive në nxitje të mësimit, kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit.

35. Media & Platformë elektronike studimi, promovimi dhe kërkimi online.

36. Laboratorë kërkimi dhe studimi shkencorë.

37. Bibliotekë Hard-Copy dhe Virtuale me akses përdorimi për të gjithë studentët e Institucionit. Biblioteka virtuale ofron mundësinë e kërkimit dhe eksplorimit me akses në një seri Institucionesh dhe sektorësh homologë të së njëjtës fushë brenda dhe jashtë vendit.

38. Promovim, mbështetje, nxitje dhe konkretizim i “Planeve të Biznesit”, “Projekteve Inovative”, “Kërkimeve Sociale & Shkencore” të studentëve dhe anëtarëve të Institucionit duke i ofruar partneritetin, eksperiencën dhe aftësitë profesionale të stafit tonë profesional e pedagogjik në konkretizimin praktikisht të ideve të tyre.

39. Arshivë elektronike, sistem rregjistrimi elektronik i të dhënave dhe sistem i automatizuar njoftimesh dhe informimi në kohë reale të komunitetit “Time Center”.

40. Mundësi promovimi dhe shërbimi të eksperiencave vullnetare nëpërmjet Zyrës së Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar në Institucion.

41. Marrëveshje bashkëpunimi për organizimin e projektit vullnetar të quajtur “Talk Albania” si pjesë e programit Global Volunteer Internship të zhvilluar nga AIESEC në Shqipëri, në të cilin studentët ndërkombëtarë vijnë në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe, në mënyrë që të marrin një eksperiencë praktike të të mësuarit gjuhë të huaja.

E SIGURISHT ME NXËNËSIT MË TË MREKULLUESHËM NË BOTË, “ËNDRRA MË E BUKUR” NUK NDAL SEPSE SOT AJO ËSHTË E TË GJITHËVE, SUPRIZA TË TJERA TË MREKULLUESHME NA PRESIN…;)

14141821_599050376943694_2880058391723879851_n* Foto: Fasada ballore e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” – Rr. “Frosina Plaku”, Gusht 2016.13934873_589937171188348_7350844700888248737_n
* Foto: Fasada ballore e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” – Rr. “Frosina Plaku”, Gusht 2016.