Kualifikime Profesionale & Ndërkombëtare

Të Liçensuar në kategorinë e Arsimit Parauniversitar (shumë pak Liçensime të tilla në të gjithë vendin tonë), si një Institucion Arsimor Plotësues i njohur zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” ju ofron kualifikime Profesionale Kombëtare dhe Ndërkombëtare si më poshtë:

1. Çertifikim Kombëtar pas çdo niveli të Programit Akademik të Studimit të Gjuhëve të Huaja të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, MAS, e Republikës së Shqipërisë.

2. Diplomim Kombëtar në përfundim të të gjitha niveleve të Programit Akademik të Studimit të Gjuhëve të Huaja të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, MAS, e Republikës së Shqipërisë.

3. Çertifikim Kombëtar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë për Programet Akademike të Studimit të Programeve Profesionale të Kompjuterit.

4. Çertifikim Kombëtar nga Instituti i Modelimeve në Biznes, IMB, për studentët e Paketës së Programeve Ekonomike në Kompjuter (Moduli A). Ky Çertifikim lëshohet nën emrin e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” dhe Institutit të Modelimeve në Biznes, IMB.

5. Çertifikim Kombëtar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë për studentët që ndjekin formulat e Paketës së Marrdhënieve me publikun, me “Çertifikatën e Lidershipit”.

6. Mundësi Çertifikimi Ndërkombëtar për nxënësit dhe studentët në të shprehurin e Gjuhës Angleze, dhe studentët e paketës së Marrëdhenieve me Publikun, me Çertifikatë të lëshuar nën siglën e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” dhe “Trinity College London” të njohur në mbi 60 vende të botës.

7.  Mundësi Çertifikimi Ndërkombëtar për studentët e Gjuhës Angleze duke ju referuar testimeve të Michigan Test nga Universiteti i Michigan, CaMLA. (Ky Çertifikim është i vlefshëm për studentët e Nivelit Master I,II dhe PHD).

8. Mundësi Çertifikimi Ndërkombëtar për studentët e Gjuhës Angleze nga “University of Cambridge” nëpërmjet “Cambridge English Language Assessment Authorised Centre” e vlefshme për të gjithë jetën.

9. Mundësi Çertifikimi Kombëtar dhe Ndërkombëtar  për studentët e Paketave të Programeve të Kompjuterit, Shkencave Kompjuterike, Elektronike dhe Informatike, për punonjësit e Administratës Shtetërore, për të rinjtë dhe studentët që duan të vazhdojnë studimet jashtë vendit dhe jo vetëm, në bashkëpunim me CERTIPASS dhe EIPASS, të Akredituar dhe të njohur si një Qendër Europiane e Informatikës, “Ei-Center”, ne ju ofrojmë mundësinë e Çertifikimit me Kredite dhe me Pashaportën Europiane të Informatikës, (EIPASS).

10. Kreditim Kombëtar dhe Ndërkombëtar me Kredite për të gjithë mësuesit dhe punonjësit e Administratës nëpërmjet EIPASS 7 Module. (Paketa e plotë: 14 kredite).

11. Kreditim Kombëtar dhe Ndërkombëtar me Kredite në fushën e Mjekësisë dhe Shëndetësisë nëpërmjet EIPASS Shëndetësia Dixhitale. (Paketa e plotë: 24 kredite).

12. Të krijuar për të sjellë risi, duke besuar tek vlerat e dijes, për të nxitur dhe motivuar talentet në fushat e Shkrimeve, Muzikës, Artit dhe Eksellencës në notat mësimore, ne aplikojmë sistemin motivues nëpërmjet Programit të Bursave dhe Çertifikatës së Mirënjohjes.

13. Për  të gjithë studentët që mbarojnë frekuentimin e Programeve të Studimit me rezultate të larta, nëpërmjet Zyrës së Shërbimeve Profesionale “Time Center” dhe Zyrës së Shërbimeve Strategjike, Institucioni ju ofron mundësi punësimi.

14. Seanca Këshillimi me Adviser (këshillues) personal falas për të gjitha studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet në Institucionet Arsimore më të njohura në botë. Bashkëpunim me “EducationUSA” dhe “Zyrën për Konsulencë dhe Punësim” (CATS Colleges).

1