GJUHËT E HUAJA

Në “Time Center”, gjuhët e huaja BËHEN GJUHA JOTE…

Me një staf të kualifikuar dhe me përvojë prej disa dekadash në shpjegimin dhe mësimin e programeve të Studimit të Gjuhëve, ne ju ofrojmë përgatitje maksimale në të shkruar, të shprehur dhe të lexuar, duke përfshirë studimin didaktik dhe gramatikor me metodat dhe kurrikulat akademike më të fundit të ofruara nga Universitetet dhe Kolegjet më prestigjoze të dijes.

Gjatë seancave të studimit stafi ynë ju ofron përgatitje maksimale në kategoritë:

1. TË SHPREHUR:
Nëpërmjet bashkëbisedimeve, diskutimeve dhe orëve të lira, studentit i ofrohet mundësia që të mësojë të artikulojë qartë dhe pastër fjalë, fjali dhe mendimin e tij në gjuhën në të cilën po studion.
Komunikim dhe përballje me publikun (Formatet “Public Speaking”, “Town Hall Meeting”, “Role Speaking”, etj).
Tek ne e shprehura dhe komunikimi juaj veçanërisht në gjuhën Angleze Çertifikohet Ndërkombëtarisht nga “Trinity College London”, “University of Cambridge”, “Michigan University”, etj.
Metodat bazë të nxitjes së komunikimit janë “Metoda Sokratike” dhe “Metoda Reagiren”.

2. TË SHKRUAR:
Përgatitje didaktike dhe gjuhësore maksimale me gramatika ekstra planit mësimor. Shpjegimi gramatikor zhvillohet me metodën e skemave përmbledhëse të cilat i mundësojnë studentit një përthithje praktike të mësimit gramatikor. Gjithashtu gjatë seancave studimore studenti mëson të formulojë dhe hartojë shkrim formal, jo formal, shkrim akademik, ese, etj.

3. TË LEXUAR:
Ndërthurje e metodave më të fundit të botuara nga Universitetet dhe Institucionet Arsimore të vendit dhe botës: “Cambridge University”, “Oxford University”, “Trinity College London”, “Max Hueber Verlag”, “Edizioni Edilingua”, “National Geographic”, “Harvard University Press”, “Princeton University”, etj. Programi i studimit është i përbërë nga një metodë përkatëse bazë, por brenda sëcilës mësuesi përpiqet të ndërthurë disa metoda koherente. Gjithashtu studentit i rekomandohet literatura jashtëstudimore e cila do ta ndihmojë atë në përvetësimin e gjuhës në të cilën ai po studion.

4. TË DËGJUAR:
Seancat laboratorike shoqërohen me dëgjim ku janë të ndërthurura materiale interaktive audio & video që do t’iu ndihmojnë në kuptimin dhe kapjen e theksit në gjuhën përkatëse. Pas shpjegimit shqip komunikimi vazhdon vetëm në gjuhën në të cilën do të studioni.

Gjuhët e Huaja të cilat ju ofrohen për të studiuar në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center” janë si më poshtë:

– Anglisht,
– Frengjisht,
– Gjermanisht,
– Italisht,
– Shqip,
– Turqisht,
– Rusisht,
– Greqisht,
– Bullgarisht,
– Spanjisht,
– Suedisht,
– Kineze,
– Izraelite.

Gjuhët ofrohen për të gjitha grupmoshat, duke filluar nga niveli fillestar deri në nivelin më të avancuar. Ato mund të studiohen në grupe sipas nivelit, grupmoshës, homogjene sipas ecurisë së individit dhe individuale. Përgjithësisht në rastin e grupeve ecuria varion sipas mesatares së përgjithshme të grupit. Në mësimin e gjuhëve nuk PUNOHET ME NORMË FIKSE, pavarësisht se e parashikuar në planin dhe kurrikulën mësimore kohëzgjatja mesatare e një niveli është 48 seanca (1 seancë – 90 min), pa përfshirë seancat e testimit.

Gjithashtu Programet e Studimit në mësimin e gjuhëve janë të ndara në modulet:

1. Programe Studimi të mësimit të gjuhës Akademike të plota.
(Përfshihet mësimi bazë i gjuhës me nivelet përkatëse).
Studenti pajiset me Çertifikim & Diplomim.

2. Programe Studimi të mësimit të gjuhës sipas Nevojave të Kërkesës së Tregut, Profesionit dhe Zanatit.
(Përfshihet mësimi përgatitor i referuar vetëm në një fushë të caktuar, si psh. gjuha e biznesit, profesioneve të zanatit, etj).
Studenti pajiset vetëm me Vërtetim për përgatitjen e kryer.

3. Programe Studimi të mësimit të gjuhës për Testimet Ndërkombëtare ose Intervistat e ndryshme.
(Përfshihet mësimi përgatitor referuar vetëm Testit Ndërkombëtar të cilit do t’i referoheni, ose një Interviste pune apo për aplikim dokumentash, etj).
Studenti pajiset vetëm me Vërtetim për përgatitjen e kryer.

4. Test Ndërkombëtar Institucional për përcaktimin e nivelit.
(Përfshihet vetëm dhënia e provimin të gjuhës në varësi të Institucionit të Aplikuar).

12310664_489178891264177_8837882850604478387_n