MUNDËSI STUDIMI

Programet e tjera të studimit që ju mund të ndiqni në Institucionin tonë janë:

1. Kurse përgatitore për mësimin e Programeve të Minimaturës Shtetërore:

Në këtë paketë përfshihet konsulenca, orët e studimit dhe përgatitja teknike për të gjithë nxënësit e vitit të fundit të Ciklit 9-vjeçar ku në përfundim të shkollës ato do t’i nënshtrohen provimeve të detyrueshme të Minimaturës Shtetërore. Kjo paketë mund të studiohet në grup por edhe në seanca individuale.
Gjithashtu në këtë paketë mund të rregjistrohen edhe nxënës të klasave të 7-ta dhe 8-ta të Ciklit 9-vjeçar, të cilët mund t’i studiojnë lëndët e ndara, gjë që do t’i ndihmojë ato në përgatitjen shkollore.

Në këtë paketë përfshihet studimi në lëndët:
– Matematikë.
– Gjuhë-Letërsi.
– Gjuhë e Huaj.
– Lëndë Ndihmëse. (Fizikë, Kimi, Aftësim Teknologjik, Biologji, etj).

Orët e mësimit janë të ndërtuara me forma dhe shembuj testesh ndihmëse, leksione teorike në përgatitjen e koncepteve bazë të përgjithshme të lëndës që po studiohet, të bashkuara me leksione dhe seanca ushtrimesh e shembujsh praktikë për të zotëruar një njohuri dhe përgatitje sa më të plotë të saj. Këto njohuri do t’i vlejnë studentit jo vetëm për të arritur një rezultat maksimal në testim apo detyrat shkollore por edhe për t’a ndihmuar atë të përshtatet në kalimin e menjëhershëm në Ciklin e Mesëm të studimeve shkollore.

2. Kurse përgatitore për mësimin e Programeve të Maturës Shtetërore:

Sëbashku mund t’ia dalim!!!

Në këtë paketë përfshihet konsulenca, orët e studimit dhe përgatitja teknike për të gjithë nxënësit e vitit të fundit të Ciklit të Mesëm ku në përfundim të shkollës ato do t’i nënshtrohen provimeve të detyrueshme të Maturës Shtetërore. Kjo paketë mund të studiohet në grup por edhe në seanca individuale.
Gjithashtu në këtë paketë mund të rregjistrohen edhe nxënës të klasave të viteve të tjera të Gjimnazit, të cilët mund t’i studiojnë lëndët e ndara, gjë që do t’i ndihmojë ato në përgatitjen shkollore.

Në këtë paketë përfshihet studimi në lëndët:
– Provimet e detyrueshme.
– Gjuhët e huaja. 
– Lëndët me zgjedhje.
– Lëndë Ndihmëse. (Fizikë, Kimi, Aftësim Teknologjik, Biologji, etj).

Orët e mësimit janë të ndërtuara me forma dhe shembuj testesh ndihmëse, leksione teorike në përgatitjen e koncepteve bazë të përgjithshme të lëndës që po studiohet, të bashkuara me leksione dhe seanca ushtrimesh e shembujsh praktikë për të zotëruar një njohuri dhe përgatitje sa më të plotë të saj. Këto njohuri do t’i vlejnë studentit jo vetëm për të arritur një rezultat maksimal në testimet e Maturës Shtetërore apo detyrat shkollore por edhe për t’a ndihmuar atë të përshtatet në kalimin e menjëhershëm në Ciklin e Lartë të studimeve shkollore.

3. Kurse përgatitore në pikturë dhe mësimin e veglave muzikore:

Këto kurse ofrohen për të gjithë grupmoshat që përfshijnë nxënësit nga klasa e 1 fillore deri në vitin e fundit në gjimnaz.
Seancat e studimit mund të zhvillohen në grup ose në klasa individuale. Në këto kurse përfshihen:

1. Përgatitje e Përgjithshme, Histori Arti – Nxënësi njihet me mësime teorike të ndërthurura me materiale audio-vizive dhe literaturën përkatëse mbi historinë e artit, konceptet bazë të krijimitarisë artistike, etj.

2. Veglat Muzikore – Përfshin studimin dhe mësimin teorik dhe praktik të një vegle muzikore: Piano, Kitare, Violinë.

3. Teknikat e Vizatimit – Nxënësi mëson konceptet bazë të pikturës dhe vizatimit. Përfshihen mësimi i të pikturuarit me penel dhe atij dixhital.

Në përfundim të programit nxënësi do të jetë i formuar me konceptet bazë mbi artin dhe krijimtarinë. Në varësi të studimit dhe punës së tij vetjake bashkuar me konsulencën e mësuesve përkatës, nqse ai ka zgjedhur të mësojë një vegël muzikore do të jetë i aftë të përdorë dhe zotërojë veglën muzikore në të cilën ai është përgatitur dhe nqse nxënësi ka zgjedhur programin e Teknikave të Vizatimit ai do të jetë i aftë të realizojë punime të ndryshme artistike, duke vënë në jetë pasionin e tij.