MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN

Trajnime dhe ekspertiza profesionale në përgatitjen e lidershipit.

Kjo paketë ofrohet për nxënësit aktualë të studimit të Gjuhëve të Huaja në Institucion por edhe për të gjithë grupmoshat që dëshirojnë ta studiojnë atë si Program më vete.

Në këtë paketë përfshihen Programet e Studimit në formatet:

“Public Speaking” – Bazat e prezantimit në publik, gjuha e folur, gjuha e trupit, shenjat dalluese. Nxënësi trajnohet për të përgatitur një temë të cilën e paraqet përpara publikut në gjuhën në të cilën do të Çertifikohet ose Diplomohet.

“Town Hall Meeting” – Bazat e moderimit në publik, komunikimi është art, rregullat e ndërveprimit, moderator, prezantues, publik.
Nxënësi trajnohet dhe përgatitet për të bashkëbiseduar me publikun sipas një teme të caktuar. Nxënësi pyetet dhe pyet, duke zhvilluar kështu një bashkëbisedim dypalësh.

“Role Speaking” – Bazat e interpretimit në publik, komunikimi në role. Një risi e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”, ku nxënësit përgatisin një shfaqje në role. Nxënësit trajnohen për të mësuar secili një rol përkatës në gjuhën në të cilën do të testohen dhe të gjithë në një shfaqje të madhe prezantohen përpara publikut.

“Talk Show” – Debati Publik.

Gjatë të gjithë seancave trajnuese të kësaj paketë, studenti informohet dhe i ofrohen materiale Audio & Video, literaturë e shkruar, elektronike, etj. Në përfundim të trajnimit studenti është i aftë të përballet me publikun, të krijojë dhe ndërtojë prezantimin e tij dhe të shfaqë vlerat më të mira të tij duke përcjellur mesazhin që kërkon.

11224482_481022112079855_4206266408820812799_n