STUDIMI PASSHKOLLOR (07-12 vjeç)

Jepi vetes një mundësi në “Time Center”…, QË NESËR TË KRENOHEN TË GJITHË ME TY!!!
Të mësosh kurrë nuk është vonë…:)

Kjo paketë është krijuar për të mbështetur dhe ndihmuar prindërit dhe fëmijët (mosha 07-12 vjeç), në orarin e tyre studimor pas shkollës.

Procesi mësimor i Paketës së Programit të Studimit Passhkollor në “Time Center” zhvillohet nga dita e Hënë deri ditën e Premte nga ora 08:00-12:00 dhe 12:00-17:00. (Festat Zyrtare janë pushim dhe llogariten në pagesë).

Programi i Studimit PasShkollor ofrohet në Ciklin Kohor me Drekë (ku nuk përfshihet gjumi por vetëm vakti i drekës).

Transporti nuk është i përfshirë në Paketë

Pagesa duhet të kryhet sipas kushteve të përcaktuara më lartë. (Shiko listën e Çmimeve në kategorinë përkatëse në websiten zyrtar ose pranë Zyrës së Informacionit).

Pagesa nuk kthehet në rast mungese ose mosparaqitje në orar të nxënësit për çdo lloj arsyeje.

Nëqoftëse prindi nuk kryen pagesën sipas kushteve të përcaktuara në këtë kontratë ai do të ndalohet për të ndjekur frekuentimin e mësimit.

Në rast të shkeljes së disiplinës etike të rregullave të frekuentimit e të studimit, nxënësi qortohet sipas udhëzimeve disiplinore të hartuara nga Institucionet përkatëse në fuqi ku ai këshillohet i veçuar në këndin përkatës pa cënuar nderin, personalitetin dhe të drejtat e tij përkatëse. Për çdo qortim dhe shkelje të rregullave të etikës, Institucioni ka përgjegjësinë të vërë në dijeni Prindin.

Në rastin kur nxënësi përjashtohet për shkelje të disiplinës nga ana e tij ose e prindit, pagesa nuk kthehet.

Në rast mungese ose shkëputjeje për arsye të ndryshme dhe i mbaron afati i kontratës aktuale, Prindi duhet të rinovojë kontratën për rezervimin e vendit dhe ndjekjen në vazhdimësi të Procesit mësimor 10 ditë përpara mbarimit të kontratës aktuale, në rast të kundërt Institucioni nuk mban asnjë përgjegjësi për zënien e vendit vakant.

Në rast problemi shëndetësor të fëmijës Institucioni duhet të vërë në dijeni prindin dhe ta shkëpusë nxënësin nga procesi mësimor. Në rast shkëputjeje për arsye shëndetësore ripranimi i fëmijës në Institucion bëhet sipas kushteve dhe udhëzimeve të Institucioneve përkatëse.

Ushqimi është i përcaktuar në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe është i detyrueshëm me përjashtim të rasteve kur prindi nuk pranon të bëhet palë bashkëpunuese në këtë proces të edukimit të aktivitetit ditor të fëmijës.

Në rastin e eskursioneve të mëdha nxënësi duhet të paraqitet brenda orarit të caktuar nga Institucioni.

Gjatë eskursioneve të mëdha i gjithë ushqimi merret nga shtëpia.

Nxënësi është i detyruar të pajiset me literaturën përkatëse të kërkuar nga Kurrikula e Institucionit. Jo domosdoshmërisht Institucioni është i detyruar të ofrojë këtë literaturë në ambientet e tij. Në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik nxënësi pajiset me Çertifikimin Vërtetues të licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

Nqse nxënësi nuk i ka kryer të gjitha detyrimet e kritereve të përcaktuara nga Institucioni, (pagesat sipas kontratës së zgjedhur dhe frekuentimin e mbi 70% të Ciklit Akademik), nuk përfiton Çertifikimin vërtetues i cilit është i përfshirë sëbashku me literaturën vetëm në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik.

Në rast të frekuentimit me pjesë nxënësi nuk përfiton Çertifikimin vërtetues.

Kriteret e plotësimit të dokumentacionit për t’u rregjistruar në këtë Program janë si mëposhtë:

– Certifikata e Lindjes me Fotografi.
– Mjet Identifikimi i Prindit dhe personave që do ta shoqërojnë fëmijën.

***
Kurrikula mësimore e organizimit të aktivitetit të Programit të Studimit PasShkollor në “Time Center” është si mëposhtë:

Nxënësit ndahen në grupmosha të ndryshme dhe kanë një Mësues Kujdestar i cili merret me vëzhgimin dhe përkujdesjen ndaj tyre gjatë gjithë kohës së studimit pa përjashtuar konsultat e veçanta me mësuesit profesionistë sipas lëndëve përkatëse.

Në programet e studimit përfshihen:

– Studimi i Teksteve Shkollore – Nxënësi në varësi të klasës që është, merr shpjegimin dhe konsulencën në gjërat e paqarta që ai mund të ketë nga zhvillimi i mësimit në procesin mësimor në shkollën ku ai studion.

– Konsulencë në përgatitjen e detyrave të shtëpisë – Nxënësi kryen detyrat e shtëpisë dhe vëzhgohet nga Mësuesi Kujdestar i cili përkujdeset për të vëzhguar ecurinë dhe paqartësitë që nxënësi mund të ketë.

– Lexim Jashtëshkollor – Në orë të barazlarguara në javë nxënësit bashkohen në “Klubin e Librit” ku diskutojnë për librat më të vlefshëm për të lexuar dhe kryejnë lexim të lirë jashtëshkollor.

– Orë e lirë, Argëtim, etj – Përfshihen aktivitetet argëtuese ku nxënësi mund të pikturojë, kryejë lojëra zbavitëse edukativo-argëtuese, eskursione mësimore, etj.

PasShkollor* Foto: Punim Grafik, momente nga Programi i Studimit PasShkollor – Sezoni i Parë Shtator 2015-Qershor 2016.14291743_602238609958204_6859927633900243730_n* Foto: Ambienti i Bibliotekës, formë organizimi – Shtator 2016.