Kampusi Veror (03-12 vjeç)

SHIJO DITËT MAGJIKE TË PUSHIMEVE TEK ËNDRRA MË E BUKUR…:)
Të mësosh kurrë nuk është vonë…:)

Procesi mësimor argëtues plotësues i Kampusit Veror në “Time Center” zhvillohet nga dita e Hënë deri ditën e Premte nga ora 09:00 – 17:00. (Festat Zyrtare janë pushim dhe llogariten në pagesë).

Programi i Kampusit Veror ofrohet në Ciklin Kohor me Drekë (ku nuk përfshihet fjetja por vetëm vakti i drekës). Vakti i mëngjesit dhe transporti nuk janë të përfshirë në Çmimin e Paketës.
Nxënësi është i detyruar të pajiset me Uniformën Përkatëse të caktuar nga Institucioni e cila nuk është e përfshirë në Çmimin e Paketës dhe është e detyrueshme pavarësisht nga tre format e abonimit.

Pagesa mund të kryhet sipas formave:
a. Mujore (30 ditë seri), b. Javore (5 ditë seri), c. Individuale Ditore (ditë të barazlarguara).

Pagesa duhet kryer paradhënie në ditën e parë të muajit për rastin mujor dhe ditën e parë të javës për rastin javor ose një ditë avancë në rastin ditor. Pagesa nuk kthehet në rast mungese ose mosparaqitje në orar të nxënësit ose studentit. Çmimi i pagesës individuale ditore ndryshon nga çmimi i pagesës javore dhe asaj mujore. (Shiko Listën e Çmimeve në kategorinë përkatëse në websiten zyrtar ose pranë Zyrës së Informacionit).

Në rastin e abonimit me pagesë javore ose individuale ditore, Prindi duhet të lajmërojë paraprakisht për shkëputjen pas përfundimit të pagesës. Në të kundërt pagesa pasardhëse do të llogaritet nga dita e shkëputjes.

Nëqoftëse nxënësi apo studenti nuk kryejnë pagesën sipas kushteve të përcaktuara ai do të ndalohet për të ndjekur frekuentimin e aktivitetit.

Kurrikula është e mirëpërcaktuar ku janë të ndërthurura pjesa argëtuese me pjesën studimore. Në rast anullimi të aktivitetit ditor, rutina vazhdon me aktivitetin e parashikuar në ditën e rradhës. Çdo ditë ka temën përkatëse e cila përfaqëson ditën në tërësi.

Në Guidën Natyrore të implementuar në Kurrikulë, përfshihen vizitat në Pikat Turistike, Monumentet Historik, Institucione, Parqe Natyrore, Panaire, Evente argëtuese, etj. Zhvillimi i Guidës Natyrore organizohet gjithmonë në varësi të Kushteve Atmosferike.

Lojërat Inteligjente përfshijnë mësimin e lojërave fizike, mendore si shahu, dama, ndërtimin e projekteve, posterave, motivimin e pasionit, etj.

Gjatë eskursioneve dhe qëndrimeve në natyrë përfshihen aktivitete sportive edukuese dhe kalitëse.
Gjatë eskursioneve të mëdha i gjithë ushqimi merret nga shtëpia.

Për çdo dalje në Guidë është e detyrueshme që nxënësi të ketë uniformën.

Në rast të shkeljes së disiplinës etike të rregullave të Kampusit, nxënësi qortohet duke u ndaluar të marrë pjesë në Guidën e rradhës.
Gjithashtu ai qortohet dhe këshillohet i veçuar në këndin përkatës në rast të shkeljes disiplinore të etikës së sjelljes dhe shkeljes së rregullave në Institucion.
Ushqimi është i përcaktuar në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe është i detyrueshëm me përjashtim të rasteve kur prindi nuk pranon të bëhet palë bashkëpunuese në këtë proces të edukimit të aktivitetit ditor të fëmijës.
Në rastin e eskursioneve të mëdha nxënësi duhet të paraqitet brenda orarit të caktuar nga Institucioni.
Në rastin kur nxënësi përjashtohet për shkelje të disiplinës nga ana e tij ose e prindit, pagesa nuk kthehet.

Në këtë program nuk përfitohet asnjë formë Çertifikimi.

***

Kurrikula mësimore e zhvillimit të Procesit të Studimit dhe Aktivitetit për Programin Kampus në “Time Center” është si mëposhtë:

Implementimi:  Kolegjet & Kampuset Profesionale Europiane, Britanike dhe Amerikane. (Përshtatur në sistemin Shqiptar).

Referenca: Kurrikulat dhe Udhëzimet Didaktike të MAS, Kurrikulat Akademike të Institucioneve homologe Europiane dhe Amerikane me një përvojë dhe eksperiencë prej disa dekadash në këtë fushë.

Ndarja e Grupeve sipas kategorive:

– Grupi i Vogël – Mosha 03-05 vjeç.
– Grupi i Mesëm – Mosha 06-08 vjeç.
– Grupi i Madh – Mosha 09-12 vjeç.

Lëndët dhe Aktivitetet bazë:
* Fiskulturë,
* “Të njohim qytetin tonë” (Guidë Natyrore),
* Gjuha e Huaj (Studime Interaktive),
* Mësim Cikli Shkollor (Studim Interaktiv),
* Trajnim Lidershipi,
* Kompjuter (Studim Interaktiv),
* Lojëra Inteligjente (Shah, Damë, Monopoly, etj),
* Aktivitet Shplodhës “Të mësojmë duke luajtur”,
* Eskursione në grup, etj.

Shpërndarja në kohë ditore:

A. 50 % Aktivitet Mësimor.
B. 50 % Aktivitet Edukativo Argëtues.

* Çdo disiplinë është e hartuar konform Dispozitave dhe Kurrikulave të hartuar nga Profesionistë të Çertifikuar të fushës ku përfshihen Psikologë, Profesionistë koopetentë të fushës Pedagogjike, etj.
Çdo disiplinë kërkon bashkëpunimin dhe 
mbështetjen unanime të Prindit.

10399747_524296021085797_4881949322131486697_n* Foto: Moment nga aktiviteti i Kampusit Veror, Eskursion në Pezë, Sezoni i Parë Qershor – Gusht 2015.
13592222_572719556243443_1003241545174801479_n* Foto: Moment nga aktiviteti i Kampusit Veror, Punim Grafik: “Dje & Sot… Të mësosh kurrë nuk është vonë… Të krijuar për të qenë GOLD… Marrim më të mirën e Traditës për të frymëzuar Modernen drejt së ardhmes Europiane…;)”.