Kodi i Etikës 01 Shtator 2017 – 31 Gusht 2018!

Kodi i Etikës në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”.
Sezoni 01 Shtator 2017 – 31 Gusht 2018!
Të mësosh kurrë nuk është vonë… 


Zonjë, Zonjushë, Zotëri,
Duke qenë pjesë e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center” ju bëheni një nga kontribuesit më të vlefshëm dhe të rëndësishëm, drejt përmbushjes së synimit tonë në rrugën e besimit tek Dija dhe vlerat e saj.

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” në të gjithë tërësinë e tij është konceptuar si një unitet i bashkuar njerëzish dhe kompaktësie që besojnë tek vizioni Europian i edukimit, shkollimit dhe kulturës vetjake. Ndaj detyra e gjithësecilit prej nesh është të kontribuojmë në çuarjen përpara të vizionit tonë, për të besuar në fuqinë e ndryshimit, edukuar qytetarin e nesërm dhe për të investuar sot për të.

Ne ju ftojmë të na ndihmoni me këshillat, sygjerimet, idetë dhe opinionet tuaja mbi punën tonë. Ju mund të na shkruani në të gjitha kontaktet tona, duke u bërë kështu ndihmuesit tanë më të mirë, që me këshillat e juaja do të na mundësonit të arrijmë më pranë jush.

Të jesh pjesë e një Institucioni do të thotë të kesh detyra dhe përgjegjësi, ndaj ne mendojmë se detyra parësore e gjithësecilit prej nesh është të zbatojmë e ndërtojmë sëbashku një “Kod Etike” në komunikimin tonë, për të forcuar kështu partneritetin dhe vendosur një komunikim të civilizuar midis pjesëtarëve të një Institucioni.

Zonjë, Zonjushë, Zotëri, ju takon juve vetjakisht dhe të gjithëve ne sëbashku të ndërtojmë “Time Center”, si një Institucion i së nesërmes.
Faleminderit që jeni pjesë e rrugës sonë! 

“KODI  I  ETIKËS 01 Shtator 2017 – 31 Gusht 2018!”

 1. “Time Center” është një Insitucion Arsimor Profesional laik, pa dallim bindjeje politike, fetare, ideje e gjykimi diskriminues racor dhe gjinor, që njeh dhe respekton rregullat dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë, licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në kategorinë e Arsimit Parauniversitar si Institucion Arsimor Plotësues me numër License: LN-7917-05-2014 dhe si Arsim ParaShkollor (Kopsht) me numër License: LN-1984-08-2016.

Nga 26 Qershori i vitit 2014, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” është i akredituar nga CDS (Certipass Digital Skills) si Qendër Europiane e Informatikës (Ei-Center) për Çertifikimin dhe ofrimin e moduleve EIPASS dhe gjithashtu nga Qershori i vitit 2014 “Time Center” është autorizuar nga IMB (Instituti i Modelimeve në Biznes) si Qendër e Autorizuar për Programet ALPHA. Po ashtu “Time Center” figuron në listën e Institucioneve njohëse për Provimet CaMLA publikuar në siten zyrtar të CaMLA (Cambridge Michigan Language Assessments).
Duke filluar nga 06 Marsi i vitit 2014, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” ka çertifikuar nxënësit dhe studentët e tij të Gjuhës Angleze, (pas nënshtrimit në testimet përkatëse të “Trinity Exams”), nën logot e Institucionit dhe “Trinity College London”.

2. Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” në të gjithë tërësinë e tij është konceptuar si një unitet i bashkuar njerëzish dhe kompaktësie që besojnë tek vizioni Europian i edukimit, shkollimit dhe kulturës vetjake.
Struktura Organizative e Institucionit është e përbërë nga: Bordi Drejtues, Këshilli Pedagogjik, Zyra e Informacionit, Zyra e Promocionit, Zyra e Burimeve Njerëzore, Financa, Zyra e Shërbimeve Profesionale, Zyra e Shërbimeve Strategjike, Zyra e Këshillimit dhe Promovimit Vullnetar, Cikli Kopsht, ParaShkollor,  Studim PasShkollor, Cikli i Kurseve & Trajnimeve, Kampusi Veror, Komuniteti Prindër/Nxënës, Klubet e Anëtarësimit, Time Media, Time Examination Center, etj.

 3. Synimi parësor dhe final i stafit themelues të “Time Center” është: “Të besojmë në fuqinë e ndryshimit, të edukojmë qytetarin e nesërm dhe të investojmë sot për të”.

4. Procesi mësimor në “Time Center” zhvillohet nën moton: “Të mësosh kurrë nuk është vonë…”.
Ky proces zhvillohet i ndarë përkatësisht në sezonet: Sezoni Akademik (01 Shtator – 01 Korrik), Sezoni Veror (01 Korrik – 14 Gusht), Kampusi Veror (01 Qershor – 14 Gusht). Për kategorinë e Cikleve Kopsht, ParaShkollor dhe Studim PasShkollor duke filluar nga data 01 Qershor, Kurrikulës Studimore përkatëse i bashkangjitet Kurrikula e Kampusit Veror.

5. Sistemi i Programeve të Studimit në “Time Center”, zhvillohet duke përdorur metodat, kurrikulat dhe udhëzimet më të fundit mësimore të botuara nga Institucionet Arsimore më profesionale në botë, të ndërtuara sipas standarteve të ekselencës akademike bashkuar me Programet e Udhëzimet e Miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

6. Procesi mësimor i Programeve të Studimit Kurse dhe Programeve të Gjuhëve të Huaja zhvillohet në seanca të barazlarguara nga njëra-tjetra në varësi të Paketës përkatëse. Një seancë është 90 minuta. Studimi mund të kryhet në grup ose individual. Gjatësia e nivelit të gjuhëve, varion në varësi të ecurisë personale të individit dhe mesatares së përgjithshme të grupit. Mesatarisht një nivel i studimit të Gjuhës së Huaj është i parashikuar të zgjasë nga 48-54 seanca.

Më konkretisht kriteret për Proceset e Studimit mësimore në “Time Center” vijojnë si më poshtë:

A. Procesi mësimor i Programeve të Studimit Kurse në “Time Center” zhvillohet në seanca të barazlarguara (90 minutëshe) nga dita e Hënë deri ditën e Dielë nga ora 08:00 – 22:00. (Festat Zyrtare nqse bëhen pushim nuk llogariten në pagesë).
Për të gjitha Nivelet e Gjuhëve pagesa fillon nga 1500 lekë në 8 seanca për studimin në grup të plotë (mbi 6 persona) dhe ndryshon në varësi të nivelit, ofertave sezonale dhe mënyrës së frekuentimit sipas paketave përkatëse të përcaktuara në Listën e Çmimeve.

Pagesa mund të kryhet sipas formave:
a. Çdo 8 seanca për studimin në grup, b. Individuale për studimin individual.

Pagesa duhet kryer paradhënie në fillim të 8 – seancave për studimin në grup dhe në fillim të 2 – seancave paraprake për studimin individual. Pagesa nuk kthehet në rast mungese ose mosparaqitje në orar të nxënësit ose studentit. Çmimi i pagesës individuale ndryshon nga çmimi i pagesës në grup. (Shiko listën e Çmimeve në kategorinë përkatëse në websiten zyrtar ose pranë Zyrës së Informacionit).
Nëqoftëse nxënësi apo studenti nuk kryejnë pagesën sipas kushteve të përcaktuara, ai do të ndalohet për të ndjekur frekuentimin e mësimit.

Studimi në grup përcaktohet në këto kategori:
– Grup i Plotë (6-14 persona).
– Grup i Përcaktuar (4-5 persona).
– Grup i Përcaktuar Individual (2-3 persona).
– Individual (1 person).

Në Procesin mësimor të Programeve të Studimit Kurse në “Time Center”, orari i kurseve grup dhe individual përcaktohet sipas kushteve të ofruara nga Zyra e Informacionit në bashkëpunim me konsensusin e shumicës së grupit.

Në procesin mësimor grup, nuk ka vendimarrje personale por vendimarrjet bëhen me konsensusin e të gjithë pjestarëve të grupit. Nqse një nga pjestarët e grupit kërkon të ndërpresë nivelin ai është i lirë ta ndërpresë atë por pa penguar ecurinë e pjestarëve të tjerë të grupit dhe pa cënuar kriteret e përcaktuara në këtë “Kod Etike”. Nqse nxënësi apo studenti kërkon të rikthehet në atë grup ai duhet të ribëjë seanca individuale në varësi të shkëputjes për t’u barazuar në nivel me pjestarët e tjerë të grupit dhe duhet të kryejë pagesat në mënyrë të barabartë me pjestarët e tjerë të grupit. Në të kundërt ai mund të rikthehet vetëm në mësimin ku e ka ndërprerë nivelin në varësi të orareve dhe mundësisë që ka Institucioni.

Në rastet kur grupi bie nën numrin minimal të personave të kushtëzuar sipas emërtimit në përcaktimin e mësipërm nxënësve të mbetur u ofrohen mundësitë:

– Ribashkim me grupet e tjera paralele në nivel. (Pa ndryshuar pagesa).
– Studim individual për ta mbyllur më shpejt nivelin. (1500 lekë/seanca 90 min).
– Studim në varësi të një prej kushteve të pagesës sipas kategorisë së mbetur (Shih përcaktimet mësipër).

Në rast se nxënësi apo studenti nuk gjejnë konsensusin për një nga tre mundësitë e mësipërme, Institucioni nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e nivelit.

Në procesin akademik mësuesi zbaton procesin e përzgjedhjes në varësi të ecurisë personale të individit. Në këtë proces, mësuesi është i detyruar të zbatojë planin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Bordi Drejtues i Institucionit pa anashkaluar apo nxituar asnjë pjesë të tij.

Procesi mësimor i Gjuhëve të Huaja në “Time Center” zhvillohet në “sistem Kolegji” me praninë e tre mësuesve vlerësues sipas kategorive: Gramatikë, Metodikë, Laborator.

Për çdo mungesë nxënësi ose prindi duhet të lajmërojnë pranë Zyrës së Informacionit, në rast të kundërt, nëqoftëse nxënësi bën 3 mungesa rrjesht të palajmëruara nuk pranohet më në atë grup ose duhet të pranojë të marrë përsipër plotësimin në mënyrë individuale të pjesës mësimore të humbur dhe kryerjen e pagesës në mënyrë të barabartë me pjesën tjetër në vazhdimësi të grupit.

Në rast të shkeljes së disiplinës etike të rregullave të frekuentimit të studimit, nxënësi qortohet sipas udhëzimeve disiplinore të hartuara nga Institucionet përkatëse në fuqi ku ai qortohet dhe këshillohet i veçuar në këndin përkatës. Për çdo qortim dhe shkelje të rregullave të etikës Institucioni ka përgjegjësinë të vërë në dijeni Prindin.
Në rastin kur nxënësi përjashtohet për shkelje të disiplinës nga ana e tij ose e prindit, pagesa nuk kthehet.

Nxënësit që kërkojnë të rregjistrohen në nivelet më lartë se niveli bazë duhet të kryejnë një testim dhe vetëm pasi nxënësi të ketë marrë mbi 70 pikë (përqind) në testim, ai është i aftë për t’u rregjistruar në nivelin e kërkuar. Testimi vetëvlerësues është online dhe kushton 1000 lekë, pagesë e cila nuk rikthehet nëqoftëse nxënësi nuk arrin rezultatin e kërkuar.

Testi vlerësues për nivelet e Gjuhëve të Huaja është i ndërtuar online në 3-4 seanca vlerësuese (60 MINUTËSHE) TË BARAZLARGUARA, të cilat janë të përfshira në pagesën e kursit përkatës sipas mënyrës së frekuentimit, ku nxënësi, në varësi të Gjuhës në të cilën studion, vlerësohet duke u testuar në kategoritë e mëposhtme:

– Të shkruar.
– Të kuptuar.
– Të lexuar.
– Të shprehur.

Testi vlerësues në Programet e Kompjuterit është i ndarë në dy kategori:

– Vlerësimin Teorik.
– Vlerësimin Praktik.

Pajisja me Çertifikatë ndodh vetëm atëherë kur nxënësi e ka përfunduar të gjithë nivelin dhe ka marrë pjesë në të gjitha testimet dhe detyrimet përkatëse në plotësimin e dosjes së tij kualifikuese.

Dosja kualifikuese përmban:

– Rregjistrin frekuentues dhe pagesën e rregullt të orëve mësimore.
– Kartë identiteti, çertifikatë personale ose pasaportë biometrike.
(Një nga këto dokumente nxënësi duhet ta ketë patjetër ditën e testimit. Në të kundërt ai nuk hyn në testim duke djegur datën).
– Një fotografi në format çertifikate me sfond të bardhë.
– Detyrat dhe kriteret plotësuese nga mësuesi.
– CV për mundësi punësimi (në dëshirën e studentit).
– Përmbushja e pikëve kaluese (mbi 50 % të pikëve totale të testimeve).

Në vlerësimet e institucionit nota është reale dhe në menaxhimin e provimit marrin pjesë ekzaminues nga Zyra e Informacionit, Bordit Drejtues dhe Stafit mësimor. Nxënësi ka të drejtë të njihet me përgjigjet e testimit në prani të ekzaminuesit por nuk ka të drejtë të marrë tezën jashtë institucionit. Gjithashtu ai mund të ripërsërisë provimin ose të ankimojë notën e tij pranë Zyrës së Informacionit duke bërë kërkesë dhe duke prenotuar një datë tjetër individuale.

Nqse nxënësi nuk paraqitet në një nga seancat e testimit ai duhet të rezervojë një seancë individuale (1500 lekë) ose në rast të kundërt ai vlerësohet me zero pikë për atë kategori, (nuk pajiset me Çertifikim) dhe nëse nuk ka grumbulluar pikët kaluese nxënësi nuk kalon nivelin. Nëse ka grumbulluar pikët kaluese nxënësi mund të kalojë në nivelin tjetër edhe pse nuk është pajisur me Çertifikatë.

Nxënësi ose studenti nuk mund të kryejnë më shumë se një Testim brenda lëndës në një ditë.

Institucioni mund të kryejë testime verifikuese ndihmuese dhe plotësuese të palajmëruara me konsesusin paraprak të nxënësve dhe studentëve në prani të Ekzaminuesve nga Zyra e Informacionit.

Pas përfundimit të çdo niveli të Gjuhëve të Huaja dhe Programeve Kurse studenti pajiset me Çertifikatë të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, të ndërtuara në përputhje dhe zbatueshmëri me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe të hartuara sipas standarteve të vlerësimit të sistemit vlerësues të Bashkimit Europian. Në përfundim të të gjitha niveleve të Gjuhëve të Huaja, studenti pajiset me Diplomë. Në testimet për Çertifikatë dhe Diplomë nxënësi është i lirë t’i nënshtrohet një prej formave të prezantimit në publik:  “Public Speaking”, “Town Hall Meeting”, “Role Speaking”, “Talk Show”.
Në Programet e tjera plotësuese të studimit, studenti pajiset vetëm me Vërtetim për përgatitjen e kryer, dhe me Çertifikata Partnere Plotësuese (EIPASS, IMB, etj.), sipas Paketës së zgjedhur.

Rezultatet e Testimit dalin minimalisht 10-14 ditë nga dita e fundit e Testimit.

Çertifikata del minimalisht 30-45 ditë nga dita e dorëzimit të plotë të kritereve të dokumentacionit. Nxënësit dhe Studentët duhet të interesohen pranë Zyrës së Informacionit pas afatit të përcaktuar për tërheqjen e Rezultateve dhe Çertifikimit.

Çertifikata mund të tërhiqet vetëm nga nxënësi ose studenti identifikues përkatës ose nga prindi i verifikuar nga mjeti i identifikimit.

Nxënësi ose studenti janë të detyruar të pajisen me literaturën përkatëse të kërkuar nga kurrikula e Institucionit. Jo domosdoshmërisht Institucioni është i detyruar të ofrojë këtë literaturë në ambientet e tij.

***

B. Procesi mësimor i Ciklit të Programit Kopsht në “Time Center” zhvillohet nga dita e Hënë deri ditën e Shtunë nga ora 08:00 – 17:00 (me drekë) dhe 08:00-12:00 (pa drekë). (Festat Zyrtare janë pushim dhe llogariten në pagesë).

Programi Kopsht ofrohet në Ciklin Kohor me Drekë (ku përfshihet fjetja + vakti i drekës) dhe Pa Drekë.
Vakti i mëngjesit dhe transporti nuk janë të përfshirë në Çmimin e Paketës.
Pagesa duhet të kryhet sipas kushteve të përcaktuara më lartë. (Shiko listën e Çmimeve në kategorinë përkatëse në websiten zyrtar ose pranë Zyrës së Informacionit).

Pagesa nuk kthehet në rast mungese ose mosparaqitje në orar të nxënësit për çdo lloj arsyeje.
Nëqoftëse prindi nuk kryen pagesën sipas kushteve të përcaktuara në këtë kontratë ai do të ndalohet për të ndjekur frekuentimin e mësimit.

Në rast të shkeljes së disiplinës etike të rregullave të frekuentimit e të studimit, nxënësi qortohet sipas udhëzimeve disiplinore të hartuara nga Institucionet përkatëse në fuqi ku ai këshillohet i veçuar në këndin përkatës pa cënuar nderin, personalitetin dhe të drejtat e tij përkatëse. Për çdo qortim dhe shkelje të rregullave të etikës, Institucioni ka përgjegjësinë të vërë në dijeni Prindin.
Në rastin kur nxënësi përjashtohet për shkelje të disiplinës nga ana e tij ose e prindit, pagesa nuk kthehet.

Në rast mungese ose shkëputjeje për arsye të ndryshme dhe i mbaron afati i kontratës aktuale, Prindi duhet të rinovojë kontratën për rezervimin e vendit dhe ndjekjen në vazhdimësi të Procesit mësimor 10 ditë përpara mbarimit të kontratës aktuale, në rast të kundërt Institucioni nuk mban asnjë përgjegjësi për zënien e vendit vakant.

Në rast problemi shëndetësor të fëmijës Institucioni duhet të vërë në dijeni prindin dhe ta shkëpusë nxënësin nga procesi mësimor. Në rast shkëputjeje për arsye shëndetësore ripranimi i fëmijës në Institucion bëhet sipas kushteve dhe udhëzimeve të Institucioneve përkatëse.

Ushqimi është i përcaktuar në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe është i detyrueshëm me përjashtim të rasteve kur prindi nuk pranon të bëhet palë bashkëpunuese në këtë proces të edukimit të aktivitetit ditor të fëmijës.

Në rastin e eskursioneve të mëdha nxënësi duhet të paraqitet brenda orarit të caktuar nga Institucioni.
Gjatë eskursioneve të mëdha i gjithë ushqimi merret nga shtëpia.

Nxënësi është i detyruar të pajiset me literaturën përkatëse të kërkuar nga Kurrikula e Institucionit. Jo domosdoshmërisht Institucioni është i detyruar të ofrojë këtë literaturë në ambientet e tij. Në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik nxënësi pajiset me Çertifikimin Vërtetues të licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

Nqse nxënësi nuk i ka kryer të gjitha detyrimet e kritereve të përcaktuara nga Institucioni, (pagesat sipas kontratës së zgjedhur dhe frekuentimin e mbi 70% të Ciklit Akademik), nuk përfiton Çertifikimin Vërtetues i cili është i përfshirë sëbashku me literaturën vetëm në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik.

Në rast të frekuentimit me pjesë nxënësi nuk përfiton Çertifikimin Vërtetues.

Kriteret e plotësimit të dokumentacionit për t’u rregjistruar në këtë Program janë si mëposhtë:

– Certifikata e Lindjes me Fotografi.
– Mjet Identifikimi i Prindit dhe personave që do ta shoqërojnë fëmijën.
– Dokumentat e Vaksinimit.
– Analiza e feceve.
***

C. Procesi mësimor i Ciklit të Programit ParaShkollor në “Time Center” zhvillohet nga dita e Hënë deri ditën e Premte nga ora 08:00 – 17:00. (Festat Zyrtare janë pushim dhe llogariten në pagesë).

Programi ParaShkollor ofrohet në Ciklin Kohor me Drekë (ku nuk përfshihet fjetja por vetëm vakti i drekës). Vakti i mëngjesit dhe transporti nuk janë të përfshirë në Çmimin e Paketës.

Pagesa duhet të kryhet sipas kushteve të përcaktuara më lartë. (Shiko listën e Çmimeve në kategorinë përkatëse në websiten zyrtar ose pranë Zyrës së Informacionit).

Pagesa nuk kthehet në rast mungese ose mosparaqitje në orar të nxënësit për çdo lloj arsyeje.

Nëqoftëse prindi nuk kryen pagesën sipas kushteve të përcaktuara në këtë kontratë ai do të ndalohet për të ndjekur frekuentimin e mësimit.

Në rast të shkeljes së disiplinës etike të rregullave të frekuentimit e të studimit, nxënësi qortohet sipas udhëzimeve disiplinore të hartuara nga Institucionet përkatëse në fuqi ku ai këshillohet i veçuar në këndin përkatës pa cënuar nderin, personalitetin dhe të drejtat e tij përkatëse. Për çdo qortim dhe shkelje të rregullave të etikës, Institucioni ka përgjegjësinë të vërë në dijeni Prindin.

Në rastin kur nxënësi përjashtohet për shkelje të disiplinës nga ana e tij ose e prindit, pagesa nuk kthehet.

Në rast mungese ose shkëputjeje për arsye të ndryshme dhe i mbaron afati i kontratës aktuale, Prindi duhet të rinovojë kontratën për rezervimin e vendit dhe ndjekjen në vazhdimësi të Procesit mësimor 10 ditë përpara mbarimit të kontratës aktuale, në rast të kundërt Institucioni nuk mban asnjë përgjegjësi për zënien e vendit vakant.

Në rast problemi shëndetësor të fëmijës Institucioni duhet të vërë në dijeni prindin dhe ta shkëpusë nxënësin nga procesi mësimor. Në rast shkëputjeje për arsye shëndetësore ripranimi i fëmijës në Institucion bëhet sipas kushteve dhe udhëzimeve të Institucioneve përkatëse.

Ushqimi është i përcaktuar në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe është i detyrueshëm me përjashtim të rasteve kur prindi nuk pranon të bëhet palë bashkëpunuese në këtë proces të edukimit të aktivitetit ditor të fëmijës.

Në rastin e eskursioneve të mëdha nxënësi duhet të paraqitet brenda orarit të caktuar nga Institucioni.
Gjatë eskursioneve të mëdha i gjithë ushqimi merret nga shtëpia.

Nxënësi është i detyruar të pajiset me literaturën përkatëse të kërkuar nga Kurrikula e Institucionit. Jo domosdoshmërisht Institucioni është i detyruar të ofrojë këtë literaturë në ambientet e tij. Në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik nxënësi pajiset me Çertifikimin Vërtetues të licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

Nqse nxënësi nuk i ka kryer të gjitha detyrimet e kritereve të përcaktuara nga Institucioni, (pagesat sipas kontratës së zgjedhur dhe frekuentimin e mbi 70% të Ciklit Akademik), nuk përfiton Çertifikimin Vërtetues i cili është i përfshirë sëbashku me literaturën vetëm në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik.

Në rast të frekuentimit me pjesë nxënësi nuk përfiton Çertifikimin Vërtetues.

Kriteret e plotësimit të dokumentacionit për t’u rregjistruar në këtë Program janë si mëposhtë:

– Certifikata e Lindjes me Fotografi.
– Mjet Identifikimi i Prindit dhe personave që do ta shoqërojnë fëmijën.
– Dokumentat e Vaksinimit.
– Vizita e okulistit.
***

D. Procesi mësimor i Paketës së Programit të Studimit Passhkollor në “Time Center” zhvillohet nga dita e Hënë deri ditën e Premte nga ora 08:00-12:00 dhe 12:00-17:00. (Festat Zyrtare janë pushim dhe llogariten në pagesë).

Programi i Studimit PasShkollor ofrohet në Ciklin Kohor me Drekë (ku nuk përfshihet gjumi por vetëm vakti i drekës).

Transporti nuk është i përfshirë në Paketë

Pagesa duhet të kryhet sipas kushteve të përcaktuara më lartë. (Shiko listën e Çmimeve në kategorinë përkatëse në websiten zyrtar ose pranë Zyrës së Informacionit).

Pagesa nuk kthehet në rast mungese ose mosparaqitje në orar të nxënësit për çdo lloj arsyeje.

Nëqoftëse prindi nuk kryen pagesën sipas kushteve të përcaktuara në këtë kontratë ai do të ndalohet për të ndjekur frekuentimin e mësimit.

Në rast të shkeljes së disiplinës etike të rregullave të frekuentimit e të studimit, nxënësi qortohet sipas udhëzimeve disiplinore të hartuara nga Institucionet përkatëse në fuqi ku ai këshillohet i veçuar në këndin përkatës pa cënuar nderin, personalitetin dhe të drejtat e tij përkatëse. Për çdo qortim dhe shkelje të rregullave të etikës, Institucioni ka përgjegjësinë të vërë në dijeni Prindin.

Në rastin kur nxënësi përjashtohet për shkelje të disiplinës nga ana e tij ose e prindit, pagesa nuk kthehet.

Në rast mungese ose shkëputjeje për arsye të ndryshme dhe i mbaron afati i kontratës aktuale, Prindi duhet të rinovojë kontratën për rezervimin e vendit dhe ndjekjen në vazhdimësi të Procesit mësimor 10 ditë përpara mbarimit të kontratës aktuale, në rast të kundërt Institucioni nuk mban asnjë përgjegjësi për zënien e vendit vakant.

Në rast problemi shëndetësor të fëmijës Institucioni duhet të vërë në dijeni prindin dhe ta shkëpusë nxënësin nga procesi mësimor. Në rast shkëputjeje për arsye shëndetësore ripranimi i fëmijës në Institucion bëhet sipas kushteve dhe udhëzimeve të Institucioneve përkatëse.

Ushqimi është i përcaktuar në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe është i detyrueshëm me përjashtim të rasteve kur prindi nuk pranon të bëhet palë bashkëpunuese në këtë proces të edukimit të aktivitetit ditor të fëmijës.

Në rastin e eskursioneve të mëdha nxënësi duhet të paraqitet brenda orarit të caktuar nga Institucioni.

Gjatë eskursioneve të mëdha i gjithë ushqimi merret nga shtëpia.

Nxënësi është i detyruar të pajiset me literaturën përkatëse të kërkuar nga Kurrikula e Institucionit. Jo domosdoshmërisht Institucioni është i detyruar të ofrojë këtë literaturë në ambientet e tij. Në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik nxënësi pajiset me Çertifikimin Vërtetues të licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

Nqse nxënësi nuk i ka kryer të gjitha detyrimet e kritereve të përcaktuara nga Institucioni, (pagesat sipas kontratës së zgjedhur dhe frekuentimin e mbi 70% të Ciklit Akademik), nuk përfiton Çertifikimin vërtetues i cilit është i përfshirë sëbashku me literaturën vetëm në përfundim të të gjithë Ciklit Akademik.

Në rast të frekuentimit me pjesë nxënësi nuk përfiton Çertifikimin vërtetues.

Kriteret e plotësimit të dokumentacionit për t’u rregjistruar në këtë Program janë si mëposhtë:

– Certifikata e Lindjes me Fotografi.
– Mjet Identifikimi i Prindit dhe personave që do ta shoqërojnë fëmijën.
***

E. Procesi mësimor argëtues plotësues i Kampusit Veror në “Time Center” zhvillohet nga dita e Hënë deri ditën e Premte nga ora 09:00 – 17:00. (Festat Zyrtare janë pushim dhe llogariten në pagesë).

Programi i Kampusit Veror ofrohet në Ciklin Kohor me Drekë (ku nuk përfshihet fjetja por vetëm vakti i drekës). Vakti i mëngjesit dhe transporti nuk janë të përfshirë në Çmimin e Paketës.
Nxënësi është i detyruar të pajiset me Uniformën Përkatëse të caktuar nga Institucioni e cila nuk është e përfshirë në Çmimin e Paketës dhe është e detyrueshme pavarësisht nga tre format e abonimit.

Pagesa mund të kryhet sipas formave:
a. Mujore (30 ditë seri), b. Javore (5 ditë seri), c. Individuale Ditore (ditë të barazlarguara).

Pagesa duhet kryer paradhënie në ditën e parë të muajit për rastin mujor dhe ditën e parë të javës për rastin javor ose një ditë avancë në rastin ditor. Pagesa nuk kthehet në rast mungese ose mosparaqitje në orar të nxënësit ose studentit. Çmimi i pagesës individuale ditore ndryshon nga çmimi i pagesës javore dhe asaj mujore. (Shiko Listën e Çmimeve në kategorinë përkatëse në websiten zyrtar ose pranë Zyrës së Informacionit).

Në rastin e abonimit me pagesë javore ose individuale ditore, Prindi duhet të lajmërojë paraprakisht për shkëputjen pas përfundimit të pagesës. Në të kundërt pagesa pasardhëse do të llogaritet nga dita e shkëputjes.

Nëqoftëse nxënësi apo studenti nuk kryejnë pagesën sipas kushteve të përcaktuara ai do të ndalohet për të ndjekur frekuentimin e aktivitetit.

Kurrikula është e mirëpërcaktuar ku janë të ndërthurura pjesa argëtuese me pjesën studimore. Në rast anullimi të aktivitetit ditor, rutina vazhdon me aktivitetin e parashikuar në ditën e rradhës. Çdo ditë ka temën përkatëse e cila përfaqëson ditën në tërësi.

Në Guidën Natyrore të implementuar në Kurrikulë, përfshihen vizitat në Pikat Turistike, Monumentet Historik, Institucione, Parqe Natyrore, Panaire, Evente argëtuese, etj. Zhvillimi i Guidës Natyrore organizohet gjithmonë në varësi të Kushteve Atmosferike.

Lojërat Inteligjente përfshijnë mësimin e lojërave fizike, mendore si shahu, dama, ndërtimin e projekteve, posterave, motivimin e pasionit, etj.

Gjatë eskursioneve dhe qëndrimeve në natyrë përfshihen aktivitete sportive edukuese dhe kalitëse.
Gjatë eskursioneve të mëdha i gjithë ushqimi merret nga shtëpia.

Për çdo dalje në Guidë është e detyrueshme që nxënësi të ketë uniformën.

Në rast të shkeljes së disiplinës etike të rregullave të Kampusit, nxënësi qortohet duke u ndaluar të marrë pjesë në Guidën e rradhës.
Gjithashtu ai qortohet dhe këshillohet i veçuar në këndin përkatës në rast të shkeljes disiplinore të etikës së sjelljes dhe shkeljes së rregullave në Institucion.
Ushqimi është i përcaktuar në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe është i detyrueshëm me përjashtim të rasteve kur prindi nuk pranon të bëhet palë bashkëpunuese në këtë proces të edukimit të aktivitetit ditor të fëmijës.
Në rastin e eskursioneve të mëdha nxënësi duhet të paraqitet brenda orarit të caktuar nga Institucioni.
Në rastin kur nxënësi përjashtohet për shkelje të disiplinës nga ana e tij ose e prindit, pagesa nuk kthehet.

Në këtë program nuk përfitohet asnjë formë Çertifikimi.

***

7. Në rastin e festave zyrtare, nëqoftëse nxënësi ose prindi nuk janë lajmëruar minimalisht 24 orë përpara nga Zyra e Informacionit, mësimi do të kryhet normalisht. Vetëm për sistemin e pagesave me fatura 8-orarshe dhe në rastin e kurseve individuale, nëqoftëse Bordi Drejtues i Institucionit vendos për pushim, pagesa nuk llogaritet nga 8-orarshi dhe ora e caktuar zëvendësohet me një datë tjetër.
Në të gjitha Ciklet e tjera të Studimit pagesa nuk llogaritet vetëm në rastin kur përgjegjësia e pengimit të moskryerjes së procesit mësimor bie mbi përgjegjësinë e Institucionit. Në këtë rast data përkatëse zëvendësohet me një datë tjetër.

Festat që cënojnë identitetin dhe ndjenjat identifikuese të individëve përkatës bëhen pushim me vendim Unanim të Bordit Drejtues. Festat e tjera zyrtare dhe pushimet rutinë vetëm për Procesin mësimor Gjuhë të Huaja dhe Kurse vendosen nga Institucioni në bashkëpunim me konsensusin e shumicës së kursantëve të grupeve të përcaktuara për atë ditë nëse do të bëhen pushim apo nëse procesi mësimor do të vazhdojë.

8. Nxënësi  dhe Prindi mund të shprehin lirshëm ankesat dhe sygjerimet e tyre pranë Zyrës së Informacionit, në mënyrë të hapur ose mbyllurazi në anketimet që kryhen nga Institucioni. Për çdo aktivitet që kryhet nga Institucioni nxënësi ka të drejtë të angazhohet me dëshirën e tij të plotë, pa u penguar nga procesi normal mësimor.

9. Ndalohet qëndrimi në korridor apo pranë ambjeteve të Institucionit gjatë zhvillimit të procesit mësimor. Ndalohet përdorimi i telefonit, i duhanit, pijeve alkoolike, etj, brenda ambjenteve të Institucionit gjatë orës së mësimit. Veshja dhe etika e të sjellurit në Institucion duhet të jetë brenda normave të një Institucioni Arsimor.

Ndalohet hyrja dhe shoqërimi i personave të paautorizuar nga Zyra e Informacionit gjatë zhvillimit të Procesit Mësimor.

10. Bordi Drejtues i Institucionit, Zyra e Informacionit dhe Personeli Mësimor garantojnë dhe mbajnë përgjegjësi të plotë për të zbatuar të drejtat e nxënësit gjatë momentit që ndodhet i pranishëm në Institucion, për të mbrojtur dhe zbatuar të gjitha pikat e shtruara në këtë “Kod Etike” dhe në çdo vendimarrje tjetër të hartuar nga Bordi Drejtues i Institucionit.

11. “Time Center” merr përsipër të ruajë koefidencialitetin e të dhënave personale të nxënësve dhe bashkëpunëtorëve të Institucionit në rastin kur ato janë të mirëpërcaktuara në kriteret bazë që cënojnë individualitetin dhe imazhin personal të personit.

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” ka të drejtë të publikojë në “Time Media” nën logon e kortezisë, të gjitha imazhet fotografike dhe filmike të realizuara gjatë aktiviteteve publike në ambientet e tij. Përzgjedhja e tyre për publikim nuk duhet të cënojë imazhin dhe identitetin e Institucionit dhe të individëve përkatës.

Në rastin e zhvillimit të Procesit Mësimor çdo imazh fotografik apo filmik duhet kryer me konsensusin e shumicës së grupit vetëm nga pjestarët e autorizuar nga Zyra e Informacionit dhe “Time Media” pa cënuar intimitetin e individit dhe procesin mësimor.

12. Në ciklin Kopësht, ParaShkollor dhe Studim PasShkollor nxënësi nuk largohet nga Institucioni nën shoqërinë e personave të paautorizuar nga Prindi.

Bordi Drejtues Institucioni Arsimor Profesional “Time Center”.

Tiranë, 01 Shtator 2017.

*PS. Për t’u njohur me Kurrikulat e Programeve të Studimit sipas kategorive përkatëse jeni të lutur të vizitoni kategoritë përkatëse të publikuara në këtë website.