Mos e harroni Trojën… (Ese)

Mos e Harroni Trojën…
* Bazuar në një histori të vërtetë.

KUJDES KJO ESE NUK ËSHTË PËR “MENDJENDRITURIT”!!!

 1. Hyrje:

Dashuria??? 

Sa ironike është jeta… Të përballë me momente dhe sprova ku ti as që i çon nëpër mend as me imagjinatën më të shfrenuar. Gjithmonë kam besuar se jemi udhëtarë, udhëtarë me një mision. Lum kush zgjedh misionin për mirë.

A dashurojnë luanët??? Po tigrat??? Po shqiponjat??? Këtu e gjej ironinë e jetës. Luanit i duhet të përballet me shumë beteja në jetën e tij. Beteja që mund të shkojnë deri në luftën për jetë a vdekje. A nuk bëjmë edhe ne të njëjtat sfida. A nuk na duhet edhe ne të përballemi me sfida??? Me rrëzime, dështime, ringritje, përplasje, fitore, humbje, zhgënjime…
Udhëtim çdo gjë është udhëtim…

Historia na ka treguar beteja titanësh, luftra vizionesh, luftra të përgjakshme që kanë shkuar deri në jetë a vdekje. Luftra për hundë, për forcë, për mbijetesë. Luftra për triumf.

Por në ndryshim nga Steve Jobs, unë besoj se Dashuria dhe jo vdekja është shpikja më e mirë e jetës. Dashuria është miku dhe armiku i njeriut. Është kufiri ndarës midis fisnikërisë dhe ligësisë, vizionit dhe injorancës.

Ajo është e çuditshme. Njeriu lind, rritet, mësohet të përballet, përgatitet të luftojë dhe ndeshet me të vetmin armik të cilin nuk ka mundur ta mposhtë dot askush. Dashuria…

DASHURIA PËR DIKË QË E KE RRITUR VETË, E KE MËSUAR, STËRVITUR, PËRKRAHUR E NDARË ME TË SHUMË ULJE E NGRITJE TË MPOSHT. TË MPOSHT EDHE ATËHERË KUR DUHET TË FLASËSH. EDHE ATËHERË KUR DUHET TË GODASËSH. DASHURIA, IRONIKISHT ËSHTË PIKËRISHT KY MEKANIZËM QË TË BËN TË HESHTËSH. KJO ËSHTË HESHTJE FISNIKE ZOTËRINJ!!! JO HESHTJA KUR JE INJORANT E AS HESHTJA KUR S’KE APO S’DI ÇTË THUASH…

Këto ditë kam menduar shumë për Luftën në Trojë. E kam parë filmin në disa versione. Parë dhe riparë. Një pyetje më mundon gjithmonë në fund. Kush fitoi në Trojë??? TROJA APO GREKËT??? PËRJETËSIA APO KALI??? Përse grekët nuk e festuan fitoren në Trojë??? Të përgatitesh fort për të fituar diçka dhe në fund të mos festosh???? Mos vallë grekët prisnin të shihnin festimet e Trojanëve dhe më pas u kujtuan se ato duhej të festonin??? APO MOSQOFTË E THËNË, GREKËT NUK E DONIN ATË QË FITOI??? E MË PAS IU DESH TA BËNIN HERO PËR INAT TË TROJANËVE??? (Më kujtohet se grekët nuk e donin Akilin… Nuk e donin se ai nuk ishte stërvitur prej tyre… ).

Dy janë mendimet e para që më vijnë në kokë. Ose grekët e kuptuan që morrën një fitore pa lavdi, ose më vizionarët e largpamësit prej tyre e kuptuan që në të vërtetë ishte Troja ajo që fitoi… Përtej mesazheve raciale, nuk besoj se grekët që përdorën kalin ishin aq largpamës sa të mendonin për përjetësinë. Thjesht ata fituan por nuk u gëzuan, fituan por nuk triumfuan, fituan pa luftuar.

Fituan apo nuk fituan??? Fituan apo ja dhanë??? A fitohet pa luftuar??? Përtej variantit zyrtar të historisë, (dihet që historinë e shkruajnë gjahtarët), KJO GJË KA PAK RËNDËSI, edhe sot autorët më të mirë të letërsisë nuk gjejnë përgjigje…

Më dritëshkurtërit prej tyre mjaftohen me fjalët fituesi nuk gjykohet. Një fjali idiote. Fituesi nuk gjykohet sot? Po nesër???

Një këshillë: mos e lexoni Trojën nqse nuk e ndjeni ritmin e rrahjeve të zemrës së autorit në çdo fjalë që përshkruan historinë e saj. Dhe mos e lexoni nëse dashuroni se do t’ju lërë pa gjumë…

Përse heshtën Trojanët? Përse grekët nuk festuan?

Unë mendoj se Trojanët i mposhti mekanizmi ironik i jetës. DASHURIA. A nuk filloi lufta nga dashuria??? Ja pra përgjigjia, në një betejë finale, në një luftë përjetësie, kur Troja nuk mposhtej me përballje duhej përdorur një mjet tjetër. Fati ishte kundër saj. U gjet Dashuria… Kësaj Troja si shpëtoi dot. Këtu duhej të përballej me vetveten…

Le të kthehemi në jetën tonë. Edhe sot kemi sfida, sfida që të kujtojnë Trojën. I gjeni kudo në çdo garë, eveniment sportiv, konkurencë, konkurs, përballje, etj… Por ironikisht, fatmirësisht, fisnikërisht edhe sot ekziston dashuria. Mjeti që nuk mposhtet por që të mposht.

Ky është mekanizmi që kur heshtim na bën fisnik. Ky është mekanizmi që na bën të ndjehemi krenarë edhe kur nuk fitojmë.

Dikush mund të ironizojë me fjalët e mia, më “mendjendriturit” mund t’i përqeshin.

Por ky mjet ironik që të duket sikur të mposht në të vërtetë të jep përjetësinë. Të bën fisnik. Çdo kush nga ne mund të ketë një Trojë në jetën e tij. Mund të fitoni ose humbisni pak rëndësi ka? Mund të jeni të parët, të dytët, të tretët, të pestët, të njëmijtët…

KUJDES!!! Nqse ju vjen një çast i tillë quajeni veten me fat SHFRYTËZOJENI NË MAKSIMUM, POR MOS HARRONI TROJËN.
Luftoni fort, mos u mposhtni, tmerrojini, përballuni, sfidojini, por në momentin e Kalit, mos humbisni rastin të fitoni PËRJETËSINË.

HESHTNI KUR TA SHIKONI ATË…
KUPTONI QË FITUAT…
MËSOJINI TË FESTOJNË…

Unë e kam prekur Trojën në jetën time.

E preka, luftova, sfidova, guxova, triumfova, tmerrova, trondita, e në fund heshta dhe e dashurova atë. E dashurova duke e parë në sytë që ndrisnin duke më shikuar në bebet e syve të mi gati të lotuara. E dashurova tek fytyra e pastër, e pafajshme, e sinqertë dhe plot mirësi që kërkonte mbështetje kur unë s’mund ta jepja. E pashë dhe e preka tek mirënjohja dhe falenderimi. E në fund heshta… mposhta veten dhe heshta. Kjo është arsyeja e heshtjes dhe sot. Është pikërisht kjo heshtje që më dha dy fitore dhe është pikërisht kjo arsyeja pse festova për t’u kujtuar grekëve që duhet të festojnë. Të festojnë sepse të gjithë fituam. Koha, vizioni dhe përjetësia le të na vlerësojë…

Une e jetova Trojën. E dashurova duke parë Akilin. Heroin i cili nuk e donte këtë përplasje. E pashë kur buzëqeshte, kur dukej sikur thoshte: fitorja është e jotja. Por unë duhet të mbaj premtimin qe dhashë kur më fute në këtë rrugë.

The prize got home.

Kali ishte në sfond…

NUK E LANË TË FITONTE ME LAVDI. E PASHË SI JU VËRSUL GREKËVE QË FILLUAN TË FESTONIN PA U MBYLLUR LUFTA.
POR KALI SE LA…
FITOI AKILI PO JO GREKET. KJO I DHA PËRJETËSINË.
KJO ËSHTË ARSYEJA PSE SOT PËRMENDET TROJA, AKILI, HEKTORI, dhe në asnjë rrjesht grekët. Madje dhe KALI QE ISHTE I TYRE MBAN EMRIN E TROJËS. NJË IRONI APO PENDIM? GJITHÇKA QUHET E TROJËS… EDHE HELENA ËSHTË E TROJËS…
ATEHERE PASKAM TE DREJTË QË PYES?
KUSH E FITOI LUFTEN??? PSE NUK E FESTUAN GREKËT FITOREN NË TROJË???

MOS E HARRONI TROJËN…
TË HESHTËSH NGA DASHURIA ËSHTË FISNIKËRI…
TË HESHTËSH NGA INJORANCA DHE KUR S’KE Ç’TË THUASH ËSHTË ZGJUARSI.

Mos harroni:

Nëqoftëse ndonjëherë flasin për mua, le të thonë që jetova me kolosë. Njerëzit ngrihen e bien sikur gruri i dimrit, por këta emra nuk do të vdesin. Le të thonë që jetova në kohën e Hektorit, zbutësit të kuajve. Le të thonë, jetova në kohën e Akilit…

Le të thonë që DASHUROVA TROJËN…
***

2. Akili…
 

Diku lexova pothuajse diçka të tillë: Akili ishte aq i fortë sa edhe thembra e tij. E thënë ndryshe edhe ai e kishte një pikë të dobët që u pa qartë në Trojë. Megjithatë ai ishte më i forti se të gjithë grekët bashkë. Një hero i pavarur nga Grekët dhe i vlerësuar nga Trojanët. Fakti që këta të fundit e njohin mirë Akilin, madje shpesh edhe më mirë se Grekët vet vazhdon t’i bëjë nervoz edhe sot Grekët që vazhdojnë të hanë inat me historinë, e cila me kokfortësinë e fakteve vazhdon të pyesë: kush e fitoi luftën? Përse nuk e festuan grekët fitoren në Trojë?
Mos e harroni Trojën…
***

3. Mos u beso kurrë grekëve bir… 

Ata janë të çuditshëm. E quajnë Helenën bushtër dhe vazhdojne t’u thonë vetes Helenas… E dogjën Trojën për të mbrojtur nderin e Helenës dhe në fund ishin ato që e përdhunuan…

Helena ishte aq e fajshme sa pafajsia e grekëve brenda Kalit. Bushtra ishte jo lakuriqësia e Helenës por kali që si një pele shterpë polli grekët mëkatfshehur…

Mos u beso kurrë grekëve bir…
Ato e kanë kuptuar që humbën shumë dhe pse hajnë inat me kohën që me kokfortësinë e vet vazhdon t’i pyesë: kush fitoi në Trojë? Përse grekët nuk e festuan fitoren në Trojë?
Mos e harroni Trojën…
Mos u beso kurrë grekëve bir… 

Fation Nikolla,
Institucioni Arsimor Profesional “Time Center”,
Tiranë, 13 Korrik 2014 – Shkurt 2016.