Paketa e Programeve Ekonomike – Moduli A

Karakteristikat që na DIFERENCOJNË!!!
Jepi vetes një mundësi në “Time Center”…
QË NESËR TË KRENOHEN TË GJITHË ME TY!

A. Çfarë është Programi “AlphaWeb”?

AlphaWeb Business (me server të brendshëm) është program financiar për administrimin e bizneseve të mëdha dhe ndërmarrjeve me strukturë komplekse pune. Ky sistem instalohet në një server të brendshëm profesional në ambientet e ndërmarrjes. Përshtatet për aktivitete specifike si banka, institucione dhe ente buxhetore si dhe biznese private të cilat kanë një organizim pune të mirëstrukturuar.

Përmban module të plota, për një ndjekje analitike të procesit të blerjes, shitjes, prodhimit, burimeve njerëzore, etj. Është i orientuar drejt sistemeve “ERP”, si për sa i përket fleksibilitetit, ashtu edhe personalizimit që ofron për çdo ambient pune.

Ndryshe mund të themi se “AlphaWeb” është një program financiar kontabël i cili shërben për administrimin dhe kontrrollin e plotë të një ndërrmarrje ose biznesi. Ky program i shërben të gjithë studentëve të financës të cilët e kryejnë si lëndë me zgjedhje në universitet por gjithashtu programi ofron mundësi përdorimi edhe për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë menaxherëve dhe personave që nuk kanë studiuar për financë.

E mira dhe një nga të risitë më kryesore të programit është se ai funksionon dhe mund të përdoret tërësisht online nga kompjuteri ose celulari juaj dhe ofrohet i gjithi në gjuhën shqipe.

B. Disa funksione kryesore pse ju këshillojmë “AlphaWeb”?

1. Ky program kontrollon ecurinë e ndërrmarrjes ose biznesit nëpërmjet raporteve të shumëllojshme.
2. Monitoron punën e përdoruesave sipas detyrave dhe të drejtave të lejuara.
3. Kontrollon magazina nëpërmjet hyrje-daljeve të inventarit, veprimeve me dy njësi matjeje dhe disa metoda kostoje, etj.
4. Lehtëson punën e rregjistrimit dhe përpunimit të dokumentave të shitjes, blerjes, arkës, bankës, magazinës, doganës, pagave.
5. Realizon lidhjen e dokumentave me njëri-tjetrin.

C. Dallimet e “AlphaWeb” nga programet e tjerë?

1. Vihet shpejt në punë. (Të gjitha dritaret mund të ndërtohen sipas kërkesës së klientit).
2. Është i lehtë në përdorim dhe i shpejtë në rregjistrimin e veprimeve të përditshme të ndërrmarrjes.
3. Mundëson komunikimin e magazinave, pikave të shitjes dhe të prodhimit të ndodhura në largësi, njësive vartëse të institucioneve, etj.
4. Bashkërendon punën e sektorëve të shitjes, blerjeve, prodhimit, burimeve njerëzore, etj.
5. Gjeneron raporte financjare dhe jofinancjare sipas kërkesave të personalizuara të përdoruesave.
6. Është praktik dhe ekonomik (nuk ka nevojë për instalim dhe kompjuter të shtrenjtë). Nuk ka kosto mirëmbajtjeje.

D. Kush është Instituti i Modelimeve në Biznes, IMB?

Instituti i Modelimeve në Biznes (IMB), më 1997, u prezantua për herë të parë në treg me programin “Kontabiliteti Alpha”. IMB-ja aktualisht është kompania “Software House” më e madhe në Shqipëri në fushën e programeve kompjuterike për administrimin e bizneseve dhe enteve publike, si për numrin e punonjësve, ashtu edhe për pozicionin e saj në treg. IMB-ja zhvillon një varg programesh financiare, sipas kërkesave të tregut, standardeve të kontabilitetit e të teknologjive të fundit të programimit.

IMB-ja është shtrirë edhe jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë, me filialin IMB Kosovë. Që prej vitit 2006 IMB-ja është partner i MESONIC Business Software dhe ofron e implementon programe ERP WINLine për ndërmarrjet me kompleksitet të lartë.

Me Institutin e Modelimeve në Biznes si partnerin tuaj, ju u bashkoheni mbi 6.000 ndërmarrjeve në vend dhe më gjerë, të cilat mbështeten në programet Alpha.

– Si të kërkosh një Qendër Trajnimi?
1. Shtypim www.imb.al
2. Shtypim Më shumë, tek shiriti i menuve kryesore.
3. Tek menuja që hapet shtypim Partnerë.
4. Shtypim skedarin Qendra Trajnimi.

Midis Qendrave dhe Institucioneve Arsimore partnerë të Institutit të Modelimeve në Biznes, IMB, ju do të gjeni të listuar dhe Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”.

E. Katër pika kryesore se përse ju rekomandojmë “AlphaWeb”?

1. I përshtatshëm për: bizneset tregtare, prodhuese, ndërtim, shërbim, zyrat e kontabilitetit, bankat, ojf-të, ojq-të, etj.

2. Mund të punojnë: administratorët dhe drejtuesit, financierët dhe kontabilistët, arkëtarët, përgjegjësit e prodhimit, shitësit, magazinierët, furnizuesit, etj.

3. Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka, prodhimi, aprovimet, amortizimi, qendrat e kostos, burimet njerëzore, transferimi.

4. Shërbimi i ofruar: vënia në punë e programit, konfigurimi i të drejtave dhe i ambienteve të punës, asistencë teknike me telefon dhe online pa limit, trajnimi i përdoruesve, azhurnime automatike pa pagesë, qendra ndihme online 24 orë. (Të gjitha nga “IMB”).

F. Si zhvillohet kjo paketë në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”?

Ne jemi një nga Institucionet e trajnuara dhe të autorizuara nga Instituti i Modelimeve në Biznes, IMB, ku ju mund të mësoni programin “AlphaWeb”. 
(Paketa e Programeve Ekonomike – Moduli A).

Sipas websitit zyrtar të IMB, aktualisht janë vetëm 15 Institucione dhe Qendra Arsimore në qytetin e Tiranës që e gëzojnë një të drejtë të tillë.

Paketa e Programeve Ekonomike (Moduli A), në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center” zhvillohet në 30 seanca, (5xjavë – 1 seancë = 90 min) dhe programi mësimor përmban:

– Formim i përgjithshëm – përfshin seanca mësimore ku studenti njihet me konceptet bazë të kontabilitetit dhe financës për jofinancier dhe me skema logjike se si funksionon një sistem menaxhues.
– Programi “AlphaWeb” – përfshin seancat mësimore ku nëpërmjet ndërthurrjes teori-praktikë, studenti njihet me mësimin, funksionimin, llogjikën e punës dhe mëson të përdorë programin “AlphaWeb”.

Mënyra e shpjegimit të orëve të mësimit përmban shpjegimin me konspekte, skema llogjike dhe ushtrime praktike. Gjithashtu nxënësit i ofrohet dhe literatura elektronike për të zgjeruar më shumë dijet dhe njohuritë e tij në këtë fushë.

Në përfundim të kursit studenti, pasi i është nënshtruar disa formave të ndryshme testimi, i nënshtrohet testimit online dhe nqse rezultati del pozitiv Çertifikohet me Çertifikatë të lëshuar nën emrat përkatës të dy Institucioneve: Instituti i Modelimeve në Biznes (IMB) dhe Institucioni Arsimor Profesional “Time Center”. Çertifikata lëshohet nga Instituti i Modelimeve në Biznes (IMB).

Gjithashtu të akredituar si Qender Europiane e Informatikës, “Ei-Center”, sipas standarteve të një Institucioni Arsimor Europian, duke bashkëpunuar me partnerë dhe brandet më prestigjoze brenda dhe jashtë vendit, si IMB (Instituti i Modelimeve në Biznes) dhe EIPASS (European Informatics Passport, Pashaporta Europiane e Informatikës) në botën elektronike dixhitale, së bashku me një staf të kualifikuar dhe me një eksperiencë disa-vjeçare në trajnimin e studentëve në programet e kompjuterit me metodat dhe versionet me koherente te teknologjisë, me ambiente dhe laboratorë moderne ne ju ofrojmë aftësim dhe përgatitje profesionale në:

– Programet Profesionale Bazë,
– Programet Profesionale Grafikë Design,
– Programet Inxhinierike,
– Programet Ekonomike (Moduli A),
– Programet Ekonomike (Moduli B).

G. Referenca:

– www.imb.al
– www.alphaweb.al
– www.timecenter.al
– https://www.youtube.com/user/IMBshpk
– https://www.facebook.com/pages/IMB/105316598067
– https://www.facebook.com/pages/Time-Center/232367833611952
 
Ju mirëpresim!!!
Faleminderit!!! 🙂