Paketa e Programeve Profesionale Bazë

Karakteristikat që na DIFERENCOJNË!!!
Jepi vetes një mundësi në “Time Center”…
QË NESËR TË KRENOHEN TË GJITHË ME TY!

A. Çfarë është CDS?


Inovacioni në radhë të parë është kulturë, pastaj proçes teknologjik!

Certipass Digital Skills, (CDS), është një ent që merret me inovacionin dhe formimin, duke promovuar në partneritet me ente publike, universitete dhe shoqëri private të gjithë hapat e formimit të personalizuar, hapa këto të aftë t’ju përgjigjen nevojave të vazhdueshme specifike të profesionistëve.
Certipass Digital Skills është enti distributor i autorizuar nga CERTIPASS për shpërndarjen e çertifikimeve EIPASS (European Informatics PASSport) në territorin e: Shqipërisë, Bosnjë – Herzegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Certipass Digital Skills propozon zgjidhje formimi dhe çertifikimi të kompetencave në fushën e TIK, me një gamë të gjerë shërbimesh bashkëkohore duke ofruar metodologjitë dhe teknologjitë më të avancuara, të disponueshme në ditët e sotme, që lejojnë përvetësimin e niveleve të ndryshme të kompetencave në funksion të përmbajtjes didaktike, të programit të studimeve të ndërmarra apo që do të ndërmerren, të sjelljeve personale, të pritshmërive si dhe të roleve të punësimit të kandidatëve.

B. Çfarë është EIPASS?

EIPASS (European Informatics PASSport – Pashaporta Europiane e Informatikës), është programi ndërkombëtar i çertifikimit të kompetencave dixhitale që bën të mundur përdorimin e menjëhershëm të kompetencave të fituara në shkollë, universitet dhe në çdo vend pune apo përvoje personale.

Me EIPASS, Pashaporta Europiane e Informatikës, çertifikimi i kopetencave në fushën e TIK kualifikon dhe i jep vlerë CV-së suaj, duke lehtësuar futjen në botën akademike dhe në botën e punës. 
EIPASS mbështet përhapjen e kulturës dixhitale dhe principin e LifeLong Learning mbi të cilin bazohen programet ndërkombëtare të çertifikimit.
Shërbimet EIPASS të çertifikimit azhornohen vazhdimisht, si në përmbajtje ashtu edhe në aspektin teknik.

C. Çfarë është CERTIPASS?

CERTIPASS është Enti i parë i çertifikuar nga UNI EN ISO 9001:2008, në fushën e çertifikimeve informatike.
Me përkujdesjen dhe punën profesionale të të gjithë bashkëpunëtorëve, CERTIPASS kujdeset dhe i jep rëndësi të veçantë përmbajtjes, formës dhe funksionimit të sistemit të përpunimit të Programeve të çertifikimit EIPASS.
Çertifikimi i cilësisë ISO 9001 është një tjetër garanci: puna jonë është organizuar nëpërmjet proçedurave dhe metodave të arsyetuara, të verifikuara dhe vazhdimisht të vlerësuara për të rregulluar dhe përmirësuar standartet tona, performancën tonë si dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojmë.

D. Çfarë është KULTURA INFORMATIKE?

Kultura informatike është një element bazë i formimit të përhershëm (Lifelong Learning). Gjithashtu ajo është elementi bazë i aftësisë për të përdorur kompjuterin dhe internetin në mënyrë “korrekte dhe efikase”, si një kusht paraprak për njohjen dhe përdorimin e metodologjive të të mësuarit modern dhe efikas.

E. Çfarë është një Qendër Europiane e Informatikës, (Ei-Center)?

– Akreditimi: 
CERTIPASS merr pjesë në sektorin e formimit dhe të arsimit, me qëllimin e çertifikimit të kompetencave në fushën e TIK, duke konsideruar këtë çertifikim si një mjet strategjik dhe thelbësor për rritjen e kulturës dixhitale në tërësi, duke bërë të mundur kështu përhapjen e atyre aftësive “jo formale” që institucionet dhe komuniteti kanë vendosur në bazë të profilit të qytetarit të ri evropian (ET 2020). Qëllimi është ai i pajisjes me çertifikatë të kompetencave në fushën e njohurive TIK dhe për këtë arsye të përdorshme në kontekstet shkollore, universitare dhe të punës, duke u klasifikuar në CV kandidatësh dhe duke kontribuar në avancimin e karrierës nëpërmjet programeve specifike të çertifikimit të sektorit.

– Avantazhet:
Pjesëmarrja në rrjet.
Përfundimi ideal dhe prestigjioz.
Përgjegjësit e dedikuar.
Mungesa e detyrimeve vjetore.
Këshillimi i personalizuar dhe falas.
Autonomia.
Platforma DIDASKO.
Shërbimi i dërgimit.

– Inspektimet:
Për të siguruar transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve të seancave të provimeve, Trupi Inspektues zhvillon veprimet e kontrollit dhe monitorimit, duke verifikuar gjithashtu që, në Ei-Center të jenë respektuar dhe zbatuar të gjitha normat dhe proçedurat e nënshkruara në fazën e akreditimit.
Në një rrjet në të cilin vlerat e “shpërndarjes” dhe “rritjes reciproke” janë baza e marrëdhënieve bashkëpunuese, veprimet e inspektimit bëhen një rast përballjeje që finalizohet me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve EIPASS dhe të shërbimeve që vetë Ei-Center ofron.

– Mbështetja e EIPASS për Ei-Center:
Shpërndan know-how të fituara në vitet e eksperiencës, të domosdoshme për të vepruar me profesionalizëm në këtë fushë.
Garanton format e duhura dhe efikase të ndihmës në fazën e fillimit dhe për të gjithë periudhën e anëtarësimit.
Programon azhornimin e vazhdueshëm lidhur me përfaqësuesit e zonës për çdo Ei-Center.
Projekton dhe përpunon materiale komunikimi të nevojshme për promovimin korrekt të shërbimeve EIPASS, në dispozicion të Ei-Center pa pagesë.
Organizon dhe mbështet në bashkëpunim me Partnerët e përkryer, aktivitete të llojit seminare, konferenca të profesionalizmit të lartë dhe me një përmbajtje shkencore, inovative dhe eksperimentale.

– Kush mund të bëhet Ei-Center?
Qendrat edukative dhe trajnuese, publike dhe private, të tilla si Institucione Shkollore të të gjithave niveleve, Universitetet dhe Qendrat e formimit. Anëtarësimi në cilësinë e Ei-Center siguron mbështetjen e trajnimit dhe çertifikimit të aftë për përmbushjen e çdo nevoje, nga alfabetizimi i parë informatik deri në çertifikimin e një niveli më të lartë të kompetencave të avancuara të sektorit. Të bëhesh një Ei- Center është sinonim i inovacionit, cilësisë dhe ndërkombëtarizimit. Sistemi është i zbatueshëm në çdo territor në gjendje të ofrojë mundësi të menjëhershme zhvillimi.

– Çfarë është një Qendër Europiane e Informatikës, (Ei-Center)?
Ei-Center janë Shkolla, Universitete dhe Ente të trajnimit të pavarur që, pas një verifikimi të kujdesshëm të zotërimit të kërkesave të akreditimit të nevojshëm, autorizohen nga CERTIPASS në shpërndarjen e rrugëtimeve të Çertifikimit EIPASS në qendrat e tyre të provimit. Për të garantuar standarte të larta të cilësisë, CERTIPASS bashkëpunon me Trupin Inspektues, përgjegjës për veprimet e kontrollit dhe monitorimit, me qëllim që të verifikojë që Ei-Center kanë respektuar dhe zbatuar të gjitha normat dhe proçedurat në fazën e akreditimit.

Për të marrë çertifikimin EIPASS është e nevojshme të shkoni në një Ei-Center të akredituar dhe të merrni Ei-Card-in e mbushur me kreditet e nevojshme për të kryer provimin e çertifikimit të zgjedhur.

– Si të kërkosh një Ei-Center?
1. Shtypim www.eipass.com
2. Zgjedhim flamurin shqiptar për gjuhën shqipe.
3. Shtypim Kërko një Ei-Center.
4. Tek shiriti i parë klik Tutte.
5. Tek shiriti i dytë klilk rrethin ose qytetin dhe do t’ju shfaqet lista me të gjitha Qendrat Europiane të Akredituara për atë qytet.

Nga 26 Qershori i vitit 2014 Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” është Institucioni i 4-t në qytetin e Tiranës i akredituar si Ei-Center, Qendër Europiane e Informatikës. Nqse ju do të zgjidhni qytetin e Tiranës midis shumë pak Institucioneve të tilla, është dhe Institucioni Arsimor Profesional “Time Center”. 

F. Çfarë është Trajnuesi EIPASS?

Trajnuesi EIPASS kujdeset për organizimin dhe mirëmbajtjen e kurseve të trajnimit që finalizohen me marrjen e çertifikimeve EIPASS.

Ai është një profesionist që:
– kualifikohet nëpërmjet mjeteve didaktike të përpunuara për këtë qëllim,
– zotëron nocione specifike që e karakterizojnë si “ekspert në sektorin TIK”,
– njeh në mënyrë perfekte të gjitha programet e çertifikimit EIPASS,
– është në gjendje të drejtojë në mënyrat më të mira Kandidatin që, në fazën e kërkimit të informacioneve, shpreh kërkesat e tij personale trajnuese dhe çertifikuese.

G. Çfarë është Ekzaminuesi EIPASS?

Ekzaminuesi EIPASS merr një rol kryesor në organizimin e Ei-Center: garanton transparencën dhe rregullsinë e proçedurave, mbajtjen me rregull të proçesverbaleve dhe menaxhimin korrekt të platformës DIDASKO.

Është një profesionist i përgatitur dhe i azhornuar vazhdimisht.
Njeh gjithë programet e çertifikimit të CERTIPASS.
Mbulon një rol garancie, mbi të gjitha në fazën më delikate të rrugëtimit që finalizohet me marrjen e çertifikatës informatike EIPASS, provimin.

H. Përse EIPASS? Një suport i rëndësishëm për?

1. Për shkollën dhe Universitetin – Një njohje e mirë e Informatikës dhe e Teknologjisë mund t’ i sigurojë Profesorëve dhe Studentëve mundësi të reja në jetën didaktike të përditshme. Aftësitë dhe njohuritë, nëse mbështeten nga çertifikata e duhur, bëhen kompetenca, me një avantazh të vërtetë për Shkollën, Universitetin dhe hyrjen në botën e punës.

GJITHASHTU DUHET THEKSUAR SE PËR TË GJITHË STUDENTËT QË DËSHIROJNË TË KRYEJNË STUDIMET E TYRE NË ITALI, EIPASS ËSHTË KUALIFIKIMI I DUHUR QË JU MUNDËSON ZEVENDËSIMIN E PROVIMIT TË INFORMATIKËS.

Çertifikimet EIPASS të këshilluara për Universitetin:
EIPASS7Module.
EIPASS Progressive.

Çertifikimet EIPASS të këshilluara për sistemin shkollor 9-vjeçar:
EIPASS 7 Module.
EIPASS Progressive.
EIPASS Basic.

2. Për botën e punës – Çertifikimi përfaqëson një grup veprimesh që dëshmojnë një sërë aftësish të fituara nga një individ nëpërmjet eksperiencës së vet personale, profesionale dhe trajnuese, duke lejuar rrjedhimisht përsosshmërinë e sistemit edukativ dhe të botës së punës. Çertifikimi i aftësive është kështu baza e rrugëtimeve trajnuese përgjatë gjithë jetës, duke garantuar ndërhyrje të personalizuara në funksion të karakteristikave të individit.

EIPASS është një “çertifikatë e ushtrimit të profesionit” që dëshmon se është një hap më shumë në fazën e përzgjedhjes së personelit, pjesëmarrjes në konkurse dhe në tendera publikë të sektorëve përkatës.

I. Llojet e Çertifikimeve…

1. EIPASS Teacher – çertifikon kompetencat TIK të profesorëve sipas një ekrani “shumënivelesh” që nis nga kompetencat bazë, për të vazhduar në një kuadër të një azhornimi konstant, drejt përcaktimit të aftësive dhe strategjive në gjendje të mbështesë me efikasitet veprimin didaktik dhe menaxhues të institucioneve shkollore.

EIPASS Teacher është çertifikata drejtuar në mënyrë specifike profesionistëve të formimit dhe azhornimit të kompetencave dhe të aftësive themelore për të përdorur mjetet informatike në mënyrë produktive dhe të nevojshme në kontekstin (përmbajtjen) e shkollave/formimit.

EIPASS Teacher është ndarë në 5 module provimi:
– Burimet hardware në kontekstin e të mësuarit.
– Burimet software në kontekstin e të mësuarit.
– Burimet hardware dhe software si mjete plotësuese dhe burimi edukativ.
– Përdorimi i aplikimeve si burim profesional.
– Shërbimet e rrjetit në kontekst profesional dhe veprues.

EIPASS Teacher:
– I jep vlerë Curriculm Vitae, suaj.
– Është i vlefshëm në fushën e konkurrencës.
– Çertifikimi me çertifikata të vlefshme për t’u vlerësuar më vonë me tituj profesionalë (ngjitje në karrierë, kandidaturë për atribuimin e funksioneve përkatëse etj.).

2. EIPASS 7 Module – është çertifikata profesionale që çertifikon zotërimin e kompetencave informatike bazë, të tërthorta dhe të domosdoshme për:

– Kualifikimin e curriculum vitae.
– Shfrytëzimin e krediteve formuese në shkollë dhe në universitet.
– Shfrytëzimin e njohjes së pikëve në konkurse dhe në thirrjet e ndryshme.
– Futja, aksesi në botën e punës.

EIPASS 7 Module është një mjet në linjë me indikacionet e Rekomandimit të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 18 dhjetor-it 2006. Formimi i përhershëm (LifeLong Learning) është një bosht i sistemit formues të projektuar dhe të parashikuar për qytetarin dixhital evropian.

Sipas Axhendës Dixhitale Europiane, deri në 2015, 90% e punëve në të gjithë sektorët do të kërkojnë kompetenca teknologjike.

EIPASS 7 Module parashikon argumentat e provimit:
– Bazat e IT-së.
– Menaxhimi dhe funksionet bazë të sistemit operativ.
– Videoshkrimi.
– Fleta elektronike.
– Menaxhimi i të dhënave të strukturuara.
– Prezantimet multimediale.
– Internet & Networking.

EIPASS 7 Module promovon alfabetizimin informatik për të kontribuar në krijimin e një kulture rrjeti efikase.

Ky modul është i vlefshëm për:
– Për nxënësit nga 13 – 18 vjeç.
– Për studentët e universiteteve.
– Për të gjithë, çertifikata e përgatitjes profesionale, e vlefshme dhe si pikë në konkurset publike dhe e vlerësuar nga firmat që kërkojnë bashkëpunëtorë të tjerë. 
– Për Shkollat dhe Universitetin e vlefshme si kredit formues.

3. EIPASS Progressive – vërteton zotërimin e kompetencave TIK të nivelit të avancuar dhe që lidhet me skenarët e rinj të propozuar nga bota e web dhe nga ndarja e burimeve. Programi i çertifikimit është i ndarë në 5 module provimi të treguara si më poshtë:

– Përpunimi i të dhënave dhe siguria informatike,
– Menaxhimi i strukturuar i sistemit operativ,
– Dokumentat në formatin portabël dhe ei-books,
– Publishing & Editing imazh,
– Web 2.0, Web semantik dhe Rrjetet sociale.

Zhvillimi i mjeteve informatike dhe internetit përbëjnë, para së gjithash, një sfidë për të rinjtë dhe për të gjithë ata që përkujdesen për të tashmen dhe të ardhmen e tyre: të gjejnë një ekuilibër midis burimeve të reja dhe nevojës për një akses të gjerë dhe gjithpërfshirës në rrjet; mes dinamikave të marrëdhënieve të të shprehurit rreth vetes dhe mbrojtjen e privatësisë; mes pjesëmarrjes qytetare dhe nevojave të sigurisë.

EIPASS Progressive kontribuon në rregullimin e një boshllëku deri aty sa të shfrytëzojë plotësisht mjetet që teknologjia vë në dispozicionin tonë për t’u bërë operatorë ekspertë dhe pjesëmarrës në mjedisin social dhe ekonomik (qytetarë aktivë).

EIPASS Progressive është çertifikimi i përshtatshëm për:
– Të gjithë ata që dëshirojnë të thellojnë kompetencat e tyre informatike, për të pasuruar kurrikulumin e tyre profesional me një njohje zyrtare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar që mundëson propozimin me sukses në sektorin e punës dhe profesioneve të kualifikuara dhe fitimprurëse.
– Sudentët e universiteteve që, duke konsideruar rastësinë e përmbajtjes së çertifikimit të njëjtë me ato të parashikuara nga provimet e informatikës, mund të kërkojnë njohjen e krediteve formues universitare të nevojshme për përjashtimet ose për kalimin e disa provimeve.
– Kompanitë publike dhe private, ose studiot e tjera profesionale që dëshirojnë të trajnojnë punëtorët e tyre, duke u dhënë mundësinë për të mësuar dhe përdorur menjëherë aftësitë qoftë, edhe përtej sektorit të veprimtarisë së vetë kompanisë, çertifikimet janë të domosdoshme për të rritur standartet, produktivitetin, performancën dhe nivelin e shërbimeve të ofruara.

4. EIPASS One – lejon të zgjidhni dhe të çertifikoheni në modulin e zgjedhur midis atyre të përcaktuar në programet analitike të të gjitha çertifikimeve EIPASS.

EIPASS 7 Module.
EIPASS Teacher.
EIPASS Progressive.

EIPASS One është mjeti më fleksibël dhe më i adaptueshëm për nevojat moderne të punës dhe shkollës.
Gjithashtu është mënyra më e mirë për t’i afruar studentët në kulturën e çertifikimit të kompetencave të përfituara.

EIPASS One ofrohet për:
– Studentët që bëhen pjesë e botës së kompjuterit dhe internetit për herë të parë.
– Kompanitë që kanë nevojë të tranojnë personelin e tyre mbi tema specifike dhe profesionale.
– Profesionistët që duan të zhvillojnë dhe çertifikojnë aftësitë informatike kualifikuese dhe të sektorit.

5. EIPASS Basic – është programi i çertifikimit që lejon organizimin e këtyre kurseve për çertifikimin e aftësive më të dobishme dhe të nevojshme sipas kontekstit dhe nevojave të tyre: çdo përdorues është i lirë të zgjedhë 4 nga 7 module të parashikuar në çertifikimin EIPASS 7 Moduli.

– Bazat e Teknologjisë së Informacionit.
– Menaxhimi i funksioneve bazë të sistemit operativ.
– Videoshkrimi.
– Fleta elektronike.
– Menaxhimi i të dhënave të strukturuara.
– Prezantimet Multimediale.
– Internet & Networking.

Në këtë kuptim, EIPASS Basic është presupozimi ideal për të filluar rrugën e përvetësimit dhe çertifikimit të aftësive gjithnjë e më të plota dhe më të thella: duke zhvilluar 3 modulet e mbetura, në fakt, përdoruesit përfitojnë çertifikimin EIPASS 7 Module për t’u kualifikuar në Curriculum Vitae dhe për të demostruar, në çdo ambjent zotërimin e kompetencave dixhitale “Front Office”.

Kjo paketë ofrohet për:
– Për nxënësit nga 13 deri në 15 vjeç, EIPASS Basic është i vlefshëm si kredit trajnimi.
– Për kompanitë publike dhe private si dhe për zyrat që kujdesen për azhornimin e punonjësve të tyre dhe/ose kanë nevojë për të përfituar aftësitë informatike të nevojshme për të qënë punonjës efikasë dhe produktivë.
– Për të gjithë, vlen si dëshmi bazë e aftësive informatike të përfituara.

J. Mjetet që ju duhen?

Programi ndërkombëtar i çertifikimit informatik EIPASS menaxhohet me anë të përdorimit të burimeve inovative që CERTIPASS analizon, projekton, implementon dhe azhornon në mënyrë konstante për të pajisur Ei-Center dhe kanditatët me mjetet praktike të përdorimit të thjeshtë.

– Çfarë është Ei-Card?
Ei-Card është karta e njohjes së kandidatit EIPASS, që përmban kodin unik të identifikimit të dhënë nga Ei-Center në momentin e regjistrimit në Program. Ei-Card lejon hyrjen falas në shërbimet e Aula Didattica 3.0 në sistemin e provimeve të vlefshme për arritjen e Çertifikimeve EIPASS.

– Çfarë është Aula Didattica 3.0? Trajnimi me veprimin e një klikimi…
Aula Didattica 3.0 është platforma online tek e cila çdo kandidat EIPASS ka akses të lirë për: vlerësimin e përgatitjes së tij nëpërmjet ushtrimeve të palimitura të provimit, shkarkimin falas të Ei-Book në mbështetje të trajnimit dhe programeve dedikuar provimeve, konsultimin me përgjegjësin online, për të verifikuar progreset dhe çdo mangësi në lidhje me temat e trajtuara në rrugëtimin e çertifikimit të përzgjedhur, shfrytëzimin e marrëveshjeve të aplikimit dhe menaxhimin e profilit të tij.

Kush zgjedh të çertifikojë aftësitë e tij dixhitale me EIPASS ka në dispozicion një gamë të gjerë të burimeve të nevojshme për të kompletuar trajnimin e tij me një qasje praktike dhe funksionale të të mësuarit.

Aula Didattica 3.0 është platforma telematike shumëgjuhëshe, e projektuar nga CERTIPASS dhe e vënë në dispozicion për të gjithë Kandidatët EIPASS që mund t’a shfrytëzojnë, nëpërmjet një aksesi të rezervuar, të një mjeti online, të disponueshëm 24 orë, që ofron përmbajtje dhe aktivitete që lidhen me rrugëtimin e çertifikimit të zgjedhur.
Në Aula Didattica 3.0 do të gjeni materiale didaktike dedikuar, njohurive, simulacioneve të palimituara të provimit dhe një sistemi online që të lejon të monitorosh progreset e tua, kuadrin e plotë të kompetencave të fituara dhe të atyre që kërkojnë ushtrim më të madh.
Me EIPASS do të kesh në dispozicion burime të reja, mundësi të studimit të lëvizshëm për të arritur në mënyrë efektive dhe efikase objektivat e tua.
Për të hyrë në shërbimet e Aula Didattica 3.0 aktivizo Ei-Card-in tënd dhe përdor kodet e hyrjes të marra në postën tënde elektronike.
Duhet të theksohet se shërbimi Aula Didattica 3.0 është falas dhe i disponueshëm për të gjithë zotëruesit e Ei-Card.

– Çfarë është DIDASKO?
DIDASKO është platforma online multikanale dhe shumëgjuhëshe që lejon Ei-Center të programojë të gjitha aktivitetet e parashikuara nga regjistrimi i Përdoruesve deri në kryerjen e provimit përfundimtar, ky i fundit i strukturuar sipas proçedurave automatike dhe të pavarura që garantojnë paanshmërinë absolute të rezultatit përfundimtar. Veç të tjerash Ei-Center ka mundësinë të bëhet pjesë e një seance të rezervuar, për konsultimin dhe shkarkimin e materialeve mbështetëse në performancën më të mirë të aktiviteteve. DIDASKO është fituesi i çmimit të rrjetit “Best Practices per l’innovazione – CONFINDUSTRIA 2012”

– Çfarë është EIPASS Verify?
CERTIPASS ka aktivizuar EIPASS VERIFY, një shërbim i lehtë dhe i shpejtë, që nëpërmjet një klikimi të thjeshtë lejon verifikimin e vërtetësisë së Ei-Card dhe të Çertifikatave të lëshuara nga Enti ynë në fund të çdo rrugëtimi të Çertifikimit. EIPASS VERIFY është një mjet i hapur, veçanërisht i dobishëm për Entet, Administratat Publike dhe Universitetet, të cilat nëpërmjet EIPASS VERIFY mund të verifikojnë në kohë reale vërtetësinë e çertifikatave të paraqitura nga përdoruesit në fazën e caktimit të pikëve në renditjen në konkurset publike, ndërkohë për Universitetet, përdorimi i EIPASS VERIFY do të jetë sinonim i garancisë për çertifikatat e dobishme në atribucionet e KFU (Krediteve Formative Universitare).

EIPASS VERIFY lind si garanci totale e punës, e angazhimit dhe kopetencës së atyre që kanë zgjedhur EIPASS si sinonim të çertifikimit të kopetencave të tyre dixhitale.

NËPËRMJET KËTIJ OPSIONI JU MUND TË VERIFIKONI LEHTË AKREDITIMIN DHE ÇERTIFIKIMIN TUAJ NDËRKOMBËTAR KUDO QË TË JENI DUKE ELEMINUAR ÇDO MUNDËSI MANIPULIMI.

K. Aktivitetet dhe nismat motivuese. Programi “EIPASS4SCHOOL”.

Në kuadrin e iniciativave që synojnë Shkollat e mesme, CERTIPASS ka krijuar një program të veçantë të quajtur “EIPASS4SCHOOL”.
Programi bën pjesë në kuadrin e nismave që CERTIPASS ka nisur për të rritur të mësuarin e tipit “informal” mbi të cilin thekson të njëjtat strategji komunitare (Programi ET 2020) për të rritur standartet e cilësisë së trajnimeve si dhe kulturën dhe mirëqënien e qytetarëve evropianë.

Programi “EIPASS4SCHOOL” është krijuar duke marrë parasysh Planet e Ofertës Tranjuese të Institucioneve Shkollore që kanë për qëllim të jenë një mjet i dobishëm për të zhvilluar aktivitetet edukative të planifikuara në këtë sektor në periudhën së cilës i referohet, duke garantuar, veç të tjerash, përfundimin e një çertifikimi të njohur në etapat e shkollimit të mesëm, universitar dhe në punë.

L. Si zhvillohet kjo paketë në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”?

Ne jemi një nga Institucionet e akredituara dhe të autorizuara si Qendër Europiane e Informatikës, “Ei-Center”.
Si të tillë mësimi i programeve bazë të kompjuterit në Institucionin tonë mund të ofrohet i ndarë në dy nivele:

1. Niveli trajnues mësimor i plotë – Për të gjithë studentët që dëshirojnë të mësojnë programet bazë të përdorimit të kompjuterit.
(STUDENTI PAGUAN PAKETËN E KURSIT).

Paketa e Programeve Profesionale Bazë, në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center” zhvillohet në 30 seanca, (5xjavë – 1 seancë = 90 min) dhe programi mësimor përmban: 

– Formim bazë – përfshin seanca mësimore teorike ku studenti njihet me konceptet bazë Hardware dhe Software dhe kompjuterin si koncept teorik.
– Microsoft Windows XP, Vista, Windows 7 – Njohja dhe prezantimi me sistemet e operimit. Konceptet kryesore të përdorimit të tyre.
– Microsoft Office 2003, 2007, 2010 – Prezantimi me programet e zyrës. Konceptet formuese të ndërtimit të një dokumenti, formati prezantues, aftësim në ndërtimin e tabelave, grafikëve, funksioneve. 
– Typing Master – Tastjera si koncept. Prezantimi me rregullat e të shtypurit. Etika e punës. Aftësimi në të shtypurin shpejt. Prezantimi me programin trajnues Typing Master.
– Internet, etj – Prezantimi me internetin, bota online, rrjetet sociale, funksionimi dhe mirëmbajtja e një adrese elektronike, etj.

2. Niveli trajnues mësimor për Çertifikimin Ndërkombëtar – Për të gjithë studentët që kanë kryer nivelin e parë dhe që dëshirojnë të Çertifikohen Ndërkombëtarisht në njohuritë e tyre informatike, Institucioni ofron mundësinë e TRAJNIMIT FALAS ME 10 SEANCA PËRGATITORE, të cilat janë të ndërthurura me teste dhe koncepte teorike ndihmuese për testimin.
(STUDENTI PAGUAN VETËM DETYRIMET E PROVIMIT)

NË RASTIN KUR STUDENTI I KRYEN TË DYJA NIVELET PAGUAN PAKETËN E KURSIT 30 SEANCA +  DETYRIMET E PROVIMIT TË CILIT DO T’I NËNSHTROHET DUKE PËRFITUAR 10 SEANCAT E TRAJNIMIT FALAS.

Në të dyja nivelet, mënyra e shpjegimit të orëve të mësimit përmban shpjegimin me konspekte, skema llogjike dhe ushtrime praktike. 
Në rastin e Çertifikimit Ndërkombëtar nxënësit i ofrohet dhe literatura elektronike për të zgjeruar më shumë dijet dhe njohuritë e tij në këtë fushë.

Në përfundim të nivelit të parë studenti, pasi i është nënshtruar disa formave të ndryshme testimi, i nënshtrohet testimit teoriko-praktik dhe nqse rezultati del pozitiv kalues, Çertifikohet me Çertifikatë të lëshuar nën siglën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkuar më atë të Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”

Gjithashtu të akredituar si Qender Europiane e Informatikës, “Ei-Center”, sipas standarteve të një Institucioni Arsimor Europian, duke bashkëpunuar me partnerë dhe brandet më prestigjoze brenda dhe jashtë vendit, si IMB (Instituti i Modelimeve në Biznes) dhe EIPASS (European Informatics Passport, Pashaporta Europiane e Informatikës) në botën elektronike dixhitale, së bashku me një staf të kualifikuar dhe me një eksperiencë disa-vjeçare në trajnimin e studentëve në programet e kompjuterit me metodat dhe versionet me koherente te teknologjisë, me ambiente dhe laboratorë modernë ne ju ofrojmë aftësim dhe përgatitje profesionale në:

– Programet Profesionale Bazë,
– Programet Profesionale Grafikë Design,
– Programet Inxhinierike,
– Programet Ekonomike (Moduli A),
– Programet Ekonomike (Moduli B).

M. Referenca:

– www.eipass.com
– www.timecenter.al
– https://www.facebook.com/EIPASS
– https://www.youtube.com/user/EIPASSTV
– https://www.facebook.com/pages/Time-Center/232367833611952

Ju mirëpresim!!!
Faleminderit!!! 🙂