Paqja është liri! (1997-1998) (Poezi)

“Paqja është liri!” (Kujtesë 1997-1998)

Fëmijë ne ishim
dhe s’dinim ç’ish paqja,
me paqen ne luanim
si yje të zjarrta.

A mund të ishte lodër???
Vallë, kush e di?!

Por, jo, jo, jo,
Paqja është Liri!

Fation Nikolla,
Tiranë, 1997.