Për Ty Mami!!! (Ese)

Sa shumë Diell ke sjellur Ti tek unë…

Të shkruash për Nënën, padyshim nuk do të të mjaftonte Dita më e gjatë verore po ashtu as Nata më e bukur dimërore. E kur vjen fjala për Nënën time, nuk do të më mjaftonin as ditë, as javë, as vite, as dekada, e as shekuj, por mijëvjeçarë, e mijëvjeçarë të tërë…

“Bëje të mirën dhe hidhe në det… një ditë do ta nxjerrë deti vet…”, – më porosite dikur. Nuk e di përse, por gjithmonë sa herë bie fjala tek Mirësia, më kujtohesh Ti Mami. Je simboli më i saktë i Mirësisë për mua. I asaj mirësie që të them të vërtetën tek Ty ka qendruar stoike edhe kur unë i jam rebeluar, kur ndoshta me injorancën, papjekurinë e moshës, apo me dellin rinor të një revolucionari ëndërrues e idealist, ndonjëherë si një fëmijë i pabindur, të jam përplasur dhe nuk kam arritur ta kuptoj altruizmin tënd. Mirësinë tënde. Por t’i nuk je dorëzuar. Ke qendruar e tillë edhe kur të kanë fyer, zhgënjyer, mohuar, tentuar të të përbaltin e tradhëtuar në besimin tënd. Gjithmonë e ke injoruar Mosmirënjohjen dhe ke vazhduar të dhurosh Mirësi. Ke falur… Me qetësi e urtësi, më ke marrë gjithmonë pranë vetes dhe me butësinë e nënës nuk rresht kurrë së më mësuari se Mirësia është vlerësimi më i madh që mund t’u japësh njerëzve në këtë jetë. Ti ke bërë dhe vazhdon të bësh shumë të mira dhe vazhdon t’i hedhësh ato në det. Unë vazhdoj të mësoj nga Ty Mami, do të mbetem përjetësisht nxënësi Yt…
Edhe përse sot Burrë, do të jem gjithmonë një fëmijë përpara teje…
DO TË PËRULEM GJITHMONË PËR TË TË PUTHUR KËMBËT E TUA MAMI!!!

T’i u bërë mësuesja ime e parë në jetë që atë mesditë të largët të foshnjërisë që ka mbetur e skalitur në memorien time, kur sëbashku u ulëm në anë të shtratit e Ti më hape një libër dhe fillove të më mësoje vjershën time të parë:

“Gjuha Jonë sa e mirë…”, kështu ma nise Ti rrugën e Dijes, me Mirësi… Një rrugë që vazhdoi dhe vazhdon të jetë besimi im më i madh. Tani që e risjellë në mendje, më kujtohet se nuk më ke bërtitur kurrë për notën Mami, nuk ma ke kërkuar kurrë atë, më ke nxitur gjithmonë të mësoj fort, të marr Dije. Nuk më mësove kurrë për interes… T’i ke ditur gjithmonë të kërkosh më të mirën nga unë duke mos më nxitur interesin por duke më motivuar me dashurinë tënde. Nuk do ta harroj kurrë Flamurin tim të parë. Nuk do ta harroj kurrë se si vrapova i lumtur drejt shtëpisë e të prisja Ty të ktheheshe nga puna. Mbase nuk ta kam thënë kurrë por ka qenë mbasditja më e bukur e foshnjërisë. Një nga shumë pak më të bukurat nga ato vite, që më ka mbetur e skalitur dhe që gjithmonë si çdo gjë e bukur në jetën time, në qendër ishe Ti. Lumturohesha tek të prisja derisa të ktheheshe për të të dhënë lajmin e mrekullueshëm. Unë ia kisha dalë të merrja Flamurin e Parë. Frymëzimi dhe Motivimi më i madh i kësaj arritjeje padyshim ishe Ti. Përqafimi Yt. Qënia jote Krenare për Djalin tënd. Unë e ndjeja si një shpërblim ndaj punës tënde.

Je shembull frymëzimi për mua Mami! Sa shumë Diell sjell për mua…

Më ke mësuar që në jetë gjërat t’i fitoj vetë. Ashtu siç Ty të është dashur t’i realizosh e arrish vetë. Na u desh të rriteshim bashkë Mami. Që foshnje më kërkove të bëhesha shoku yt, më ke trajtuar gjithmonë si shok dhe jo vetëm mua por edhe vëllain, ke ndarë me ne shumë shqetësime të tuat. Ke sakrifikuar shumë, absolutisht shumë… Na mësove të rrimë të bashkuar, e t’i bëjmë ballë jetës…

Kemi kaluar shumë, kemi ndarë, e vazhdojmë të ndajmë shumë gjëra sëbashku. Jo pak herë e kemi nisur nga Zero, dikur në kohë ngricash, edhe nën temperatura më të ulta se kjo shifër… Por asnjëherë nuk u dorëzuam. Ti ishe dhe je Liderja dhe Frymëzimi ynë… Ti nuk di të dorëzohesh përpara sfidave Mami, ky është mësimi tjetër më i vlefshëm që Ti ke skalitur tek unë e vazhdon të më mësosh. T’u desh të rrisje e vetme dy djem, në një kohë trazirash, ja dolëm sëbashku Mami. Vizioni yt është gjithmonë përtej kohës, përtej vështirësive. Ashtu si atëherë kur vështirësia, mungesa e ushqimit dhe varfëria ekonomike nuk të trembi e as nuk të bëri të dorëzoheshe nga dëshira për të shkolluar dy djemtë e tu në një prej Kolegjeve dhe Institucioneve Arsimore më prestigjoze të kohës në vend. Na ke rritur me sakrifica e me gjak Mami. Ti ke besuar tek Dija dhe këtë pa fjalë, por me shumë punë e me shembullin tënd të sakrificës, arrite të na e ngulisësh edhe ne, fëmijëve të tu. Unë besoj tek Dija. Dhe në rradhë të parë këtë e besoj si një Detyrim ndaj Teje. Një detyrim shumë i madh i asaj që Ti solle tek unë…

Sa shumë Diell sjell tek unë Mami…

Më kujtohet kur mësonim bashkë historinë, më kujtohet që je Ti që më mësove të studioj me pika, je Ti që më fole e para për librat. Je Ti që më fole e para për Mbretin Artur dhe Tavolinën e Kalorësve të Rrumbullakët. Je Ti Mami, prej të cilës njoha Lady D., “Trëndafilin e Anglisë”, e nqse Lady D. ishte për Anglinë, Ti do të mbetesh gjithmonë për mua “Trëndafili më i bukur i jetës sime”. Je Ti Mami, prej të cilës dëgjova për herë të parë emrin “Oxford”. Je Ti që më mësove fjalët e para të Gjuhës Angleze. Ëndërrove dikur të më çoje atje, por mundësia ekonomike e kushtet familjare nuk na lanë. Ti ke ditur gjithmonë që Ëndrrat e Vizionet e tua, ti kthesh në frymëzime të miat…

Je Ti mami, që më mësove si ngrihet një Qendër Arsimore e më pas kur na u desh të rifillonim nga Zero, ti nuk rresht së më mësuari e frymëzuari se si ngrihet një Institucion Arsimor. Vështirësitë e rrëzimet i ke kthyer gjithmonë në një pedale për t’u ngjitur edhe më lartë. Për t’u ringritur edhe më të fortë se kurrë… Je Ti Mami që më mësove e mëson se çështë një Lider.

Nuk ta kam thënë kurrë, e faktoj vetë, je shembull frymëzimi për mijëra e mijëra breza nxënësish e studentësh. I ke dashur gjithmonë si fëmijët e tu. Jemi rritur me hallet e problematikat e nxënësve të tu mami. Emrat e nxënësve të tu ishin si mite për ne. Shtëpia jonë ka qenë gjithmonë e mbushur me nxënës. Ti ke qenë dhe je një shembull e burim frymëzimi për to. Nuk e ke idenë sa krenar ndihesha e vazhdoj të ndihem nga dashuria e madhe që nxënës e ish nxënës të tu shprehin për Ty Mami. Edhe në këtë pikë t’i mbetesh shembull frymëzimi për mua. “Zysh Eda”, kudo që ke qenë, je kthyer në mit, në burim dhe shembulli ndjekës frymëzues për shumë breza. Këtë nuk e them vetëm unë, por e kam dëgjuar dhe vazhdoj ta dëgjoj sa herë takoj e njoh nxënës e ish nxënës të tutë çdo ditë Mami. Ndjehem Krenar kur shoh si të ndalojnë në rrugë, si të përqafojnë, si vijnë të të takojnë nxënës e ish nxënës që sot janë bërë prindër.

Po me mua a e ke fituar Flamurin tend Mami? Këtë nuk di ta them, por ajo që di të them me siguri është se sot në Jubileun tend, unë besoj se Ti dhe të gjithë ne sëbashku kemi arritur shumë. Merita për këtë je Ti. Ti meriton gjithçka. TI JE BURIMI IM I FRYMËZIMIT DHE BËRJA JOTE KRENARE DO TË MBETET GJITHMONË DETYRIMI IM MË I MADH NË JETË NDAJ TEJE MAMI!!! FALEMINDERIT QË SJELL DIELL TEK UNË ÇDO MËNGJES MAMI!!!

FALEMINDERIT NËNË!!!
GËZUAR JUBILEUN TËND MAMI!!! 🙂 🙂 🙂

ME RESPEKT, MIRËNJOHJE, SHUMË SHUMË DASHURI,
BIRI YT…

PS: Dedikuar nënës sime Edlira Peza, e cila është edhe mësuesja ime e parë, me rastin e 50 Vjetorit të Ditëlindjes.

Fation Nikolla,
Institucioni Arsimor Profesional “Time Center”, 
Tiranë, 09 Janar 2017.