Programe të tjera studimi

Karakteristikat që na DIFERENCOJNË!!!
Jepi vetes një mundësi në “Time Center”…
QË NESËR TË KRENOHEN TË GJITHË ME TY!

A. Cilat janë Programet e tjera të studimit në Institucionin Arsimor Profesional “Time Center”?
(Mundësi studimi, Aftësimi Profesional, Koha e lirë, Marrëdhënie me publikun).

Me laboratorë komode studimi bashkuar me një bibliotekë të pasuruar me literaturën më të fundit, ku nuk mungojnë edhe emrat Kult të letërsisë dhe shkrimeve ne vëmë në dispozicion të studentit profesionalizmin, eksperiencën dhe njohuritë e stafit tonë në aftësimin dhe përgatitjen profesionale në fushën e dijes.

Programet e tjera të studimit që ju mund të ndiqni në Institucionin tonë janë:

1. Kurse përgatitore për mësimin e Programeve të Minimaturës Shtetërore:

Në këtë paketë përfshihet konsulenca, orët e studimit dhe përgatitja teknike për të gjithë nxënësit e vitit të fundit të Ciklit 9-vjeçar ku në përfundim të shkollës ato do t’i nënshtrohen provimeve të detyrueshme të Minimaturës Shtetërore. Kjo paketë mund të studiohet në grup por edhe në seanca individuale.
Gjithashtu në këtë paketë mund të rregjistrohen edhe nxënës të klasave të 7-ta dhe 8-ta të Ciklit 9-vjeçar, të cilët mund t’i studiojnë lëndët e ndara, gjë që do t’i ndihmojë ato në përgatitjen shkollore.

Në këtë paketë përfshihet studimi në lëndët:
– Matematikë.
– Gjuhë-Letërsi.
– Gjuhë e Huaj.
– Lëndë Ndihmëse. (Fizikë, Kimi, Aftësim Teknologjik, Biologji, etj).

Orët e mësimit janë të ndërtuara me forma dhe shembuj testesh ndihmëse, leksione teorike në përgatitjen e koncepteve bazë të përgjithshme të lëndës që po studiohet, të bashkuara me leksione dhe seanca ushtrimesh e shembujsh praktikë për të zotëruar një njohuri dhe përgatitje sa më të plotë të saj. Këto njohuri do t’i vlejnë studentit jo vetëm për të arritur një rezultat maksimal në testim apo detyrat shkollore por edhe për t’a ndihmuar atë të përshtatet në kalimin e menjëhershëm në Ciklin e Mesëm të studimeve shkollore.

2. Kurse përgatitore për mësimin e Programeve të Maturës Shtetërore:

Sëbashku mund t’ia dalim!!!

Në këtë paketë përfshihet konsulenca, orët e studimit dhe përgatitja teknike për të gjithë nxënësit e vitit të fundit të Ciklit të Mesëm ku në përfundim të shkollës ato do t’i nënshtrohen provimeve të detyrueshme të Maturës Shtetërore. Kjo paketë mund të studiohet në grup por edhe në seanca individuale.
Gjithashtu në këtë paketë mund të rregjistrohen edhe nxënës të klasave të viteve të tjera të Gjimnazit, të cilët mund t’i studiojnë lëndët e ndara, gjë që do t’i ndihmojë ato në përgatitjen shkollore.

Në këtë paketë përfshihet studimi në lëndët:
– Provimet e detyrueshme.
– Gjuhët e huaja. 
– Lëndët me zgjedhje.
– Lëndë Ndihmëse. (Fizikë, Kimi, Aftësim Teknologjik, Biologji, etj).

Orët e mësimit janë të ndërtuara me forma dhe shembuj testesh ndihmëse, leksione teorike në përgatitjen e koncepteve bazë të përgjithshme të lëndës që po studiohet, të bashkuara me leksione dhe seanca ushtrimesh e shembujsh praktikë për të zotëruar një njohuri dhe përgatitje sa më të plotë të saj. Këto njohuri do t’i vlejnë studentit jo vetëm për të arritur një rezultat maksimal në testimet e Maturës Shtetërore apo detyrat shkollore por edhe për t’a ndihmuar atë të përshtatet në kalimin e menjëhershëm në Ciklin e Lartë të studimeve shkollore.

3. Kurse përgatitore në pikturë dhe mësimin e veglave muzikore:

Këto kurse ofrohen për të gjithë grupmoshat që përfshijnë nxënësit nga klasa e 1 fillore deri në vitin e fundit në gjimnaz.
Seancat e studimit mund të zhvillohen në grup ose në klasa individuale. Në këto kurse përfshihen:

1. Përgatitje e Përgjithshme, Histori Arti – Nxënësi njihet me mësime teorike të ndërthurura me materiale audio-vizive dhe literaturën përkatëse mbi historinë e artit, konceptet bazë të krijimitarisë artistike, etj.

2. Veglat Muzikore – Përfshin studimin dhe mësimin teorik dhe praktik të një vegle muzikore: Piano, Kitare, Violinë.

3. Teknikat e Vizatimit – Nxënësi mëson konceptet bazë të pikturës dhe vizatimit. Përfshihen mësimi i të pikturuarit me penel dhe atij dixhital.

Në përfundim të programit nxënësi do të jetë i formuar me konceptet bazë mbi artin dhe krijimtarinë. Në varësi të studimit dhe punës së tij vetjake bashkuar me konsulencën e mësuesve përkatës, nqse ai ka zgjedhur të mësojë një vegël muzikore do të jetë i aftë të përdorë dhe zotërojë veglën muzikore në të cilën ai është përgatitur dhe nqse nxënësi ka zgjedhur programin e Teknikave të Vizatimit ai do të jetë i aftë të realizojë punime të ndryshme artistike, duke vënë në jetë pasionin e tij.

4. Marrëdhënie me publikun. Përfshin trajnime dhe ekspertiza profesionale në përgatitjen e lidershipit.

Kjo paketë ofrohet për nxënësit aktualë të studimit të Gjuhëve të Huaja në Institucion por edhe për të gjithë grupmoshat që dëshirojnë ta studiojnë atë si Program më vete.

Në këtë paketë përfshihen Programet e Studimit në formatet:

“Public Speaking” – Bazat e prezantimit në publik, gjuha e folur, gjuha e trupit, shenjat dalluese. Nxënësi trajnohet për të përgatitur një temë të cilën e paraqet përpara publikut në gjuhën në të cilën do të Çertifikohet ose Diplomohet.

“Town Hall Meeting” – Bazat e moderimit në publik, komunikimi është art, rregullat e ndërveprimit, moderator, prezantues, publik.
Nxënësi trajnohet dhe përgatitet për të bashkëbiseduar me publikun sipas një teme të caktuar. Nxënësi pyetet dhe pyet, duke zhvilluar kështu një bashkëbisedim dypalësh.

“Role Speaking” – Bazat e interpretimit në publik, komunikimi në role. Një risi e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”, ku nxënësit përgatisin një shfaqje në role. Nxënësit trajnohen për të mësuar secili një rol përkatës në gjuhën në të cilën do të testohen dhe të gjithë në një shfaqje të madhe prezantohen përpara publikut.

Gjatë të gjithë seancave trajnuese të kësaj paketë, studenti informohet dhe i ofrohen materiale Audio & Video, literaturë e shkruar, elektronike, etj. Në përfundim të trajnimit studenti është i aftë të përballet me publikun, të krijojë dhe ndërtojë prezantimin e tij dhe të shfaqë vlerat më të mira të tij duke përcjellur mesazhin që kërkon.

5. Aftësim Profesional.

Të mësosh kurrë nuk është vonë…

Marrja e një zanati profesional, mundësi e mirë për të ardhmen…

Kjo paketë ofrohet si një paketë ndihmëse për të gjithë nxënësit e Shkollave të Mesme Profesionale të cilët i kryejnë si lëndë studimi shumë prej lëndëve të zanatit, për studentët e Ciklit të Lartë Universitar të cilët kryejnë studimet e tyre në një nga këto lëndë dhe gjithashtu për të gjithë ato që dëshirojnë të fitojnë një zanat.

Duke ndërthurur bashkëveprimin Teori-Praktikë, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” ju ofron mundësinë e aftësimit profesional në një zanat që ju jep një mundësi më të mirë për të ardhmen.

– Në këtë paketë përfshihet studimi në Programet:

– Përgatitje dhe Asistencë Teknike për Mekanikë.
– Përgatitje dhe Asistencë Teknike për Elektrikë, Elektronikë, IT.
– Përgatitje dhe Asistencë Teknike për Fotografë dhe Kameramanë.
– Përgatitje dhe Asistencë Teknike për Saldatorë.

Programet janë të ndërtuara me leksione teorike dhe praktike të cilat do të ndihmojnë studentin të aftësohet në një nga fushat përkatëse, duke zotëruar konceptet bazë teorike dhe aftësimin praktik për të filluar punë. Në përfundim të Programit, në varësi të studimit dhe punës së tij vetjake bashkuar me konsulencën e instruktorëve përkatës, studenti do të jetë i aftë të vërë në përdorim zanatin e fituar si edhe të zotërojë një përgatitje bazë teorike në lëndët e zanatit.

B. Referenca:

– www.timecenter.al
– https://www.facebook.com/pages/Time-Center/232367833611952

Ju mirëpresim!!!
Faleminderit!!! 🙂