Shërbimet Profesionale

Professional Services

Zyra e Shërbimeve Profesionale në “Time Center” është krijuar për të ofruar shërbime dhe ndihmesë profesionale me standartin më të lartë zyrtar të vendeve të rajonit dhe të atyre anëtarë të Bashkimit Europian, duke respektuar ligjet, rregullat dhe marrëveshjet në fuqi.

Ajo çka ne ofrojmë është pjesë e punës së integruar dhe profesionale të një stafi të kualifikuar, të pasur në filologji, gjuhësi dhe me një zotërim profesional të gjuhëve të huaja dhe të programeve kompjuterike, të plotësuar me një eksperiencë disa vjeçare në fushat përkatëse të këtyre shërbimeve.

Stafi i Shërbimeve Profesionale në “Time Center” ju ofron korrektësinë dhe cilësinë më të lartë në punimin dhe përgatitjen e materialit të kërkuar me çmimet më konkuruese në treg.

Ne ju sigurojmë dhe mbajmë përgjegjësi të plotë duke mbrojtur anën profesionale të asaj që ju ofrojmë.

Stafi i Shërbimeve Profesionale në “Time Center” ruan në arkivat e tij materialet dhe ju jep të drejtën e çdo lloj ndryshimi të materialeve të punuara në kohëzgjatje 3 vjeçare.