Themeluar nga një staf profesionistësh me një përvojë prej dekadash në fushën e edukimit dhe të arsimit, me synimin final dhe parësor për të edukuar qytetarin e nesërm, duke respektuar e koordinuar të gjitha kriteret e dispozitat normative të hartuara, miratuara, e të kërkuara nga Institucionet Vartëse dhe legjislacioni përkatës në fuqi, nxitur e bashkërenditur me implementimin e kurrikulave, thesareve e këshillave pedagogjike nga ato që kanë shënuar historinë e deri tek më modernet nga më presitigjozet në historinë e arsimit vendas dhe ndërkombëtar, me një ekip profesionistësh ku përfshihën mësues, hartues, psikologë, logopedistë dhe profesionistë të fushave përkatëse dhe me një dhe të vetmin frymëzim, motiv, dashuri dhe kriter të panegociushëm, fëmijët tanë, Time Center sjell për Ju Ciklet: Cerdhe, Kopsht, ParaShkollor.
PROGRAMET KRYESORE
PESË ARSYE MADHORE E TË SHUMTËS SE PËRSE DUHET TË ZGJIDHNI QË HAPAT E PARË TË FËMIJËS SUAJ DREJT EDUKIMIT TË JENË CIKLET TIME CENTER:
1.Transparenca në përgjegjësi të drejtpërdrejtë juridike dhe profesionale:
"Time Center" është i licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe në portofolin akreditues numërohen një seri licensimesh, certifikimesh e marrëveshjesh kontraktuale profesionale të lëshuara nga Institucionet Vartëse Kombëtare apo Ndërkombëtare dhe profesionist të ndryshëm për mbulimin ë shërbimit në këtë kategori. Nga momenti i regjistrimit në këto Cikle, Prindit i vihen në dispozicion ky Portofol dhe Modulet Kontraktuale me detyrat e përgjegjësitë e drejtpërdrejta midis palëve.
2.Siguria:
Besimi Juaj, për në është më shumë se përgjegjësi. Kjo është e shprehur qartë dhe në fjalorin dhe termat zyrtarë të Brand-it tonë identifikues.
Nëpërmjet marrëveshjes Kontraktuale, Prindi zgjedh kriteret që përbëjnë kushtet përkatëse mbrojtëse për sigurinë e fëmijës në Institucion.
Ambientet janë të survejuara nga kamerat në 24 orë.
Askush tjetër nuk mund ta marrë fëmijën pa dijeninë, informimin dhe autorizimin paraprak të prindit.
Nëpërmjet frymës së bashkëpunimit dhe të të punuarit në grup dhe me mësues paralel, fëmija nuk është në asnjë moment pa përkujdesin, vëzhgimin dhe konsulencën e drejtpërdrejtë të një anëtari të Stafit.
3.Transparenca dhe Raportimet e drejtpërdrejta në edukimin, rritjen dhe zhvillimin pedagogjik të fëmijës:
Që në momentin e regjistrimit dhe të firmosjes së marrëveshjes kontraktuale, Prindit i vihet në dispozicion nëpërmjet aksesit elektronik dhe komunikimeve të drejtpërdrejta të gjitha hapat mbi zhvillimin e procesit dhe ecurinë e fëmijës gjatë procesit edukativ dhe mësimor argëtues të qëndrimit në këto programe.
Çdo fëmijë ka Fletoren, Dosjen përkatëse të Vlerësimit, dhe të gjitha raportimet e drejtpërdrejta fizike ose virtuale, ku prindi mbahet në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjithë ecurinë dhe mbarëvajtjen e fëmijës. Gjithashtu Prindi mund të ndjekë drejtpërdrejtë, nëpërmjet transmetimeve të herëpashershme live të gjithë jetën në Institucion.
4.Shëndeti, Edukimi, Disiplina:
“Ajo që shikoj ëshë ajo që mësoj. Ajo që pyes është ajo që mësoj dhe ajo që mësoj më shërben për…”
Duke qënë tërësisht të vetëdijshëm për atë që na është besuar, çdo Mësues dhe Anëtar I Stafit, e ka të qartë rregullon dhe objektivin bazë që I PANEGOCIUSHËM në Institucion është vetëm FËMIJA dhe askush tjetër.
Për të përmbushur sa më mirë këtë qëllim, përpara se të jetë në rolin e mësuesit, përsosni përgjegjës duhet të ndërthurë të gjitha ekuilibrat duke bërë rolin e prindit.
I kushtohet rëndësi aspektit edukativ të fëmijës në të gjitha drejtimet duke filluar nga rregullat bazë të higjenës, socializimit, përshtatjes në grup dhe në shoqëri.
Studimi me literaturë sipas grupmoshave, edukimi pedagogjik, afrimi me librin, nxitja e kureshtjes, motivimi dhe mbështetja duke bërë palë ndërthurrëse të procesit teori-praktikë të gjitha hallkat.
Nëpërmjet “Metodës Sokratike”, nxënësi pyet dhe pyetet, fëmija mësohet të fitojë vetbesim, të shprehet, të artikulojë, dhe të kërkojë e të zhvillojë argumentin përkatës të veprimit të vetë.
5.Gjithëpërfshirja:
Nëpërmjet trekëndëshit të vlerave, miniguidave, takimeve e aktiviteteve publike, bisedave, aktiviteteve ekstrakurrikulare, partneriteteve, etj, “Time Center” mundohet të gjithëpërfshijë në të gjithë procesin edukativo – argëtues,të gjitha kategoritë, departamentet dhe hallkat përbërëse të komunitetit të një Institucioni, Nxënës, Prind, Mësues, Burime Njerëzore, Partnerë, Miq, etj.
Anketimet e drejtpërdrejta, analizimet e fakteve, marrja në konsideratë e çdo problematike, sugjerimi, ideje, etj., janë pjesë themeltare përbërëse e edukatës së punës gjithëpërfshirëse në virtytet e Institucionit.




