Institucion Arsimor Plotësues
Licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kategorinë e Arsimit Parauniversitar.
Time Center
Institucioni Arsimor Profesional
Institucioni Arsimor Profesional "Time Center"
Të mësosh kurrë nuk është vonë...
Professional Services
Licencime
Institucioni vepron në fushën e Arsimit Parauniversitar dhe shërbimeve të kujdesit shoqëror sipas licencimeve përkatëse.
Licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kategorinë e Arsimit Parauniversitar.
Licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kategorinë e Arsimit Parauniversitar.
Licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kategorinë Shërbime të kujdesit shoqëror.
Pse Time Center
“Time Center” është i licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe në portofolin akreditues numëron licensime, certifikime dhe marrëveshje kontraktuale profesionale.
Nga momenti i regjistrimit, prindit i vihen në dispozicion portofoli dhe modulet kontraktuale me detyrat e përgjegjësitë midis palëve.
Besimi juaj është më shumë se përgjegjësi. Prindi zgjedh kriteret që përbëjnë kushtet mbrojtëse për sigurinë e fëmijës në institucion.
Ambientet janë të survejuara 24 orë dhe askush nuk mund ta marrë fëmijën pa informimin dhe autorizimin paraprak të prindit.
Prindit i vihet në dispozicion akses elektronik dhe komunikim i drejtpërdrejtë mbi zhvillimin e procesit dhe ecurinë e fëmijës.
Çdo fëmijë ka fletoren, dosjen e vlerësimit dhe raportimet fizike ose virtuale për mbarëvajtjen.
Fëmija është prioritet i panegociueshëm. I kushtohet rëndësi higjienës, socializimit, përshtatjes në grup, afrimit me librin dhe motivimit.
Nëpërmjet “Metodës Sokratike”, fëmija mësohet të fitojë vetëbesim, të shprehet dhe të zhvillojë argumentin e vet.
Nëpërmjet trekëndëshit të vlerave, miniguidave, takimeve, aktiviteteve publike dhe partneriteteve, “Time Center” synon gjithëpërfshirjen e nxënësve, prindërve, mësuesve, partnerëve dhe komunitetit.
Anketimet, analizimi i fakteve dhe marrja në konsideratë e çdo problematike, sugjerimi apo ideje janë pjesë themeltare e kulturës së punës.