Kurset profesionale

Arte

Në “Time Center” termi dhe fjala art marrin një tjetër kuptim...

Përshkrimi i kursit

Kurset e artit në “Time Center” përfshijnë një larmishmëri programesh argëtuese, plotësuese dhe edukative për të zbuluar pasionin, zhvilluar talentin dhe mbushur në mënyrë të shëndetshme kohën e lirë të fëmijës suaj.

Departamenti i arteve

Në këtë departament përfshihen kurset e Pikturës klasike, laps, karbon, bojëtush, akrilik, tempera, etj., String art, Zeje, Art-Craft, Dance, Vegla muzikore, Art grafik, Art digital, Teatër, komunikim, interpretim dhe formulat publike, etj.

Paketat sipas grupmoshave

Me një kurrikulë të larmishme gjithëpërfshirëse, këto kurse ofrohen në paketa prezantuese për grupmoshat 3 vjeç e lartë dhe në paketa të avancuara profesionale për grupmoshat gjimnaz deri studentë e më lartë.

Gjithashtu ofrohen paketa përgatitore për studentët e arkitekturës, design, arteve, etj.

Aktivitete dhe promovim talentesh

Ndër vite arti, promovimi dhe zbulimi i pasioneve dhe talenteve ka marrë një rëndësi të veçantë në institucion, duke u zgjeruar përtej orës mësimore edhe me aktivitete gjithëpërfshirëse artistike, shkëmbime kulturash me institucione kulturore e arsimore, promovime e njohje nga afër me artistë të njohur ose jo dhe punën e krijimtarinë e tyre, vizita në ekspozita, evente artistike, trajnime, edukim arti, ekspozita të ndryshme, etj.

Organizimi i kurseve

Kurset organizohen në seanca 60 minutëshe të barazlarguara, grup ose individual, drejtpërdrejt në institucion ose online nga e gjithë bota.