Kurset profesionale

Argëtim

Mësojmë duke u argëtuar...

Mësojmë duke bërë

Mësojmë, luajmë, argëtohemi. Ajo që shikoj është ajo që unë mësoj dhe ajo që mësoj është ajo që unë bëj. Learning by doing, nën këto parime organizohet programi i kurseve plotësuese argëtuese në “Time Center”.

Programet plotësuese

Programe të tilla si kurset Shah, “Learning with Louie”, Arte dhe gjuhë e huaj, Krijo dhe zbulo, ku mësojmë e zbulojmë shkencën nëpërmjet eksperimenteve, etj., janë disa nga programet gjithëpërfshirëse që mbulojnë këto kurrikula dhe organizohen për të gjitha grupmoshat e ciklit fillor dhe atij 9-vjeçar.

Motivim dhe aktivitete

Për ta bërë më argëtuese, motivuese, nxitëse e stimuluese nuk kanë munguar as konkurrimet e kampionatet e ndryshme ndër vite.

Organizimi i kurseve

Kurset organizohen në seanca 60 minutëshe të barazlarguara, grup ose individual, drejtpërdrejt në institucion ose online nga e gjithë bota.