Përshkrimi i kursit
Me një staf të kualifikuar e profesionistësh vendas dhe të huaj, me eksperienca bashkëpunimi, shkëmbimi kulturash e ndërveprimi me institucione, brande, katedra e emra prestigjiozë të fushës didaktike, nxënës, mësues e studentë, “Time Center” sjell për të gjithë të interesuarit kurset profesionale të gjuhëve të huaja, ku ndër të tjera mund të përmendim: gjuha angleze, gjermane, franceze, italiane, shqip për të huaj, etj.
Nivelet
Kurset e gjuhëve të huaja në “Time Center” fillojnë nga nivelet parafillestare prezantuese të gjuhës starter, ato fillestare, e deri tek nivelet e avancuara.
Zhvillimi i kurseve
Kurset zhvillohen në seanca 60 minutëshe intensive ose të barazlarguara nga njëra-tjetra, në studim të drejtpërdrejtë ose online, në klasa grup ose individuale.
Certifikimi
Pas përfundimit të çdo niveli, nxënësi apo studenti i nënshtrohet provimit vlerësues dhe pajiset me certifikatën përkatëse. Në përfundim të të gjitha niveleve, ai pajiset me diplomë të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Gjithashtu, nëpërmjet bashkëpunimeve në partneritet me brande të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, nxënësit e studentët tanë janë certifikuar ndër vite me certifikata ndërkombëtare nga “Trinity College”, kanë shkëmbyer kultura me nxënës, studentë e profesionistë nga katedra arsimore dhe organizata kombëtare e ndërkombëtare me histori e emër në fushat përkatëse.
Kurrikula
Kurset përmbajnë kurrikula për studimin didaktik të lëndës në shtrirje kohore akademike, kurrikula intensive për përgatitjen në fusha të specifikuara të gjuhës, lexim, të shprehur, gramatikë të zgjeruar, gjuhë profesionale ose të zanatit, etj.
Për grupmoshat e vogla
Për grupmoshat e vogla, “Time Center” sjell paketën prezantuese të gjuhëve, arte dhe gjuhë e huaj, ndër të cilat, nën formulën “mësojmë duke u argëtuar”, nxënësi prezantohet dhe formon fjalorin e gjuhës së huaj nëpërmjet argëtimit dhe krijimit.
Për nxënës dhe studentë
Për grupmoshat e nxënësve apo studentëve, “Time Center” sjell kurset përgatitore për provimet e minimaturës, maturës, provimet e shtetit, ato universitare, si edhe provimet dhe kualifikimet kombëtare e ndërkombëtare të gjuhës, etj.
Metoda dhe standardi
Me ambiente e standarde komode studimi, nën sistemin dhe metodën finlandeze dhe skoceze të përshtatjes dhe përzgjedhjes, nën formulën “Reagiren”, të ndërlidhura me metodat më të fundit profesionale të gjuhës, në “Time Center”, gjuhët e huaja bëhen gjuha juaj.
Të mësosh kurrë nuk është vonë...