Rreth nesh

TIME CENTER

Të mësosh kurrë nuk është vonë...

Themeluar nga një staf profesionistësh me një përvojë prej dekadash në fushën e edukimit dhe të arsimit, me synimin final dhe parësor për të edukuar qytetarin e nesërm, duke respektuar e koordinuar të gjitha kriteret dispozitat normative të hartuara, miratuara e të kërkuara nga institucionet vartëse dhe legjislacioni përkatës në fuqi.

Kjo frymë nxitet e bashkërendohet me implementimin e kurrikulave, thesareve dhe këshillave pedagogjike nga ato që kanë shënuar historinë e deri te më modernet e më prestigjiozet në historinë e arsimit vendas dhe ndërkombëtar.

Me një ekip profesionistësh ku përfshihen mësues, hartues, psikologë, logopedistë dhe profesionistë të fushave përkatëse, dhe me të vetmin frymëzim, motiv, dashuri dhe kriter të panegociueshëm, fëmijët tanë, "Time Center" sjell për ju ciklet: Çerdhe, Kopsht, Parashkollor.

“Time Center” numëron një seri departamentesh dhe brandesh organizative: nga Departamenti i Kurseve Profesionale dhe ai i Gjuhëve të Huaja, për të vazhduar me Kurset e Informatikës, Aftësimit Profesional, Arteve dhe Kurset Sportive.

Pjesë e strukturës janë gjithashtu ciklet Çerdhe, Kopsht, Parashkollor, programi Studim Passhkollor, MiniKampi Pranveror dhe Dimëror, Kampi Veror, Departamentet e Shërbimeve Profesionale, Time Center Event, Time Media, Time Media Print, Time Media Podcast, etj.

Jeta në Time Center

Ambiente ku fëmijët mësojnë, luajnë dhe zhvillohen.

Fotot reale sjellin më afër përditshmërinë e institucionit: aktivitete edukative, përkujdesje, punë në grup dhe momente ku fëmijët ndërtojnë aftësi hap pas hapi.

Fëmijë të ciklit Çerdhe duke luajtur
Cikli Çerdhe
Fëmijë të ciklit Kopsht duke punuar me ngjyra
Cikli Kopsht
Fëmijë në aktivitet edukativ në Time Center
Cikli Parashkollor

Licencime

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” është i licencuar.

Institucioni vepron në fushën e Arsimit Parauniversitar dhe shërbimeve të kujdesit shoqëror sipas licencimeve përkatëse.

LN-7917-05-2014

Institucion Arsimor Plotësues

Licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kategorinë e Arsimit Parauniversitar.

LN-1984-08-2016

Institucion Arsimor Parashkollor (Kopsht)

Licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kategorinë e Arsimit Parauniversitar.

LN-0872-12-2025

Qendër Ditore për Fëmijë

Licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kategorinë Shërbime të kujdesit shoqëror.

Struktura

Departamente dhe brande të Time Center.

01

Arsimi Parauniversitar

  • Çerdhe
  • Kopsht
  • Parashkollor
  • Studim Passhkollor
02

Kurse & Aftësim

  • Kurse Profesionale
  • Gjuhë të Huaja
  • Informatikë
  • Aftësim Profesional
  • Arte dhe Kurse Sportive
03

Aktivitete & Kampe

  • MiniKamp Pranveror
  • MiniKamp Dimëror
  • Kamp Veror
  • Aktivitete gjithëpërfshirëse
04

Shërbime, Media & Evente

  • Professional Services
  • Time Center Event
  • Time Media
  • Time Media Print
  • Time Media Podcast