Kurset profesionale

INFORMATIKË DHE
AFTËSIM PROFESIONAL

Jepi vetes një mundësi në “Time Center”, që nesër të krenohen të gjithë me ty...

Përshkrimi i kursit

Kurset profesionale të programeve të kompjuterit në “Time Center” përfshijnë një larmishmëri paketash studimi teoriko-praktike të programeve profesionale për të gjitha kategoritë, nivelet dhe grupmoshat.

Paketat bazë dhe profesionale

Në këto paketa përfshihen prezantimi me njohuritë bazë të lëndës TIK, prezantimi Junior PC Office, Typing Master, përgatitja në programet profesionale bazë, Sistemet e Operimit, Windows, Microsoft Office (Word, Excel, Power Point), Rrjetet Sociale, Internet, Mail, Social Media, Art Grafik Junior, Principet e dizenjimit, Paketa Adobe, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Corel Draw, etj.

Programe të specializuara

  • Paketat e programeve inxhinierike, CAD 2D/3D, Solid Age, etj.
  • Programet e financë-bankë, Alpha Web, Financa, etj.

Akreditime dhe certifikime

Nëpërmjet bashkëpunimeve me brande dhe patenta kombëtare e ndërkombëtare, akredituar në qershor 2014 si ei-center, qendër europiane e informatikës, dhe gjithashtu qendër e autorizuar nga Instituti i Modelimeve në Biznes, IMB, “Time Center” ka sjellë ndër vite për nxënësit, studentët dhe të gjitha grupmoshat certifikimet kombëtare e ndërkombëtare në partneritet, si edhe certifikimet me kredite sipas moduleve specifike përkatëse.

Organizimi i kurseve

Kurset organizohen në seanca 60 minutëshe të barazlarguara, grup ose individual, drejtpërdrejt në institucion ose online nga e gjithë bota.

Përfundimi i paketës

Në përfundim të çdo pakete, nxënësi apo studenti pajiset me certifikimin përkatës në emër të Institucionit dhe gjithashtu të brand-it specifik të përzgjedhur në partneritet.